FOTO/ Mesazhi prekës i 7-vjeçares për Vladimir Putin

30 Shtator 2016, 13:12Bota TEMA
FOTO/ Mesazhi prekës i 7-vjeçares për Vladimir Putin

Bana Alabed është vetëm 7 vjeç dhe është mësuar me bombardimet që kanë ndodhur së fundmi në Aleppo dhe mesa duket ka parë shoqen e saj të ngushtë të shtypet nga një ndërtesë që po shembej.

Në adresën e saj të Twitter-it, 7-vjeçarja dokumenton jetën e saj në qytetin sirian Aleppo, ku qeveria ruse besohet se ka vrarë më shumë se 200 njerëz javën e shkuar.

Nëpërmjet një fotografie, ku ajo shihet duke mbajtur një letër në dorë në të cilën shkruan: “Asad, Putin, ndalojini bombardimet!”, shkruan Klan.

Fatemah, mamaja e vajzës, rrëfeu se postimi nuk ishte bërë për qëllime propagande ndërkohë që shpjegonte rrënimin që i kishte rrethuar.

“Ne jetojmë në ferr. Zgjohemi çdo mëngjes nga zhurma e bombave. Janë bërë alarmi i zgjimit tonë. Kur vijnë avionët fëmijët e mi qajnë dhe thonë se do i vrasë”.

1 komente në “FOTO/ Mesazhi prekës i 7-vjeçares për Vladimir Putin”

  1. F.K says:

    Po mire ,si ka mundesi qe askush nuk i thote ketyre “opozitareve ” qe bejne rezistence ne alepo te ulin armet te paret ?ka mundesi qe nje qytet me 3 milion banore ta mbajne peng 20.000 te ashtuquajtur opozitare ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje