Një dëshmi e rrallë për një ngjarje botërore
Edhe pas afro 60 vjetësh, mbledhja e 81 partive komuniste në Moskë vazhdon të zgjojë interes në shumë aspekte. Ajo mbledhje ishte me rëndësi botërore. Po të vërtetat e asaj mbledhjeje nuk janë thënë ende plotësisht. Komunistët sundonin në gjysmën e botës dhe pikërisht në atë mbledhje mund të thuhet se filloi rënia e komunizmit. Divergjencat parimore në atë mbledhje do të shfaqeshin në shumë aspekte…
Nga veprat e Enver Hoxhës kemi mësuar për përplasjen e madhe shqiptaro-ruse në atë mbledhje, përplasje që do të çonte në prishjen përfundimtare të marrëdhënieve. Në atë mbledhje merrnin pjesë udhëheqja më e lartë e partisë dhe shtetit shqiptar, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia dhe të tjerë.
Një nga personazhet më interesantë të mbledhjes historike të nëntorit të vitit 1960, është padyshim Frederik Gjerasi. Ishte vetëm 27 vjeç në atë kohë dhe për aftësitë e jashtëzakonshme që kishte, ishte ndër tre përkthyesit kryesorë të Enver Hoxhës në mbledhjen e 81 partive.
Deri më sot ai nuk kishte folur asnjëherë se çfarë kishte ndodhur në sallën Gjeorgjevskaja dhe në Moskë. Kur miku im botues Mehmet Gëzhilli, president i shtëpisë botuese Argeta LMG, më tha para disa javësh se do të botonte librin me kujtime dhe refleksione të Frederikut nën titullin intrigues “Drama shqiptaro-ruse”, u mrekullova.
Tashmë që librin e kam në duar dhe pasi e kam lexuar me një frymë, them se lexuesi i interesuar do të ketë një thesar në duar. Të vërtetat që Frederiku thotë në këtë libër janë me shumë vlera për kompletimin e tablosë të asaj që ai me të drejtë e quan “dramë”, por po aq të rëndësishme janë refleksionet që ai bën për ato ngjarje të pashlyeshme dhe për zhvillimet e mëvonshme.
Para disa ditësh, pikërisht më 10 shtator, Frederik Gjerasi mbushi 83 vjet. Prej disa vitesh ai jeton në Shtetet e Bashkuara, ndërsa këto ditë ndodhet në Tiranë. Në ditët në vijim do të kemi në ‘DITA’ një intervistë ekskluzive me zotin Gjerasi rreth këtij libri që këto ditë do të jetë në duart e lexuesve. Se sa i rëndësishëm është ky libër, mjafton të lexoni këto fragmente që ne po botojmë në ‘DITA’.
Fragment nga hyrja e librit
Shqipëria është vend i vogël dhe në botën e trazuar gjithmonë ka patur nevojë të përkrahet e të mbulohet nga një vend i madh. Historia deshi që pas Luftës së Dytë Botërore, për 15 vite të lidhim miqësi me Bashkimin Sovjetik, pastaj me Kinën e, pasi nuk ditëm t’i ruajmë marrëdhëniet e mira edhe me këtë vend, ramë në humnerë.
Sot zhvillimi historik e ka sjellë Shqipërinë në miqësi me Perëndimin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik kryesor. Ne shqiptarët i jemi mirënjohës Amerikës sepse, në
Konferencën e Paqes në Paris, presidenti Uillson mbrojti pavarësinë e Shqipërisë, ndoshta i ndikuar nga Bajroni, që i krahasonte shqiptarët me skocezët në trimëri, në veshje e zakone, sepse nga malet e Skocisë e kishte origjinën vetë familja e Uilsonit. Simpatia e tij për shqiptarët vinte dhe nga njohja personale me Fan Nolin tonë të madh.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjetën punë e strehim emigrantët e parë nga Shqipëria e varfër, atje i bashkoi e i frymëzoi me ligjëratat e tij Fan Noli për të mbrojtur interesat e vendit tonë. Ne i jemi mirënjohës Amerikës për përkrahjen e çështjes së shqiptarëve të Kosovës. Sot, përmes peripecive të një tranzicioni të tejzgjatur, Amerika na ndihmon të vendosim në Shqipëri demokracinë dhe shtetin ligjor. Por edhe ne shqiptarët diçka kemi bërë për Amerikën: i kemi dhënë asaj shumë vajza e djem nga më
të mirët, që janë shkolluar e punësuar atje dhe po integrohen pa probleme në shoqërinë merikane.
Në këtë libër do të flas për Rusinë, për miqësinë e dikurshme të saj me Shqipërinë. Kam dashur t’i harroj ato çaste të trishtuara e të tensionuara të jetës sime, kur përktheja grindjet e sherret midis udhëheqësve shqiptarë e atyre sovjetikë në fund të viteve ‘50 e në fillim të viteve ’60.
Por njerëz të tjerë, përfshi edhe autorë të huaj, kanë botuar libra, ku e kanë vënë personin tim, përkthyesin, në qendër të shtjellimit të ngjarjeve, që lidhen me dramën shqiptaro-ruse, duke i interpretuar ato sipas dëshirës e qëllimeve të veta. Nuk dua të hyj në polemika, veçse dëshiroj të tregoj disa të vërteta për ato ngjarje, ashtu siç i kujtoj unë.
Do të shkruaj për të kaluarën, por kujtimet e saj zor se mund të jenë objektive. Është vështirë të tregosh për ngjarjet e shkuara pa pasion dhe pa anshmëri. Unë jam munduar të them të vërtetën.
Një autor shkruan se “të vërtetën mund ta durosh vetëm në doza të vogla, por pa të vërtetën jeta s’ka kuptim”.
Do të flas për disa nga tiparet e karakterit rus e të shpirtit rus, ashtu siç i kam njohur unë, për ngjarjet pas prishjes së miqësisë shqiptaro-ruse, për shembjen e Bashkimit Sovjetik, për Rusinë e sotme, për dramën e re, që lindi në marrëdhëniet tona lidhur me ngjarjet në Kosovë, nga që Rusia mban anën e Serbisë. Por tani edhe Serbia ka kërkuar të futet në Bashkimin Europian, do vijë koha që ajo ta njohë shtetin e Kosovës dhe atëherë Rusia ndoshta do ta kuptojë sa keq është sjellë përsëri me Shqipërinë e vogël dhe me shqiptarët.
Rruga historike e Rusisë është plot ngjarje tragjike: 300 vjet të pushtimit tataro-mongol lanë gjurmë në mentalitetin e njerëzve të kohës së Rusisë së carëve. Pastaj ndodhi Revolucioni i Tetorit, u krijua një shtet i ri, me ideale të reja, që nuk u çuan dot deri në fund. Këto tregojnë se populli rus gjithmonë është përpjekur të arrijë një jetë më të mirë.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia u kthye nga Europa për të riintegruar ekonominë dhe shoqërinë. Nga ana e saj, Europa pranoi ta bënte Rusinë furnizuesen kryesore me naftë e gaz, u ndërtua gazsjellësi i ri “Rrjedha e Veriut” nëpër Detin Balltik, që mënjanonte Ukrainën. Gjermania po e përdorte Rusinë si treg eksporti dhe, me rublat që fitonte, do të paguante naftën e gazin. Edhe vendet e tjera europiane e zgjeruan tregtinë me Rusinë, sidomos për prodhime bujqësore.
Pas kolapsit të viteve ‘90, në fillim të shekullit të ri, me ndihmën e dollarëve të naftës e të gazit, Rusia kaloi një periudhë zhvillimi të shpejtë. Miliarda dollarë shkuan në ndihmë të nënave për lindjen e rritjen e fëmijëve, në ndërtimin e banesave, në shëndetësi dhe në gjithë infrastrukturën, megjithëse shumë të ardhura i përvetësuan burokratët e korruptuar.
Ekonomia ruse mundi të kapërcejë vështirësitë e krizës që filloi në vitin 2008. Por ajo sërish ka probleme: disa degë janë të prapambetura, ende vazhdon me përparësi shitja e lëndëve të para, niveli i jetesës ende lë për të dëshiruar, financimi i shëndetësisë dhe i arsimit nuk është i kënaqshëm, ende mbetet problem strehimi. Në këto drejtime Rusia ka përcaktuar objektiva e afate zhvillimi, që natyrisht tani detyrohet t’i rishikojë nga pasojat e krizës globale dhe sanksioneve. Veçanërisht rënia e çmimit të naftës dhe kursit të rublës e rritën presionin mbi ekonominë ruse dhe sollën largimin masiv të kapitaleve nga Rusia.
Sot populli rus është i bashkuar rreth presidentit Putin, autoriteti i të cilit është rritur. Kjo shpjegohet ndoshta nga që populli ka frikë mos përsëritet kolapsi i viteve ’90 të Jelcinit dhe oligarkëve. Populli rus nuk do që të kthehet e kaluara komuniste.
Rrjedha e lumenjve të historisë nuk kthehet mbrapsht. Por atij nuk i pëlqen kur sheh përpjekje që njerëzit të humbasin kujtesën historike. E kaluara mund të shihet nga këndvështrime të ndryshme, por atë nuk mund ta fshijmë. Përderisa asnjë nuk mendon të kthehet e kaluara, thonë disa, atëherë kot që harxhojmë kohë të merremi me të. Ky arsyetim është naiv, sepse njerëzit duan ta kuptojnë të kaluarën që të ecin më të qartë në të ardhmen.
Një autor rus thotë: “Nuk ka pse të kemi turp nga historia jonë, ta fshehim atë, të heqim dorë e të bëjmë sikur ajo nuk ka qenë. Gjithçka ka qenë, idetë e Revolucionit të Tetorit, vitet ’30 me persekutimet, sistemi i triskëtimit. Por ishte dhe fitorja mbi fashizmin, ishin pesëvjeçarët, fluturimet kozmike. Kjo ishte jeta jonë, me të gjitha gabimet e ëndrrat e bukura. Pse ta fshijmë atë?”
Njerëzit në Rusi nuk i shohin me sy të mirë ata që kërkojnë të lënë në harresë ose të shtrembërojnë historinë e Luftës së Madhe Patriotike të popujve sovjetikë. Ata mbetën të zemëruar kur udhëheqësit e Perëndimit bojkotuan ceremoninë e 70-vjetorit të Fitores mbi fashizmin më 9 maj 2015 në Moskë…
Hrushovi donte ta eliminonte Enver Hoxhën
Në fillim Hrushovi sikur nuk kishte mendim të keq për Enver Hoxhën. Në udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik tashmë ishte krijuar një besim në miqësinë shqiptaro-sovjetike. Por Enveri ishte irrituar shumë kur Hrushovi rivendosi marrëdhëniet me Jugosllavinë. Sovjetikët mbase kishin arsyet e veta në atë kohë që të afronin në anën e tyre këtë shtet të madh me popullsi kryesisht sllave, që kishin luftuar kundër fashizmit dhe udhëhiqeshin nga një parti që quhej “Lidhja e komunistëve jugosllavë”. Hrushovi e kërkonte afrimin me Jugosllavinë edhe për të treguar, se gjoja fajin e prishjes së marrëdhënieve e kishte patur Stalini. Në të vërtetë, disa autorë që më vonë e kanë studiuar këtë problem, nuk rëndojnë me faj në mënyrë të njëanshme as Stalinin dhe as Titon. Edhe kinezët atëherë kishin lëkundje në qëndrimet ndaj Jugosllavisë, sepse niseshin pikërisht nga fakti që popujt e atij vendi kishin luftuar me repartet partizane në vitet e luftës.
Hrushovi po bënte ndërrime në udhëheqjet e vendeve socialiste, hiqte “dogmatikët” stalinistë dhe vinte njerëz që mbështetnin vijën e tij liberale, si Gomulka në Poloni, Kadari në Hungari Zhivkovi në Bullgari etj. Në këto kushte, Enver Hoxha po shqetësohej shumë për fatin e vet. Aq më tepër kur Hrushovi rehabilitoi Titon. Enverit vërtet i hyri frika e ndonjë rreziku të mundshëm kundër personit të tij. E kishte ngritur në qiell Titon dikur, por pastaj e shante si askush tjetër.
Nuk e kuptoj, pse disa ngulin këmbë dhe shprehen sot kundër atyre, që vlerësojnë si shkak të prishjes së Enverit me Hrushovin frikën e tij se sovjetikët do ta rrëzonin, siç kishin vepruar me udhëheqje të tjera “dogmatike” në kampin socialist. Por këtë e pranon vetë Enveri në shkrimet e tij.
Kështu, te “Hrushovianët”, ai thotë se Hrushovi donte “ta marrë kalanë shqiptare nga brenda”, se ai luftonte që elementët antimarksistë “atje ku ishin në udhëheqje të viheshin nën kontrollin e tij dhe atje ku s’ishin, të silleshin, duke eliminuar udhëheqësit e shëndoshë me intriga, me puçe ose dhe me atentate”. Enveri përmend “vdekjet e çuditshme, të papritura” të Gotvaldit, Bierutit, madje të Dimitrovit. Të gjitha këto rrethana nuk mund të mos e trembnin Enver Hoxhën dhe ta shtynin drejt marrjes së qëndrimeve të guximshme për të ruajtur karrigen.
Enver Hoxha fliste me urrejtje për Titon, kurse ky i thoshte Hrushovit fjalë të rënda kundër Enver Hoxhës. Qysh në fjalimin e tij të Puljas, Tito kërkonte të hiqeshin nga postet Enveri dhe Mehmeti. Në kujtimet e veta, Hrushovi shkruan se kur do të normalizonte marrëdhëniet me Titon, qysh në vitin 1954, shumica e partive komuniste e mbështetën, me përjashtim të Enver Hoxhës, i cili “ka karakter të ashpër dhe kur flet për çka nuk i pëlqen, sikur ia kap fytyrën ngërçi dhe gati sa s’kërcet dhëmbët”. Nuk e kuptoj dot nëse këto përshtypje për Enverin i lindën vërtet Hrushovit qysh atëherë, në fillim apo pas gjashtë vjetësh, pas grindjeve të mëvonshme në Moskë, në nëntor I960. Ndoshta janë të dyja bashkë.
Për vizitën e tij në Moskë në qershor 1954, Enver Hoxha thotë se “Hrushovi bënte sikur nuk i vinte re qëndrimet e ndryshme që kishim me njëri-tjetrin për Jugosllavinë”. Me porosi nga Moska, ambasadori Leviçkin e takoi disa herë Enverin dhe i bënte presion që të mos kundërshtojë rivendosjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë. Pas një viti Mikojani e ftoi “për pushime” dhe qysh ditën e parë i la takim me Tempon në Moskë. Pas Kongresit 20, në dhjetor 1956, kur ishte thartuar me Titon pas ngjarjeve të Hungarisë dhe fjalimit në Pulja, Hrushovi në Moskë i bën elozhe dhe ngrinte dolli për Enver Hoxhën. Në kujtimet e tij për këtë pritje, Hrushovi thotë se donin ta bënin Shqipërinë “një xhevahir që të joshte botën myslimane”… Dhe vërtet, pas kthimit nga vizita në Moskë në dhjetor 1956, ku Hrushovi kishte hedhur idenë e bazës së nëndetëseve në Vlorë dhe premtonte xhevahire, Enveri tha se shembulli i Shqipërisë do t’i ndihmonte vendet e botës myslimane të shohin se “marksizëm- leninizmi ishte fari ndriçues i jetës së begatshme e të lirë të popujve”. Ai sikur e besoi që Hrushovi nuk kishte ndërmend ta hiqte.
Në mbledhjen e Moskës të partive komuniste në nëntor 1957, ku ishte dhe Mao Ce Duni, Enverit i kishin rënë në sy divergjenca ideologiike të sovjetikëve me kinezët, të cilët dolën me parullën “imperializmi është tigër prej letre”. Enver Hoxha ndiqte me interes vërejtjet e kinezëve për kongresin 20 dhe më pas qëndrimet e tyre të hapura ndaj Hrushovit. Por udhëheqja kineze në të vërtetë nuk kishte për Stalinin vlerësime të njëjta me udhëheqjen shqiptare. Kinezët thonin se “Stalini ishte një udhëheqës i madh, që ka bërë gabime të mëdha”. Kurse Enver Hoxha nisej nga pozita dogmatike dhe nuk pranonte që Stalini kishte bërë gabime.
Me 1958 De Goli nuk pranoi të vendoseshin në Francë raketat amerikane. Atëherë Hrushovi mendoi që nga Shqipëria të kërcënonte Italinë e Greqinë dhe të propozonte që Ballkani dhe Adriatiku të ktheheshin në një zonë pa armë bërthamore dhe pa raketa. Ishte vazhdim i tezës utopike të Hrushovit për “botën pa ushtri, pa armë e pa luftra”. Ai erdhi për vizitë në Shqipëri në maj 1959 dhe, sapo zbriti nga avioni, siç dihet, kërkoi të mos flitej për Jugosllavinë gjatë ditëve që do të qëndronte në Shqipëri. Hrushovi i rekomandoi shqiptarëve të mbjellin më shumë agrume, se të gjitha ja blen Bashkimi Sovjetik.
Por Enveri kërkonte uzinë metalurgjike. Pas prishjes u tha se Hrushovi donte ta bënte Shqipërinë “si kolonitë e bananeve”, dhe siç i kishte thënë Malinovskit që në Butrint mund të ndërtohej një bazë ideale për nëndetëse. Gjatë ditëve të qëndrimit të Hrushovit në Shqipëri si përkthyes ishte Agim Popa. Myfit Mushi ishte transferuar nga aparati i KQ në Ministrinë e Jashtme. Shkak duhet të ketë qenë se pas dënimit tëTeme Sejkos nuk po shiheshin me sy të mirë shumë kuadro nga Çamëria.
Ditën e fundit, kur Hrushovi do të fliste nga ballkoni i ish godinës së komitetit ekzekutiv të Tiranës, u ndesha në korridoret e aparatit me Liri Belishovën, e cila ishte treguar shumë aktive në organizimin e pritjes së Hrushovit. Më tha të bëhesha gati se do të lexoja përkthimin e fjalës së Hrushovit në miting. I fola Agimit për këtë, por e pashë që ai donte ta lexonte vetë dhe unë nuk e zgjata.
Ta kishte vrare atehere (1960)Qelbesiren shqiptare ,shqiperia pas renjes se Hrushovit (1964) do te ishte hapur me pernedimin dhe nuk do te ishim sot Kafshe me brire por krejt ndryshe do te ishin Njerez.Djali i Bimbashit te Gjirokastres dhe Dashnorja e Dem Xhepes na mori me qafe jo vetem shqiperine por te gjith Kombin shqiptar.
Ja dhe felliqesira serbe e Berishes. Pa Enver Hoxhen Shqiperia do ishte nje Kosove e dyte.
E perdori Stalinin kunder Titos , jya dhjeu rracen serbofileve dhe ha dhjeu dhe tullen Hrushovit qe donte te mis mbillnim as agrume.
I shemtut, tullac, paska share ngercin e fytyres se Enver Hoxhes. As sa nje ane e mullaqes se Enverit nuk i vlente fytyra e ndyre e shplare e Hrushovit.
E moret vesh o milet
Ka kerku metalurgjik dhe jo agrume.
E kerkoi per Shqiperine dhe jo per Kurumet qe ju kermat e sotme ja keni shit gjithe Shqiperine.
Ne fakt ke te drejte. Enver Hoxha ka tridhjete vjet qe ka vdekur dhe tani Shqiperia eshte nje fuqi e madhe Europiane dhe ben ligjin ne BE. Drejtesia jone eshte model dhe demokracine tone kerkojne ta kopjojne tere shtetet.
O Mentar, a ti je rrote mor djale. Po gallof mbete mor njeri? Po s’ke faj, kush i humbi qe t’i gjesh ti? Per trute e kam fjalen.
Edhe po te ishte hequr qafe Enver Hoxha, Shqiperia ashtu do kishte shkuar, rrokopjekthi, deri me 1990, si pjese e kampit socialist, dhe ne prape do ishim ketu ku jemi – vendi me I prapambetur I Europes, ku pastruesja e spitalit nuk ta pastroi dhomen po nuk I dhe ryshfet, dhe respektoj per ligjin dhe shtetin eshte ne minimumin e mundohem.
Por Mentari sheh endrra me sy hapur. Per sa kohë që ka shqipetare qe I thone Erdoganit baba, Shqiperia do vazhdoje ta kete bythen ne Europe dhe koken ne Turqi. Prandaj fjalet me popullore ne Shqiperi jane, ryshfet, qelepir, lezet. Nuk ka deputet dhe gjykates apo prokuror ne Shqiperi qe nuk i ka vene ne perdorim keto tre fjale, me veprime, per te arritur ketu ku jemi.
Enver Hoxhen mund t’a nxirrni nga varri, ta pushkatonin, dhe t’a varrosni prape, por historia e Shqiperise qe nga 1985 e deri tani nuk do ndryshoje.
Vetem ballistet duan te ndryshojne historine e Luftes se Dyte Boterore, qe te heqin njollen e turpit qe I vune vetes, dhe perdorin Enver Hoxhen si justifikim.
Duke e patur mendjen te shajme Enver Hoxhen kemi mbetur ne vend edhe tridhjete vjet mbas vdekjes se tij. Sepse te persekutuarit e sistemit enverian vrapuan te behen me PD, ku kryetari ishte ..,… komunist I flakte, dhe ja “dau nanen” siç thone kuksianet. Kane tridhjete vjet qe vazhdojne te persekutohen nga neokomunistet e Saliut, por mendjen e kane akoma tek Enveri qe ka vdekur.
Nga te paktet qe kane treguar mençuri eshte Daut Gumeni, njeri i respektuar, por ata nuk duan Dautin, duan Saliun. Jane dashuruar mbas xhelatit.
O mentar hik mer burre se po vje era muttttttttt (komunizem) ktu pidh te arushes sa hipokrita jane komumistat shajne sale kurven qi i shpetoje bythen ne 90..yyyyyyyy rrace e keqe jeni ene quni tjeret tradhtare a ka mo tradhtare se tradhtari enver bythqim hoxha qi ka ekzekutu mo shum se 80000 shqiptare pse kishin ide te tjera
shume informacione te reja, te panjohura me perpara dhe me siguri to rendesishme ka mbledhur bashke ky gazetari!
ti o mentaro dhe gjithe camudezet kur flisni per burrin enver hoxha duhet te lani gojen me uthull
Enver Hoxha eshte i vetmi burre Shqiptar qe ja kushtoi gjithe jeten nje ideali. Ai formoi nga rrenojat e prapambetjes dhe e erresires obskurantiste te A.. Zogut shtetin e forte dhe solid Shqiptar. E filloi me sakrifica luften e tij patriotike qe nga reformat bujqesore tharja e kenetave ,eletrifikimi i vendit , edukimi dhe hapja e universiteteve per te gjithe Shqiptaret. Edhe pse Shqiperia ishte nje shtet me n je standart te varfer ne ishim nje shtet i lire pa borxhe ku krimet nuk njihshin dhe jeta e jone ishte harmonia si nje familje e madhe dhe e shendeteshme . Per Enver Hoxhen flasin keq vetem njerez te pa ditur dhe injoranta . Ne qofte se nje njeri i vetem edhe pse ishte diktator formoi shtetin e se drejgtes ai ishte Enver Hoxha. Mbas 1992 vendi i yne u tradhetua nga spiunet e ish UDB S.Berisha dhe faktoret jane keto. Sshqiperia e tera ne krim Shqiptari kundra Shqiptarit , droge ,prostitucion, vrasje, vetvrasje ,gjalmarrje , eleminim personash me pagese dhe cfare eshte ne qender te te gjithave Shqiperia nuk eshte shtet ne na dfrejton Amerika si nje majonete ku te gjithe politikanet jane njerez te korruptuar nje nga nje.
“Erresires obskurantiste te A. Zogut”?!
Nga cili liber e ke kopjuar kete fraze o njeri? Po a nuk ishte A. Zogu qe ne me pak se 14 vjet vendosi arsimin e detyrueshem fillor ne gjithe Shqiperine e mbytur nga analfabetizmi, qe hapi shkolla edhe ne skajet me humbura te Shqiperise, qe shkolloi biles edhe ata qe me vone nuk lane gje pa share: E. Hoxhen (te cilit i dha biles edhe burse qe te studionte jashte shtetit, dhe kur ky nuk ja arriti te merrte as edhe nje provim e punesoi biles ne konsullate dhe me vone si mesues ne gjimnazin e Korces), Nexhmije Hoxhen e Vito Kapon, M . Shehun, N. Spiron e te gjithe ata qe me vone morren frenat e drejtimit te vendit ne dore. A nuk ishte Zogu ai qe luftoi per zhdukjen e perces, per shkollimin e grave dhe te vajzave (ku do te ishte valle N. Hoxha pa u krijuar prej Zogut shkolla e mesme e Tiranes), per pjesemarrjen aktive te djemve por edhe vajzave ne sport (informohu per aktivitetet sportive te kohes se Zogut, per kampionatet kombetare ne cdo lloj sporti, per olimpiadat sportive etj.). A nuk ishte Zogu ai qe krijoi sistemin e shendetesise ne te gjithe vendin, sistemin e drejtesise te cilat as qe edhe mund te krahasohet me ato te sotmet? A nuk ishte Zogu ai qe hodhi bazat e arkitektures se qyteteve tona (shiko p.sh. Tiranen), qytete qe sot jane zhyter ne erresire nga ndertime idiote. Lista mund te ishte e gjate, por do te te rekomandoja te lexoje disa revista te kohes, te cilat se fundi jane skanuar dhe mund te lexohen ne internet, ne faqen e bibliotekes kombetare. Une e bera dhe kam mbetur i befasuar, ndaj edhe po e shkruaj kete koment. Ato revista vijne era Europe dhe nuk kane te krahasuar me fletushkat e sotme.
Kadarese besoj do t’i dergohet ekzemplari i pare i ketij libri.
Te mbrosh diçka ne rradh te par duhet ta kesh pushtetin ne dor,vertet ENVER HOXHA ka perdorur çdo gje pa perjashtim per te mbrojtur pushtetin por imagjinoni çfar do kishte ndollur me Shqiperin sikur ta kishin rrezuar pushtetin e te madhit ENVER,gjithmon duke analizuar 25 vitet e demokarcis te Salehit me Mentkarat e tij qe shiten dhe po e shesin akoma Shqiperin
Enver Hoxha ishte baba juaj, prandaj mos e hidhni poshte baben, mbrojeni se ju ka q. nenen per 45 vjet prandaj edhe hidheni ne sulm. Baba nuk hidhet poshte, mbrohet, apo jo!
Zoti jua shofte faren te gjithe juve qe ju ze kapslliëku se po i harrohet émiri babes…
O gazetar qe enver kurven ka dash me eleminu rusi osht e vertet po mos shkruj me copa thuje te gji historine ktu psh…mungon aktori kryesor i ksaj ngjarje..bythqimi tjeter beqir balluku..mos ma tregoni prralla me diversanta tashi
MOS u tregoni palaço dhe pa dinjitet ju qe hidhni balt e shani ate burr shteti qe nuk i vjen me kti vendi si nacionalist dhe atdhetar,ate burr qe pushkatoi dhe futi neper burgje te ter tradhtaret dhe antishqiptaret e kti vendi ,ne jeni burra te ter ju qe e shani xhaxhin ne rradh te par duhet te shani baballaret tuaj qe e votonin ate sistem 99.99 perqind e popullit ton , pra baballaret tuaj e votuan legena ne ka njeri qe nuk e ka votuar at sistem i jap te drejt ta shaj ENVERIN ne te kundert mos hani mut kot e beni si gore se ju qe shani me shum dhe baballaret tuaj e keni votuar qe ne oren 6 te mengjesit ENVERIN ne at koh per 50 vjet rresht , prandaj si njerez llafazan pa dinjitet mos i jepni gojes kot. tregouni pak burra dhe kur nuk kishit byth ti benit gje sa ishte gjall mos beni si trima sot qe ka 30 vjet vdekur sju vjen turp.mendoj se kur heshtni tregoeni me burra.
Dhe po ta kishte vrare enverin drejtimin do ta kishin marre mutat e enverit;mehmeti hysniu etj
keshtu qe mundi kot do ti kishte shkuar zoterise ama qe e ka merituar plumbin boll “xhaxhi”bashke ùe shoket e vet po me e ble me lek kuj thone
Shkoni dhe vizitoni vendet e kampit socialist dhe do te shikoni cfare zhvillimi kane,ne na la ne mesjete “xhaxhi”.Pse zeme vendin e fundit per nga zhvillimi dhe me vendet e kampit socialist.
Dhe Kosova e shkrete eshte me mire se ne e me kaq pak vite shtet.
Enveri bejeni hero e baba e çfare te doni eshte problemi juaj ama Atdheu im ja ka pare sherrin po per nja 50 vjet e na ka lene pas po nja 100 vjet.Si te doni vleresojeni……………………………
Frederik Gjerasi nje burre I zgjuar,gruaja juaj Dola Gjerasi me ka dhene Fizike ne gjimazin e Elbasanit,ende ruaj respekt per kete mesuese te apasionuar,edhe djalin te vogel Pirron e njoh.Pershendetje .
— — Nga mes- vitet 70 , nje i aferm me tha se ky liber eshte hequr nga qarkullimi, kur e pa ne bibloteken time familjare. Me sa kujtoj , ish nje liber i holle …… mbi ekonomine politike…… Libri skish lidhje aspak me profesionin tim. Por kurjoziteti , si i mjaft te rinjve te asaj kohe per te ditur sa me shume, me kish shtyre …. ta blija . Me thot se ……, autorin e ka kritikuar rende Enveri, e kishin hequr si petagog ……. Grisa kapakun me fleten pasuse, por librin e ruajta . Do ta kisha harruar autorin , ne se nuk do te kisha punuar ne fund te viteve 80 , me vellane e tij , SOKRATIN.. I cili , pervec punes si specilist elektronik , me zerin e tij kumbus, Ishte edhe nje nga spikerat me te mire te RADIO TIRANES NE GJUHEN RUSE.
— SHPRESOJ te me bjer ne dore ky liber i z , FREDERIK. . Eshte ne nderin dhe kulturen e atij vendi, njerez si Frederiku, qe kane qene okulare e prezent ne ngjarje dhe pika kulmore te historis, te shprehin lirshem mendimet e vletesimin e tyre. Etiketimet qe mund ti behen autorit pse shkruan per ngjarje e portogonist te asaj kohe , jane te pa vlere .
—-E kaluara, HiSTORIJA , DUHET VLERESUAR SI MESUESE E JETES, DRITA E SE VERTETES DHE LAJMETARE E LASHTESIS., . Brezat qe vine, nuk do mesojne vetem nga te mira e se kaluares , por edhe nga gabimet se si duhet apo nuk duhet ber ,
— Periudha 50 vjecare, [ perfshi edhe ato pak vite te quajtura MBRETERI] , eshte e vetmja ne historine mijra vjecare qe mund ti referohesh per pervoje, ne te gjitha fushat.
— NE SE NUK DO TE KISHIM HECUR PER GJITHCKA ME TEORIN E ZERORS…., NE SE NE KETO 25 VJET, DO TE HECEJ ME MOTON, ASGJE TE MIR E TE VLEFSHME TE MOS PRISHIM , CDO GJE TA BEJME ME TE MIRE E ME TE BUKUR, … SHQIPERIJA , ME POTENCIALET INTELEKTUALE DHE SHKALLEN E LARTE TE ARSIMIMIT QE ZOTRONTE NE FUND TE VITEVE 80 . ….DO TE ISHTE SHUM HERE ME LART SE SA ESHTE SOT.
—- LARGIMI DHE DISTANCIMI NGA RUSIA , DUHET VLERESUAR SI NJE CLIRIM I DYTE. ATO NGJARJE DUHET TE KENE NJE DATE QE TE KUJTOHEN ME NDERIM.
—-ATO NGJARJE NUK QENE PA DHIMBJE DHE PLAGE , PERFSHI EDHE DRAMA FAMILJARE…. POR, NE SE DO KISHIM VAZHDUSR EDHE DISA DEKADA TE TJERA, SHQIPERKIJA , ME POLITIKEN VLLAZERIMIT JUGOSLLAVO–RUSE, GRADUALISHT DO TE ISHTE SLLAVIZUAR, DHE DO TE KISH PATUR PASOJA TE RENDA EDHE PER KOSOVEN.
Pershendetje… , Alban Dardani [Voda]. . NY , USA
Mos u merni me te vdekuit-Po shikoni c’po na bejne te gjallet…
Ne do qe te marni damken Idiot, budalla, apo te droguarit, dilni e shani ENVER HOXHEN, ATE qe, me ato 5 germat e tij te EMRIT, ishte vete BOTA e FUKARENJVE.
Me thoni cilli eshte Ai udheheqes ne BOTE, qe ne gjykim te paanshem, nuk ka pasur deri faje. Po ata qe i rinin apo dhe sot ju rrine prane anallogeve te Tij, c’bene e c’bejne?!
Po qaeni per “shiu”, rate ne “BRESHER” qe po i can koken nje populli te tere.Kete shikoni.
Me thoni nje femije qe shon BABANE e vet- se c’meriton ai. Dhe Enveri i tille qe BABA,e pergjigjej per shtepine…
Duhet denuar dhe eleminuar te metat e asaj kohe, mos perseriten, sot, kthyer ne norme…
Peshoini mire c’eshte bere ne ato vite e c’po behet sot e 25vjet, apo me mire qe sa u nda nga jeta Ai njeri.
Jepini secilit ate qe i takon. Pse nuk ia epni POPULLIT ta GJYKOJE me nje Votim te drejtperdrejte e do shikoni sa i drejte do ete Ai. Po te ishte gjalle Enveri ne cka ndodhi ne pas 90ten, do ishim ZVICER.Kush i ka pasurite tona mbi e nentokesore,pos kete klime qe vec me ajrin jeton njeriu. verini gishtin KOKES o njerez SHQIPTARE! pa tjeter ksh e ndjen veten VERTET SHQIPTAR.
Nje NENE
(ani se djemte perjashtuar nga Partia, ata qe donin koken e ENVERIT,sa te realizonin glaberimin e shqiperise Nenes sone , copezuar ne PESE CEPA-YJESH. Djemte e mij sa krimet ne shqiperi, i kane bere antishqiptaret e kudo ndodhur.).
Mos na PERCANI ME POPLLIN . Mjaft me ngrene kokat e njeri tjetrit.
Me femije e pa femije, larguar ate,qe se duan shqiperine.
Nje NENE qe mos qofsh cpo shoh e perjetoj.