FOTOT/ Benzi cabriolet, dhurata e çmuar e Hitlerit për dasmën e Zogut!

8 Tetor 2016, 09:32Dossier TEMA
FOTOT/ Benzi cabriolet, dhurata e çmuar e Hitlerit për dasmën e

Ndërsa jep një panoramë të zhvillimit të ceremonisë së dasmës së çiftit mbretëror në Tiranë, (në atë kohë sapo ishte kryer Anschluss-i, apo Bashkimi i Austrisë me Rajhun Gjerman) , gazeta vjeneze “Illustrierte Kronen-Zeitung” e datës 28 prill 1938, nuk ka lënë pa i dhënë një vend të veccantë edhe lajmit për dhuratën që diktatori gjerman, Adolf Hitler i kishte bërë sovranit shqiptar me këtë rast.

Më konkretisht, aty thuhet: Dhurata e Dasmës nga Führer-i. Führer-i dhe Kancelari i Rajhut, i ka përcjellë përshëndetje të përzemërta Madhërisë së tij, Mbretit të Shqiptarëve për martesën dhe si dhuratë për dasmën i ka dhuruar atij nëpërmjet të dërguarit gjerman në Tiranë, autoveturën më të re uzinës “Mercedes-Benz”, një Cabriolet tetëcilindërsh sportiv.

Artikulli në gazetën vjeneze mban titullin “101 të shtëna gjëmojnë në Tiranë -Shqipëria ka një Mbretëreshë”.

Siç dihet, shtypi dhe media e kohës në mbarë Europën e shoqëroi me informacione të bollshme, reportazhe e korrespondenca ngjarjen, e cila tashmë ka hyrë në histori si një nga ngjarjet më të spikatura të shekullit të shkuar ndër shqiptarët, jehona e të cilës vijon të mbetet e gjallë edhe sot e kësaj dite.

Për ilustrim sjellim edhe dy prurje të reja në këtë drejtim, një tjetër artikull i së njejtës gazetë mbi dasmën e cciftit mbretëror shqiptar i një dite më parë, si dhe kopertinën e një reviste aristokratike vjeneze, e cila një jave para dasmës ia kishte rezervuar hapësirën e saj ekskluzivisht detajeve dhe profilit të Mbretit dhe Mbretëreshës së Shqiptarëve./shqiptarja.com

5 komente në “FOTOT/ Benzi cabriolet, dhurata e çmuar e Hitlerit për dasmën e Zogut!”

  1. adriatik says:

    Shqiptareve i fali mercedesa kurse greko-jevgjiteve dhe serbo-mongoleve i futi plumbin koqeve si shkerdhata lavdi Adolfit qe per 4 vjet e mbajti te paster Gadishullin Ilirik nga llumi greko-jevgjito-serbo-mongol

  2. Gani Domi says:

    Pse vetem Shqiperi i thone Benz,kur ne fakt emri i vertete eshte Mercedes-Benz.
    Mania alla shqiptare per te deformuar emrat.

  3. Nallbani says:

    Ne qytetin e origjines se tij askush nuk e quan as Benz e as Mercedes, por Daimler !
    (Gottlieb Daimler ishte “baba” i Mercedes-it)

  4. Nallbani says:

    Edhe i ndjeri Franz Josef Strauß mbas revolucionit i fali Tiranes nji pjese te madhe te autobusave te qytetit te München-it!
    Zoti i ruajt gjermanet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje