DOSSIER/ Per Jani Vruho, Shqipëria mbeti idhulli i tij gjatë gjithë jetës

16 Shtator 2016, 19:19Dossier TEMA

85 vjet më parë nw Tubhar-Fayoum ndërron jetë patrioti Jani Petro Vruho. Ja si e pwrcjell kwtw lajm njw bashkohws i tij, Vasil Novosela: “ Lajmi i vdekjes së tij, u përhap si vetëtimë në qarqet e shqiptarëvet të këtushme, por edhe ndër të huajtë, sepse i ndjeri kish fituar simpatinë jo vetëm në botën e shqipëtareve, që e kishin emëruar babën e shqipëtareve por dhe në qarqet e huaja. Kolonia e Misirit humbi veteranin e çquarë, të cilin vajtoj me lot se shpirti dhe kurmi ju mbulua me flamur. Vruho në historinë kombëtare është i gjallë, për të cilin u bë theror gjer në orën e fundit”.

Nw njw shkrim tjetwr shkruhej: Nw varrimin e tij morën pjesë shqiptarë të kolonive të ndryshme të përfaqësuar nga kryetarët, sekretar tw shoqërive, përfaqësues të klerit. Kryetari i komunitetit grek të Fayoumit do tw shprehej: “ Nderojmë kujtimin e një burri, një idealisti, që kurdoherë i kemi pasur zilinë për patriotizmin e tij të kulluar”.

Noli do ti kushtonte mikut të tij të vjetër një kolonë në gazetën Republika (Boston). “Një tjetër veteran militant i nacionalizmës shqiptare na la shëndet këto ditë. Jani Vruhoja nga Vërtopi, i vendosur prej vitesh në Tubhar të Misirit, pranë Fajumit. Me Athanas Tashkon, të dy patriotët ishin mjaft largpamës sa të kuptonin ç’rol historik mund të luanin shqiptarët e Amerikës dhe u kujdesnë të dërgojnë një organizator me një program të caktuar. Programi i Tashkos së Fajumit e i Vruhos së Tubharit u realizua në Amerikë dhe kapërceu çdo shpresë që kishin ushqyer inisiatorët në Misir më 1905. Organizatori që dërguan ka qënë i nënshkruari. Gjer në ç’pikë e mbarova misionin që mora përsipër do ta thotë historia e Shqipërisë, Dhe kjo s’mund të mohojë faktin që kam vënë tërë forcën për ta mbaruar detyrën time. Këtë munt ta them pa mburrje mbi varrin e të dy inspiratorëve të mi dhe iniciatorëve të larkmë të lëvizjes shqiptare të Amerikës, Thanas Tashkos dhe Jani Vruhos, patriotëve të dëgjuar të Misirit. Fan S. Noli, gaz. Republika 1931, 5 nëntor, nr.53

Jani Vruho lindi më 5 gusht të vitit 1863 në fshatin Malëshovë në JL të Beratit. Atje kreu dhe studimet e ulta në gjuhën greke. Fati e detyroi Janin qw në moshën 18 vjeçare të largohet nga Shqipëria. Me shtypjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Berat vendoset një regjim i egër absolutist. Terrori politik i shtypjes së çdo mendimi të lirë, i dha goditje Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Shumë patriotë e personalitete kombëtare shqiptare u larguan jashtë Shqipërisë, për t’i shpëtuar ndjekjeve e masave të ashpra represive. Edhe anëtarët e Lidhjes së Prizrenit dega Berat u larguan, të tjerët, që nuk mundën të largoheshin, u internuan.Kryetari i degës së Beratit, Mehmet Ali Vrioni largohet drejt Korfuzit. Në këto rrethana duhet të jetë larguar edhe Jani Vruho, megjithëse legjendat urbane e lidhin largimin e tij me nje vrasje që bëjnë pesë sulovarët e vendosur prej tij, vrasje për të cilën u fajësua familja Vruho.

Jani shkoi në Egjipt, një vend tepër preferuar për mijëra shqiptarë të varfër të Shqipërisë së Jugut. Numri i shqiptarët pak para ardhjes në pushtet të Mehmet Ali Pashës shkonte në rreth 50 mijë shqiptarë. Spektri social-shoqëror i diasporës ishte i larmishëm, por dominonte shtresa e mërgimtarëve thjesht ekonomikë. Qëndrat më të mëdha me shqiptarë ishin: Aleksandria, Zuzazik, Beni-Sufej, Kajro, Mansura, Magage, Hajat, Rodh, Tubhar- Fajum, Shibin-El-Kom, Helipolis. Ata krijuan dhe shoqërinë e parë shqiptare në Aleksandri në vitin 1894 me emrin “Vllazëria shqiptare”, kryetar i së cilës u zgjodh Milo Duçi.Në vitin 1881 Jani vendoset fillimisht në Kajro dhe më pas në Toubhar afër Fayoumit, ku filloi të merrej me tregëti. Sipas bashkohësve të tij, ai ishte një tregëtar i ndershëm që bëri një pasuri të vogël, të cilën e vuri në dispozicion të çështjes kombëtare shqiptare. Me shpenzimet e tij, pa kontributin e askujt, ai nxorri tre gazeta: “Shkopi”, të cilën e nxorri së bashku me patriotin Athanas Tashko, gazetën “Rrufeja” dhe “Sëpata”.

Në Egjipt jetonin Thimi Mitko, i njohur me librin Bleta shqiptare, Thanas Tashko, Fan Noli, , Andon Z. Çajupi, Spiro Dine, Andrea Ekonomi, Milo Duçi, Aleksandër Xhuvani, Sotir Kolea etj. Libri qw qarkullonte mw shumw midis tyre ishte “Historia e Skënderbeut”, libër që më pas do të zgjonte instiktet atdhetare të Vruhos. Në Misir, Jani Vruho do tw lidhte njw miqësi të fortë me Athanas Tashkos(1863-1915). Së bashku ndanin atdhetarinë, humanizmin, dëshirën për të ndihmuar militantë të lëvizjes kombëtare, miqësinë, publicistikën, hospitalitetin ndaj çështjes kombëtare shqiptare, por edhe gëzimet e hidhërimet familjare. Jani Vruho, Bajo Topulli, Ibrahim Temo, Mihal Grameno dhe shumw tw tjerw, mblidheshin te hoteli i Tashkos, për të biseduar rreth Shqipërisë dhe të ardhmes së saj politike, luftës për autonomi dhe pavarësi. Letra e Koço Tashkos, të birit të Athanasit, zbulon marrëdhënien e ngushtë mes tyre. Ai e quante Janin, mikun e zemrës së të atit dhe familjes së tij. “Mos u dëshpëro , se Zoti do të na bashkojë e do të çojë në Shqipëri, që të shikosh nënëzën tonë të lirë e flamurin të valojë siç i ka hije.Në mos ishte e mundur që babai ta gëzojë, mallëngjimi dhe dëshira ime është ta gëzosh ti. Mezi po pres atë kohë të bashkohemi dhe të marrë këshillën tënde të vyer, i shkruante Koço Tashko.

Në Tubhar, Athanasi dhe Jani pritën dhe mbështetën dhe Fan Nolin. I gjetën një punë si psalltës dhe mësues në shkollën greke të qytetit. Theofani u miqësua brenda një kohe të shkurtër me Janin e Tashkon, siç shkruan bibliografi i Nolit, prof Nasho Jorgaqi. Me të dy u lidh ngushtë. Nw hotelin e Tashkos vendtakimi pwr të gjithë atdhetarët e Tubharit, Noli ishte më i riu mes tyre. Ata i kërkuan Nolit të përkthente në greqisht veprën e Sami Frashërit ‘Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, në mënyrë që programi i Rilindjes Kombëtare të lexohej nga shqiptarët në shkollat greke. Me ndihmwn e miqve tw tij, Noli hyri në lëvizjen kombëtare. Ata u kujdeswn qw të zgjeronin veprimtarinw patriotike edhe në koloninë e shqiptarwve të amerikës. Jani dhe Tashko i siguruan Nolit dokumentat për në SHBA dhe u kujdesën për shpenzimet e udhëtimit. Madje, me rastin e largimit të Theofanit organizuan sipas traditës shqiptare, një darkë modeste me miqtë e Tubharit. Pwr Fan Nolin, kjo natw do tw mbetej gjatw nw kujtesw. Ja si e kujton ai: “…Gjithë natën, nuk fjetëm. Ishte një natë e gëzueshme, por me mallëngjim të përmbajtur me biseda e kujtime. Biseduam për organizimin e lëvizjes kombëtare në një terren të virgjër, siç ishte Amerika, folën atë natë gjatë për një Shqipëri të lirë, për formën qeverisëse, kufijtë, fqinjët. Momentin kur po largohej, Noli, do të linte një shënim në librin e përshtypjeve të hotelit tw Tashkos. ” Që të vinte njeriu para se të bëhej ky hotel, kurrë do mos ia zinte mendja se ky vend, mund të behej, vend për njerez dhe për njerëzit më të shquar. Por këtu u gjet një njeri, po për atë Birke (emri vendit ku ish ngritur hoteli) që i thonë Shqipëri do mos gjendet një Thanas Tashko??”, ndwrsa emocionet qw i dha ndarja prej tyre, Noli do t’i pwrcillte nw letrwn dwrguar Tashkos.”…U përfalën duke u puthur me mallë atdhesie dhe, ndërsa dy miqt’e shtrenjtë qëndronin në peron, treni u nis dhe rendte si me krah shqiponje… s’më kish ikur nga mentë kujtimi juaj, siç ju pashë në staziont me Vruhon. Aqë sa kur u kthyet e u larguat dhe treni u nis dhe rendte porsi me krahë shqiponje, më erdhi keq, dhe për gurët dhe për palmet që pak nga pak humbnin, të cilat na kishin dëgjuar psherëtimat e mallëgjimet tona..” Edhe më pas Theofanido të ndante me miqtë e vjetër, Tashkon e Vruhon, të gjitha hallet dhe problemet.Si fillim donte të merrej me tregëti, sepse i vinte turp nga fati i tij. I kërkoi Janit ti siguronte qepë për ti tregëtuar në Amerikë. Kur Jani nuk iu përgjigj kërkesës për tregëtinë e qepës, Noli i kërkoi të merrej me tregëtinë e duhanit samsun, i cili në Misir ishte i një cilësie më të mirë. Jani përsëri nuk donte ta mbështeste Nolin në “aventurën” e tij. Ai e dinte mjaft mirë se Noli, investimin më të madh, mund dhe duhet ta bënte jo në punëra tregëtie, por kombëtare. Ndaj dhe Noli “…nuk rreshti së dhëni uratën e Krishtit dhe bekimin për të dashurin Rubatino(pseudonimi i Janit). Madje ai  organizonte edhe mesha të veçanta për miqtë e Misirit.

Vruho u lidhë shumë nw Misir edhe me Andon Zako Çajupin, i cili do ta vlerësonte punën, veprwn e tij atdhetare në dobi të kombit dhe kontributin që ai jepte me penën nw publicistikë, ndaj në njw prej letrave tw shumta qw shkwmbenin midis tyre, do t’i drejtohej: “Të lumtë, o Vruho! Mos vdeksh kurrë!” Çajupi dhe Vruho ndanin sw bashku shqetwsimin pwr atë pjese të shqiptarëve qw nuk punonin sa duhet pwr çwshtjen kombwtare. “Rreziku më i madh neve na vjen prej vetiu, nga ca të mallkuarë që behen veglat e pashallarëvet e të bejlerëvet dhe të propogandavet tw huaja në Shqipëri”- i shkruante Çajupi. Të dy u bashkuan nw publicistikwn polemiste, tw dy duke qwnw nw shpirt republikanw, përkrahwn ardhjen e Nolit nw krye tw shtetit shqiptar dhe kundërshtuan vendosjen e monarkisw. Kundwrshtuan paktet qw Ahmet Zogu nwnshkroi me qeverinw Italiane nw vitin 1926 dhe 1927. Ndaj dhe A. Zogu i ndaloi hyrjen në Shqipëri.

Nw Egjipt, pwr çwshtje atdhetare, shkoi dhe Aleksandwr Xhuvani. Menjwherw ata vendoswn kontakte me njeri-tjetrin. “Sa do qi nuk kam lumtëriën t’a njoh fytyrisht zotniën t’ande, por emni i Juej mjaft i njohur ndër atdhetarët për gazetën e vyerë “Rrufen” qi nxirrnit e për ndjenjat komptare qi keni, asht mjaft”, do t’i shkruante Xhuvani nw letrwn e parw. Mw pas, Jani botonte shkrime në gazetën “Shkrepëtima” qw Xhuvani nxirrte nw Misir. Madje, Vruho e Tashko, ndwrhynw edhe në debatit mediatik midis Nolit e Xhuvanit, duke mbajtur anën e Xhuvanit dhe detyruar Theofanin të ulë tonet dhe të pajtohet me të.

Nw shoqwrinw “Bashkimi” Sotir Kolea kryente rolin e sekretarit. Si anwtarw tw saj, ata vendoswn njw korrespondencw tw rregulltw, por dhe njw marrwdhwnie tw sinqertw dhe miqësore, edhe pse rruga që kishin ndjekur jo gjithmonë përputhej. Të dy i bashkonte ideali kombëtar, veprimtaria e përbashkët patriotike. Sotir Kolea do të vlerësojë kontributin e Vruhos jo vetëm në çështjen kombëtare, por dhe trashëgiminë që po i linte brezave. Pwr Kolenw, “Jani Vruho ishte rilindasi shqiptar që gjithë energjitë dhe potencialin e vet shpirtëror dhe fizik e vuri në shërbim të lirisë, dhe pavarësisë së vendit. Kur ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare, Kolea i kërkoi të beheshin pjesë e fondit tw bibliotekws, koleksioni me libra dhe gazeta dhe dorwshkrime që Vruho dispononte dhe i kwrkonte të mbledhte fjalët e vjetra nga fjalori zogërishte, si trashëgimi gjuhësore tw shqiptarëve, fjalor që Jani e Tashko e përdornin në bisedat e tyre.

Vruho njihej nw diasporw si mjaft kritik. Madje shumw herw shkrimet e tij nuk botoheshin, sepse ishin tw ashpra, duke iu rekomanduar tw ishte mw tolerant. Ai kritikoi edhe qëndrimin indiferentë, tw mënjanimit apo vetëmënjanimit nga qeveria e Vlorws, të personaliteteve intelektuale dhe me kontribute në çështjen kombëtare. Sipas Janit, qeveria nuk i kërkoi dhe as i bëri pjesë të kabinetit të saj veprimtarët e shquar të pavarësisë. Një ndër ta ishte Faik Konica, tw cilin e quante, “ më vyeri shqipëtar i mendjes, i pendës, i fjalës dhe karakterit të patundur, qw ngjer më sot është treguar mjaft i zoti në mbushjen e detyrës kombëtare.” Por do ta mbështeste qeverisë përkohshme të Vlorës, kur Esat pashë Toptani po vinte në rrezik ekzistencën e saj. Jani Vruho do të drejtojë takimin e shqiptarëve të Fayoumit në mbështetje të qeverisë së Vlorës. “Jemi gati për të mbrojtur shtetin pavarur shqiptar qoftë edhe me gjakun tonë…Ishim gati për të ardhur dhe prisnim ditën kur vapori i shoqërisë italiane të nisej…Është e tepërt Shkëlqesi t’ju rrëfejmë dëshirën dhe vendimin e zemrës sonë, duke ju vertetuar që jam gati të vijmë e t’i shërbejmë Atdheut kurdoherë që do të duhet”.

Kur shqiptarët kishin marrë fatet e vendit në dorë, duke organizuar në qytetin e Lushnjes një kongres mbarëkombëtar, Jani ndihej i shqetësuar për produktin që do të dilte në Lushnje, shqetësim që vihet re, në një prej letrave drejtuar nënprefektit Veli Vasjari, njëherësh organizator i kësaj mbledhje kombwtare. Kërkon t’i japë disa këshilla edhe pse ata “e dinin fort bukur”. Si një patriot dhe atdhetar, ai nuk mundi të largohej nga problemet shqiptare asnjeherë. E vlerësonte dokumentin themeltar që doli nga kongresi, i cili edhe ishte shkruar shpejt dhe me “ngutësi të urdhërueme nga interesat e nalta të atdheut”, Jani do t’i kwrkonte nënprefektin e Lushnjes që “…Statutit tw Lushnjes sa do i ngushtë që qoftë, mos rrëzoni asnjë pikë prej tij, dhe për mbi themelet e atij Statuti, duhet të ndërtonin godinën e ndërtesës shtetërore… Statutin dhe vetën Statutin ta ruani e ta mbroni me më të shtrenjtin gjak që të ketë Shqipëria.” “…Kjo është këshilla e një plaku, i cili atë Shqipëri e ka pasur idhullin e tij ndër gjithë jetën që kur e pat njohur.

Vruho vlerwsonte figurat e romantizmit shqiptar. Njw vlerwsim tw shprehur me vargje ishte dhe pwr poetin e madh Naim Frashëri. Në vitin 1903 shkroi vjershën “Naim Beut”.

Sa isha gjallë, me sy s’të pashë,

Po me të shkruar, të kuptova

Si Naim beu ndë këtë botë,-thashë

Do mos ketë!- dhe s’u gabova.

Jani Vruho i përket panteonit të atdhetarizmit,  majave të larta të atdhetarisë e qytetarisë, në të cilat kanë arritur jo shumë krijues e veprimtarë shqiptarë. Vlerësim për vlerat dhe kontributin e tij patriotik dhe atdhetar, vlerësim është bwrw në literaturën historike shqiptare. Për akademikun, studiuesin i historisë diplomatike Arben Puto “ato ruajnë një tingull që nuk humbet në kohë dhe që i mbush zemrat e pasardhësve me admirim e mirënjohje për këtë atdhetar të flaktë dhe mjeshtër të penës shqipe”.

Vruho largohet me një plagë në zemër, që nuk e pa Shqipërinë dhe qytetin e tij të lindjes, Beratin. Por ai la një amanet, më varosni në Shqipëri. Qeveria shqiptare nw vitin 1962, me rastin e 50 vjetorit tw shpalljes sw pavarwsisw, sjell nw Shqipwri eshtrat e tij . Ai sot prehet në varezat publike të qytetit tw Beratit, i braktisur, madje pa identitet.   Edhe pse pwr Vruhon, identiteti kombëtar ishte shumw i fuqishëm. Brenda vetes ai ndjente një pështjellim ndjesish, shqiptar emigrant, brenda të cilit gjallonte një brengosje e thellë për atdheun e vetë, dhe nga ana tjetër një qytetar i Fajumit, që jetonte e punote atje, por që nuk lodhej nga hallet e bashkëqytetarve të tyre, nga varfëria e tyre. Jani Vruho bënte pjesë në ata intelektualë të Rilindjes Kombëtare, që mbi çdo gjë vuri idealin, parimin, të drejtën, të vërtetën, për të cilin ka flijuar çdo gjë të vetën, ka flijuar pasurin, familjen, rehatinë, mirëqenien personale.

Ai mbeti misionar i shqiptarizmës dhe i veprimit mëmëdhetar, shërbestar i Shqipërisë, veprimtar i pavarësisë, analistë, publicistë, kronikan, apostull i kulturës shqiptare. Për fat të keq, bota intelektuale shqiptare sot e njeh pak, ose aspak publicistikën e tij, në librat e letërsisë nuk shkruhet asgjë rreth gazetarisë së tij, ku ai kontriboi me rreth 100 shkrime, pwr mwse dy dekada. Në Historinë e Popullit Shqiptar për të shkruhet vetëm dy fjalë “botues i gazetave Shkopi dhe Rrufeja”. Robert Elsie  në dy librat e tij : “A Biographical Dictionary of Albanian History”, dhe “Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries”, e vendos nw publicistikwn e rilindjes shqiptare. Gaetano Petrotta studiues italian nw librin “Studim mbi historinw e letwrsisw shqipe. Zhvillimi historik i kulturës dhe letërsisë shqiptare” shkruan pwr tw, por nw raport me kontributin e tij, ështw shkruar pak pwr njeriu i cili 68 vitet e jetës sw tij i vuri në shërbim të kombit, çështjes që kishte më shumë për zemër, çështjes kombëtare shqiptare.     Vruho dhe Tashko, shkruante Sotir Kolea, nuk kanë nevojë për lëvdata, por për të ngrohur zemrat e brezave të rinj, për t’i mbëltuar ne këtyre atdhetarizmin e kulluar, për të mbarën e vendit dhe të kombit tënë”. Ky mesazh duhet tw pwrcillet sot.

 

5 komente në “DOSSIER/ Per Jani Vruho, Shqipëria mbeti idhulli i tij gjatë gjithë jetës”

  1. tfgs1 says:

    vazhdon historia shqiptare te nxjerre ne drite patriotat shqiptare te cilet kishin vec nje identitet; KRISTIANE!
    ne te kundert gjithe tradhetaret dhe kriminelet te cilet vazhdojne edhe sot jane beqira sunite ,shiite e kesisoj rrace bastardesh turkoshake…………….

  2. Ja kush ka qen dhe mbetet ala sot Shpirti i vertete i Shqiperise
    o rrospit e anadollit ,qe ne kohen kta shqiptare ortodox luftonin per Shqiperi ,
    ju pjellat e rrospive islame ,benit para ne stanin e sulltanit ,
    duke e cuar Shqiprine drejt zhdukjes ,
    njelloj si bojn sot bijt e rrospive t dikurshem
    ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu pjella e djallit te mallkum rropsia musullmanee

    1. Albanistani em i dashtum says:

      lodheni kot ti mbushni menjen sunitave shqipfoles..per ket e ka fajin Janullatus…..
      mos harrojme se nuk kane turp sidomos kur shesin kombin, atdheun detin etj…vetem sunite tregon historia shqiptare per tradheti:
      1. hamza
      2.ahmet
      3.esat
      4. ali pasha
      5. saleh berisha
      6.lulubasha
      7.ilir serb meta

      fevzo,zabit, servet, gramoz rucu, kastriot islami, namik dokle, azek hajdari, tahir,balla etj etj+ isa mustafai, thaci

    2. Arnautovic says:

      Vasli Novosela . Novo- I Ri Sela- Fshat , Fshati i ri srbisht

  3. Nuk munde te hedhim poshte gjakun e patrioteve ne besim musliman !
    Edhe nga besim i kristian jane dale plot tradhtare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje