Diplomati austriak që “hapi” dosjen çame në Bruksel

1 Tetor 2016, 12:59Dossier TEMA

Çështja çame për herë të parë përflitet në Bruksel. Rruga që çoi në faktin për ta njohur si problematikë për t’u zgjidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe zërat e një komuniteti që përjetoi gjenocide 71 vite më parë.

Çamët e vjetër, të rinj dhe ata që do të vijnë nga kjo brezni e këtij komuniteti, do e mbajnë mend mirë një emër, atë të Johannes Hahn.

Politikanit që mban postin e komisionerit për zgjerim të BE-së, që trazoi Athinën zyrtare për një çështje që edhe emrin nuk duan t’ia dëgjojnë, jo më ta pranojnë. Gjenocidi ndaj popullsisë çame e ngritur nga Shqipëria dhe zgjidhja e saj si çështje mes dy vendeve fqinje, është sinjali se për herë të parë në “mexhlisin” e Europës në Bruksel, u njoh si problematikë.

Ishte eurodeputetja greke Maria Spyraki ajo që kërkoi mendimin e Hahn për disa protesta apo aktivitete të PDIU-së që mbështet kauzat çame, por nga komisioneri mori përgjigjen që nuk deshi kurrë ta dëgjonte.

Ai theksoi faktin që çështja e ndarjes së detit dhe ajo çame duhet të diskutohen mes palëve dhe BE mbështet dialogun.

“Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë intensifikuar, gjithashtu edhe dialogu politik është formësuar më mirë. Komisioni mirëpriti faktin se të dyja vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe.

Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame. Komisioni ka përgëzuar këto përpjekje, duke shprehur mirënjohjen për ripërtëritjen e një angazhimi të tillë të rëndësishëm diplomatik dypalësh”,deklaroi Hahn.

Qëndrimi i tij ngjau si bombë në Athinë, që rendi me të gjitha forcat të përgjigjej flakë për flakë, vetëm pse u përmend emri Çamëri. Nëse për shelfin kontinental në ndarjen e detit Greqia është më e përmbajtur, kur bëhet fjalë për çështjen çame ka tjetër qëndrim, pasi nëse një ditë vërtet do hapen dosjet, vrasjet masive, djegiet e dhjetëra fshatrave dhe shpërngulja e dhunshme e mijëra banorëve, nuk ka emërtim tjetër përveçse gjenocid.

Një shtet me fuqi të pakta si Shqipëria, e kompleksuar deri në inferioritet absurd para fqinjëve, ishte gati e përulur sa herë që diskutohej për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

U ngritën memoriale për ta kudo që u kërkua në vendin tonë, sa herë minoritarët grekë në Shqipëri ngrinin zërin, Athina zyrtare nuk ngurronte të zgjaste duart, deri në çështje që i përkisnin politikës shtetërore shqiptare. Ndërsa “dosja çame” duhej harruar, mundësisht mos përmendej kurrë, pasi nëse kjo do të ndodhte, në rastin më të mirë vinte një notë proteste në rrugë diplomatike.

Çështja çame, e përmendur nga komisioneri për zgjerim Hahn si problematikë që duhej zgjidhur mes dy vendeve, u tha në Bruksel, ndaj edhe qëndrimi i qeverisë greke shkoi deri në etiketimin e komisionerit si gënjeshtar dhe të njëanshëm.

“Deklarata e komisionerit Johannes Hahn është e pavërtetë dhe e papranueshme. Siç dihet, çështja çame është inekzistente dhe si e tillë, kurrë nuk është pranuar si objekt negocimi, midis qeverive të Greqisë dhe Shqipërisë. Komisioneri Hahn, me përgjigjen e tij të gënjeshtërt, tregon se nuk ushtron rolin dhe detyrat e tij në bazë të parimit të asnjanësisë, në mënyrë që të avancohet interesi i përbashkët i unionit, siç parashikohet në nenin 17 të Konventës së Lisbonës.

Që tani i është kërkuar dhe është i detyruar në bazë të rolit të tij institucional të japë shpjegime të menjëhershme, bindëse për sa i përket përmbajtjes së papranueshme dhe të gënjeshtërt, të përgjigjes së tij të kontestuar”. Ky qe qëndrimi i Ministrisë së Jashtme greke, menjëherë pas deklaratës së Hahn dhe Athina kaloi nga mbrojtja në sulm të hapur.

Një taktikë e vjetër e qeverisë greke, ndërsa dje zëdhënësja për punë të jashtme dhe çështje të sigurisë në BE, Maja Koçiançiç, mbajti një qëndrim të kujdesshëm, më se diplomatik, duke vënë theksin se të gjitha çështjet mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zgjidhen mes dialogut.

“Komisioneri inkurajoi të dy vendet që të vijojnë bashkëpunimin. Kjo është edhe fryma me të cilën i përgjigjet Komisioneri një numri pyetjesh nga anëtarët e Parlamentit Europian dhe ato duhet të shihen në këtë dritë”, deklaroi Koçiançiç, duke shtuar se inkurajon dy vendet për të rritur dialogun dhe shmangur keqkuptimet e mundshme mbi të gjitha çështjet e rëndësishme.

Nëse do shihet karriera politike e komisionerit Johannes Hahn, ka pak vend për dyshime se ishte një “lapsus” i tij përmendja e çështjes çame, apo “njëanshmëri”. Politikani austriak prej nëntorit 2014 është Komisioner për politikat e fqinjësisë dhe negociatat për zgjerim. Ai ka shërbyer më parë si Komisioner Europian për politikat rajonale gjatë komisionit të dytë të Barrosos, duke zëvendësuar Benita Ferrero-Waldner –in si përfaqësues i Austrisë në BE, transmeton mapo.

Gjatë shërbimit të tij si Komisioner i BE-së për Politikat Rajonale (shkurt 2010-Nëntor 2014), Johannes Hahn ka implementuar reformat më ambicioze dhe gjithëpërfshirëse të politikave rajonale të Bashkimit Europian. Gjithashtu, roli i tij në Ballkanin e trazuar disa herë mes vetes, e herë të tjera mes shtetesh fqinje ka qenë i madh. Mbajtja e një stabiliteti të pranueshëm në marrëdhëniet mes shteteve fqinje të Ballkanit ka edhe ndikimin e tij.

Bushati-Kotzias, ministrat që përmendën Çamërinë

Në 6 qershorin e këtij viti, makina ku udhëtonte ministri i Jashtëm i Greqisë Nikolaos Kotzias u detyrua të futej nga dera e pasme e godinës së Ministrisë sonë.

Ministri Ditmir Bushati e priti mikun në pragun e derës, por përballë tyre qëndronin qindra protestues, kryesisht të komunitetit çam që protestonin për të drejtat e tyre mbi gjenocidin që përjetuan në vitet 1944-1945. Qetësisht ministrat nisën takimin kokë më kokë dhe më pas që të dyve ua donte puna dhe njëkohësisht “diplomacia” që të shfaqeshin para mediave sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Në të vërtetë ishte koha, si kurrë më parë që tre problematikat mes dy vendeve, që lidhen me vendosjen e kufirit detar, minoritetin grek në Shqipëri dhe çështja çame të futeshin në një dosje me mbishkrimin e pashkruar: “për t’u zgjidhur”…

“Besojmë se një trajtim realist i çështjes çame do të zbuste tonet nacionaliste dhe do të vendoste një drejtësi të munguar. Nuk bëhet fjalë për pretendime territoriale, pasi Shqipëria nuk ka pretendime të tilla. Është mirënjohëse për mbështetjen që i ka dhënë Greqia ndër vite. Qasja jonë ka të bëjë me respektimin e të drejtave të kësaj popullsie. Besojmë se është e mundur që të marrim shembull nga praktikat më të mira si p.sh. gjermano-franceze për respektimin që iu bënë viktimave të luftës botërore”, deklaroi Bushati.

Që të dy, si Bushati ashtu edhe Kotzias, herë pas here tregonin në dukje shenja miqësie e dashamirësie, por çështja çame në ato momente ishte më e “nxehtë” se vetë vapa e ditës së 6 qershorit në Tiranë, ku po mbahej takimi. Ministri i Jashtëm grek Nikolaos Kotzias deklaroi se duhet të lihen pas problemet e së shkuarës dhe të ketë bashkëpunim mes dy shteteve.

Ai tha se Greqia do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE

“Për sa i përket çështjes çame, është e ditur që kemi një grup të madh çamësh që jetojnë në Shqipëri dhe unë uroj që ky grup të kenë përftimet nga integrimi në BE. Janë edhe disa çamë që sot janë qytetarë grekë. Ekzistojnë dhe disa të tjerë që bashkëpunuan me gjermanët, të cilët u dënuan nga gjykata greke në bazë të ligjit grek dhe ndërkombëtar.

Ata u larguan dhe vendi dhe nuk u ekzekutuan. Duhet të kemi kujdes kur flasim për ta. Disa duan që të bëjnë të njëjtët bashkëpunëtorë me ata që merreshin me nazizmin dhe duan t’i ngatërrojnë me një grup shqiptarësh që nuk kanë jetuar fare ne Greqi. Kemi një përqasje të ndryshme dhe të gjitha janë të njohura nga pikëpamja e historisë”, u shpreh Kotzias.

Nuk ishte aspak çudi qëndrimi i ministrit grek për komunitetin çam, pasi edhe historiografia fqinje i ka konsideruar si bashkëpunëtorë të nazizmit. Mirëpo vetëm përmendja e emrit “çështja çame”, tregon shumë. Vizita u quajt e suksesshme, pa lënë pas një notë proteste të Athinës zyrtare për protestat gjatë kohës së vizitës.

Megjithatë në tri vite si ministër i Jashtëm Ditmir Bushati ka qenë mes dy “trysnive” nga njëra anë PDIU që këmbëngulte që duhej ngritur fuqishëm dhe haptas çështja çame dhe nga ana tjetër mbajtja e një ekuilibri të qëndrueshëm diplomatik me Greqinë. Megjithatë është ministri që e ka ngritur këtë çështje më haptas se çdokush paraardhës i tij, madje duke përdoruar edhe një gjuhë të qartë dhe jo me komplekse dhe inferioritet.

Nga fundi i qershorit të vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, ndodhi spastrimi i madh etnik i popullsisë çame që shënoi mijëra të vrarë, mes të cilëve gra dhe fëmijë dhe po aq të tjerë që u shpërngulën dhunshëm.

Bandat e gjeneralit të ushtrisë së partisë së djathtë ekstremiste greke EDES, që drejtohej nga Napolon Zerva, kryen spastrim etnik dhe lanë pas një gjenocid që pak u shkrua. Nga studimet e kryera kohët e fundit nga studiues shqiptarë, ka të dhëna se mbi 2700 persona nga komuniteti çam u vranë nga bandat e ushtrisë greke, ndërsa 58 fshatra u dogjën dhe mbi 30 mijë persona u detyruan të shpërnguleshin dhe vendoseshin në Shqipëri.

Pas 71 vitesh kjo çështje nuk është më vetëm në sallat e takimeve të shoqatave të komunitetit çam, apo ndonjë zë i vetmuar në parlamentin tonë nga kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, por edhe në Bruksel, në Parlamentin Europian.

16 komente në “Diplomati austriak që “hapi” dosjen çame në Bruksel”

  1. Millosh kopiliqi says:

    Ta kthejme gjuhen shqipe dhe identitetin arvanit ne greqi

    1. Adriatik says:

      Camet jane te mirepritur ne tsamouria. Atje i presin doganieret greke te kakavise dhe do ju japin pronat vetem permendini tim idrizin.

  2. undefined says:

    Perjasht nga Cameria korrakzinjt e Pontit ardhacaket e Azise se Vogel qe zaptuan tokat e Ilirise se Lashte te cameve autoktone perjashte nje ore e me pare kete fare te poshter fetaresh jevgjite qe na qelben kete Gadishull Ilirik

  3. Qarri i zigurit says:

    Gjenocidi mbaroi 71 vjet me pare. Ai filloi me revolucionin grek. Greket ushtruan 150 gjenocid

  4. Kuq e zi says:

    Ka te drejte greqia te terbohet
    Gjenocidi dhe kthimi i shqiptareve ne greqi do e conte kete vend ne federate ku ku anadollaket do ishin pakice

  5. "greqia"eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar says:

    “Greqia” duhet te paditet per genocid kunder popoullit shqiptar

  6. hashimi says:

    ku ishte pseudopatrioti sali serrbi qe 25 vite

  7. "greqia"eshte e =me ISIS keshtu eshte krijuar says:

    S’ic eshte krijuar ashtu do zhduket “greqia”

  8. Camet tradhetuan Greqine e tyre says:

    Ishalla njihet kjo pune qe te gjithe Camet pa perjashtim te kthehen ne Greqi ku i takon.Shqiperia do shpetoje po keshtu dhe Camet do behen dy here te pasur. TEMA do funksionoje pertej kufirit dhe MEROs sdo ti duhet ti lepihet politikes dhe korruptohet si sot.

  9. Net says:

    E hengret tkfgos. Xhomiat i hapet. Qamet do marin qamerine. Pastaj moreja. Keshtu eshte kur je tafmaqar dhebkeron veren e pirit. Ju as nuk ngopeni???? Pak keni mere???? Turku do tu mare ishujt.
    Allah allah qu gjeti.
    Tubestrafullah.

  10. Tarasi says:

    Me se fundi nje artikull qe perpiqet te japr nje imazh me plote. Ndonse te shtremberuar. Fakti eshte qe asnje qeveri greke nuk e ka pranuar ate qe quhet ceshtja came. Komosioneri Han nuk ka asnjelloj atrinuti. Sic e pranoi . dhe dhezenesja e tij. A do jete ne gjendje qeveria shqiptare te detyroje qeverine greke? Le tja leme kohed

  11. z-amir says:

    ooooo [email protected]
    nuk egsiston kombi turk ooo net,Qamet do kthehen ne trojet e veta, greket do kthehen ne Konstantinople sepse atje do formohet nje shtet Europian me kryeqender Konstantinoplen.

  12. Gora says:

    Oh dmth dhe greqia paska popullsite perziere! Po ata skan minoritete,cudi se Si po a dalin. tani sa do dalin dhe maqedonas,pa le kurde aty ka pa mase , ajde TFG cdo te heq bytha

  13. hajriu says:

    Ore do na sqaroje ndonje ketu perse nuk e hedhin ne gjykate nderkombetare kete ceshtje, keta came??Po qe se kane te drejte do fitojne ,ja fusha ja mejdani ja dhe Tim tasqebab qami.Por nuk e hedhin se si duket kane qene kriminele dhe e kane te sigurte humbjen,he morr qamoke perse nuk e coni ne gjykate nderkombetare ??Kane kaluar 30 vjet akoma po prisni ?Apo e dini qe do merni topet e Idrizit dhe te Dashit te Havase.

    1. ay qy says:

      IDIOT! Edhe nese ka patur kolaboracioniste epiriote-came me fashizmin kjo nuk do te thote asgje ne lidhje me te drejten e tyre per atdhe dhe prona! Po eshte gjithashtu e sigurte se ka patur shume e me shume epiriote-came qe kane qene te lidhur me Luften antifashiste,qofte me rezistencen greke (ELAS) qofte me rezistencen shqiptare (UNCSH). Per keto ka dokumenta te padiskutueshme dhe te pamohueshme. Camet ashtu si gjithe shqiptaret kane luftuar kunder fashizmit dhe kane dhene heronjte dhe deshmoret e tyre (Ali Demi nje nga Heronjte e Popullit me te njohur ne Shqiperi eshte epiriot-cam nga Filati).
      Nga ana tjeter kolaboracioniste te fashizmit ka patur edhe nga neo-greket,apo jo!!! Kjo nuk do te thote se neo-greket e tjere per faj te tyre te konsiderohen te gjithe kolaboracioniste dhe te masakrohen dhe debohen nga vendet e tyre! Apo ka ndonje dyshim!?
      Nga gjykatat greke jane denuar pas Luftes si bashkepunetore te fashizmit rreth 1.900 persona nga bashkesia epiroto-came. Nderkohe qe numri i te debuarve nga atdheu i tyre ne 1944-1945 shkon te 30.000 – 35.000 veta! Besoj se eshte fare e qarte pra se s’kemi te bejme me “kriminele dhe kolaboracioniste” per nje popull te tere,por me spastrim etnik!!! (sot numerohen rreth 250.000 persona me prejardhje epirote-came qe jetojne ne Shqiperi)
      Epirioto-camet nuk kane se c’te kerkojne ne gjykatat nderkombetare,ne ato gjykata mund te drejtohen vetem ata 1.900 personat e denuar pas Luftes. Te tjeret jane te gjithe te pafajshem dhe pronare te shtepive dhe trojeve te tyre. Por shteti grek u ka hequr te drejten e shtetesise kesaj popullsie! Ajo qe kerkon kjo popullsi eshte dhenia e nenshtetesise greke,se pronat i marrin vete automatikisht ata!
      QARTE!?

  14. Ledio says:

    Nuk ka edhe nuk do kete kurre zgjidhje te plote te ceshtjes Came , nqs vete Camet qe jetojne brenda Greqise te zgjohen edhe te kthehen ne identitetin e tyre te meparshe.Vete Camet , por edhe me ndihmen e Shqiptareve kudo qe ndodhen , jo me lufte , por me paqe e me dituri, duhet ti largohen perfundimisht Kishes Ortodokse Greke edhe gjithe politikes shteterore Greke , qe i ndahu ne krishter e mysliman , si dhe damkosjen e tyre si bashkepuntor te nazizmit. Te gjitha te tjerat me hapa te vegjel por te sigurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje