Një nga gazetarët me ndikim në Rusi, Oleg Kashin argumenton në një shkrim të tij, ribotuar në median perëndimore, se konflikti i zgjatur në Siri ka qenë një dhuratë për presidentin, ekspansionizmi i të cilit në Ukrainë e kishte lënë vendin të dobësuar. Më poshtë versioni i artikullit të Kashin:
“Në një poemë të famshme të shkruar nga Jevgeni Jevtushenko, një milingonë që zvarritej në fytyrën e një ushtari rus të vrarë në Afganistan pyet të vdekurin: “Çfarë mund t’i japësh vendit tim të varfëruar nëse dyqanet në vendin tënd nuk kanë ushqim?”.
Kjo është një skenë që simbolizon frikën më të madhe të Rusisë: të gjendet e përfshirë në një tjetër konflikt të padëshiruar në një vend shumë të largët, një shqetësim që qartësisht u soll nga lufta dhjetëvjeçare katastrofike në Afganistan.
Për shumë e shumë vjet përpara se forcat sovjetike të hynin në konflikt në vitin 1979, qytetarët kishin një shprehje që thoshte se ata e pranonin realitetin e vështirë të jetës së përditshme në BRSS “për sa kohë nuk kishte luftë”. Ishte një lloj kontrate sociale, por me dërgimin e trupave në Kabul, Leonid Brezhnev e theu.
Më shumë se 15 mijë ushtarë sovjetikë u vranë mes viteve 1979 dhe 1989, dhe është kjo histori që e bën vendimin e presidentit Vladimir Putin për të ndërmarrë veprime ushtarake në Siri akoma edhe më shumë befasues.
Në vitin 2013, Putin vendosi të ndihmojë Bashar al-Assad, presidentin e Sirisë, duke kërkuar kompromise me Perëndimin.
Sidoqoftë, tre vjet më pas Kremlini nuk luan më rolin e një ndërmjetësuesi, por është duke luftuar në anën e qeverisë së Damaskut, duke marrë pjesë aktivisht në përballjen midis regjimit sirian dhe kryengritësve të armatosur.
Në një kohë, mbështetësit e Putin në Rusi e diskutonin seriozisht sesi ai meritonte çmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij për Sirinë. Të hënën, Rusia u akuzua për krime lufte me dyshimin se bombardoi qëllimisht një autokolonë të ndihmave të OKB-së për zonat e kontrolluara nga kryengritësit në Halep.
Kështu, çfarë e shpjegon këtë ndryshim të thellë të politikës së jashtme? Vetëm një fjalë: Ukraina.
Në pranverë të vitit 2014, ndërsa Kremlini po lëvizte për të aneksuar Krimenë, Putin ishte nën iluzionin se Perëndimi, sidomos Europa, do ta lejonte të përmbushte dëshirat e tij ekspansioniste dhe do ta miratonte, edhe pse në heshtje, aneksimin e territoreve ukrainase të populluara nga grupime pro-ruse.
Në kohën që u bë e qartë se ky iluzion ishte i gabuar, një luftë në shkallë të gjerë po zhvillohej në dy rajone të Ukrainës; një avion i Malaysian Airlines u rrëzua mbi Ukrainë; G8 u reduktua në G7; miqtë më të ngushtë të Putinit u vendosën në listë ndërkombëtare të sanksioneve, dhe Rusia ishte mëse e izoluar ndërkombëtarisht për herë të parë që nga lufta e Afganistanit.
Duke e gjetur veten në një rrugë qorre me Ukrainën, Putin vendosi të rrisë stekën. Ai veproi për të pasur sigurinë që çështja e Ukrainës të dukej mëse jo domethënëse dhe se Rusia të shndërrohej në një lojtar kyç në një konflikt që Perëndimi nuk mund ta injoronte. Kjo donte të thoshte një qasje e re ndaj Sirisë.
Konflikti i zgjatur brenda Sirisë ishte një dhuratë për Putinin.
Me Rusinë tashmë të shndërruar në lojtar kryesor në Siri, Perëndimi është edhe një herë tjetër i detyruar të negociojë me Moskën. Sulmet e ushtrisë ruse tashmë kanë për shënjestër jo vetëm bastionet e ISIS, por gjithashtu bazat e forcave pro-perëndimore. Qëllimi është të zgjatet lufta, e për këtë arsye të sigurohet vendi i Rusisë në tryezën ndërkombëtare të negociatave ku të legjitimohet politika e jashtme e Kremlinit. Madje, është më ironike se kaq, pasi selia qendrore ushtarake e Rusisë në Siri quhet zyrtarisht “Qendra për Pajtimin”.
Një koncert me muzikë klasike që luhet mes rrënojave të Palmirës, shkatërruar nga ISIS në vitin 2015, është një simbol perfekt për politikat e Putinit në Siri. Performuesi kryesor i asaj nate ishte violonçelisti Sergey Roldugin, një mik i vjetër i Putinit, i cili, sipas provave të sjella nga Panama Papers, vlen me miliarda dollarë, origjina e të cilëve mbetet e panjohur.
Rusët janë të bindur se Putin po lufton ISIS, e për këtë arsye po parandalon sulmet terroriste në shtëpinë e tyre. Bëhet fjalë për një grusht shteti të marrëdhënieve publike në Rusi dhe jashtë saj, e asgjë nuk do të ndryshojë derisa liderët perëndimorë të flasin me Putin – jo për Sirinë, por për Ukrainën dhe sanksionet./ Tesheshi.com
Për ti rënë shkurt dua të them se ky gazetar në Rusi është kopje e Fahri Balliut tonë !
Jo ky eshte sh i sakte po te analizosh levizjet e Rusise ne Siri.Paksimi i avionve,zevendsimi i trupave spesiale me mercenare qe ne shpalljet mortore dalin sikur kane vdekur ne Ukraine dhe Kaukaz,sulmet nga bazat e Iranit per te ulur koston e levizjeve te avionave ne Siri etj etj.
N.q.se E.U i pranon Putinit Crimea dhe pjesen lindore te Ukraines ,ai do kerkoj me shume dhe pse jo vendet Baltike.U.S.A sapo ka pranuar te ngrej embargon ndaj opositen Siriane per armatimin e tyre me MANPADS nje levizje qe do i kushtoje shume Assadit dhe Putin.
sunitet e deshperuar te sheshi
ne kete gjene qe shkruani keni shume pasaktesi
1) armpushimin ne siri nuk e prishi rusia po e prishi amerika qe bombardoi dhe vrau 70 ushtare siriane qe kishin rrethuar nje grup drejtues te isis ne ikje. mbas kesaj siria bombardoi karvanet me ” ndihma” qe kuptohet vinin nga turqia.
2) ata ne krime dhe ukrainen lindore nuk jane grupe pro ruse po jane ruse.
po ju nuk e keni hallin te rusia ju e keni te bishti ne shale qe ju futi asadi mgjth u bashkuat gjithe sunitet e botes nga kosova ne arabi e nga turqia ne pakistan dhe me mbeshtetjen ajrore te amerikaneve nuk qete te zot te rezonit nje asad. ju karagjozet dhe homot qe vrisnit femije e gazetare ndersa tani qe lufta u be per burrat ju keni veshur tanga roze. e si shoqate homosh kerkoni ndihme nga europa , po ju zara keni qene gjithe jeten ne nje fushe loje ku lojtaret kuptohet qe do jene te krishtere.