– Zoti Frederik, në radhë të parë dua t’ju uroj për librin tuaj. Përtej konsideratave të mia pozitive për këtë libër, dua të di emocionin tuaj për të. Si e keni përjetuar botimin?
– Ju falënderoj për konsideratat tuaja pozitive. Falënderoj dhe shtëpinë botuese “Argeta LMG”. Ka kohë që nuk kam botuar, prandaj dhe emocioni është i kuptueshëm. Nuk e di si do të priten e si do të vlerësohen kujtimet e refleksionet e mia. E shoh se njerëzit sot kanë këndvështrime të ndryshme për ngjarjet dhe shpesh i matin gjërat e kaluara nga pozitat e ditëve të sotme. Prandaj e kam parashikuar se shumëkujt mendimet e mia mund të mos i duken të sakta, çka vjen edhe nga pluralizmi i… kujtesës. Nuk kam dashur të bëj biografinë e familjes time, ajo nuk i intereson askujt. Unë thjesht kam qenë dëshmitar i ngjarjeve që çuan në prishjen e miqësisë shqiptaro-ruse. Disa momente nga biografia ime vetëm duan të bëjnë lidhjen e ngjarjeve dhe të japin sfondin e jetesës sonë të asaj periudhe.
Jam i emocionuar dhe i interesuar se a do të kuptohet drejt mesazhi që del nga libri im. Sepse sot ne shqiptarët, e veçanërisht politikanët, duhet t’i ruhemi sjelljeve të papërgjegjshme, mërive e grindjeve midis qeveritarëve, si ato të Enver Hoxhës me Hrushovin, që për të ruajtur karrigen sakrifikuan interesat e vendit. Politikanët lypset të punojnë sot për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me vendet e tjera dhe të gjejnë në vetvete forca për t’u distancuar nga konfrontimet e egra pozitë-opozitë që e kanë dobësuar imazhin e Shqipërisë. Duhet të pranojmë se ne shqiptarët akoma nuk e kemi fituar instinktin e vetëpërmbajtjes. Vetëm fryma e tolerancës dhe e kompromisit mund të çojë në forcimin e miqësisë me popujt e tjerë dhe në arritjen brenda vendit të marrëveshjeve për reforma që mund ta çojnë Shqipërinë përpara.
– Në thelbin e tij libri janë marrëdhëniet shqiptaro-ruse. Pse keni përdorur termin “dramë” për këto marrëdhënie?
– A nuk ishte dramë ajo grindje mes Hrushovit dhe Enver Hoxhës në dhomën ku kishte
punuar Lenini në Kremlin? Po ofendimi që bëri Ibarruri pas fjalimit të Enverit në mbledhjen e 81 partive duke e etiketuar si “një qen të cilit ti i jep të hajë e ai të kafshon dorën”? A nuk ishte dramë shkatërrimi i atyre familjeve të shqiptarëve të martuar me gra ruse, që u përçanë kur u prishën marrëdhëniet? Po fati dramatik i atyre grave të tjera ruse që nuk u kthyen ne Bashkimin Sovjetik e i burrave të tyre, që u persekutuan nga diktatura, u internuan e u burgosën? A nuk ishte dramë ajo propagandë e shfrenuar nacionaliste në Shqipëri që jo vetëm shante Hrushovin, por baltoste miqësinë e popullit tonë me popujt sovjetikë? Dhe, së fundi a nuk ishte për ne dramatike përkrahja e Serbisë nga Rusia kur shqiptarët e Kosovës po vuanin nga terrori dhe gjenocidi i Millosheviçit? Prandaj unë zgjodha titullin e shkurtër për librin “Drama shqiptaro-ruse”.
– Pse pritet të kalonin më shumë se 50 vjet për botimin e këtij libri?
– Pashë në gazetën tuaj vërejtjen e një lexuesi “mos flinte gjumë kaq kohë ky Frederiku!” Por në kohën e monizmit nuk mund të shkruaja gjithçka mendoja. Atëherë as që doja t’i kujtoja ato grindje e sherre në mbledhjen e 81 partive, sepse pas kthimit nga Moska isha shumë i mërzitur e gati po kaloja në depresion. Jo vetëm nga lodhja e tensioni që kisha kaluar, jo vetëm nga keqardhja ime për thyerjen e asaj miqësie, por thjesht edhe nga prishja e gjumit. Sa për ilustrim: Hysni Kapo kërkonte nga unë jo vetëm të përktheja ditën e në darkë t’u zgjidhja filma, por edhe të nesërmen në mëngjes të çohesha herët, të lexoja gazetat sovjetike dhe kur uleshim për mëngjes t’i informoja nëse ishte shkruar gjë për Shqipërinë. Tërë ditën do të ndjeja nevojën për gjumë. Pas ca vitesh u dënova…
Në kohën e pluralizmit nuk jam shfaqur për shumë kohë dhe nuk jam përfshirë në asnjë parti politike, sepse në krye të socialistëve në ato fillime erdhën persona që nuk ishin sjellë mirë me mua. Pastaj isha lodhur me nënshtrimin ndaj opinionit të shumicës në organizatën e partisë, doja të jetoja e të mendoja i lirë. Kam lexuar shumë libra në rusisht në bibliotekat e Bostonit me autorë seriozë që kishin punuar pasi u hapën arkivat e Moskës. Dhe më lindi dëshira të shkruaj këto kujtime e refleksione. Atij lexuesit tuaj që më bënte vërejtje, dua t’i përmend fjalët e një shkencëtari, se sa më shumë plaket njeriu, aq më shpesh e më qartë kujton vitet e rinisë.
– Për marrëdhëniet shqiptaro-ruse është Enver Hoxha ai që ka shkruar i pari, si u lidhën dhe pse u prishën këto marrëdhënie. Çfarë të rejash sillni ju në këtë libër për këto marrëdhënie?
– Në fjalimet e kujtimet e tij Enver Hoxha çfarë shkruan sot e ndryshon nesër. Unë kam bërë ndonjë vërejtje për librin e tij “Hrushovianët”. Kam përshtypjen se Enver Hoxha nuk e kishte arritur dot të kuptonte thellë procesin e ndërtimit komunist në Bashkimin Sovjetik, as karakterin e popullit rus. Një filozof i njohur sovjetik, F. Konstantinov, të cilin e kam takuar në zyrën e Liri Belishovës më 1958, pas prishjes së marrëdhënieve shkroi një artikull në revistën teorike “Komunist”, ku vë në dyshim nëse ka qenë ndonjëherë Enver Hoxha komunist. Nga sa i kemi dëgjuar e i njohim ne shqiptarët biografinë e tij, fjalimet, “veprat” e tij, vërtet nuk ndjehet dhe mund të vihet në dyshim që ai të ketë studiuar e konspektuar librat e Marksit e të Leninit për të njohur teorinë e komunizmit e për t’u udhëhequr prej saj. Edhe përvojën e ndërtimit komunist në Bashkimin Sovjetik Enver Hoxha nuk mund ta njihte në ato 15 vjet, kur nuk i mësoi dot “ciriliket e mallkuara”, siç i quante ai germat e alfabetit rus. Aq më tepër nuk do të njihte dot shpirtin e popullit rus, karakterin rus, për të cilin unë flas në librin tim.
Unë përmend Molotovin që pyet ambasadorin shqiptar në Moskë, Mihal Prifti: Si shpjegohet që populli shqiptar megjithëse nuk është sllav, ushqen ndjenja aq të ngrohta miqësie për popullin sovjetik?! Përgjigjen e kësaj pyetjeje unë jam munduar ta gjej në historinë shekullore të Rusisë e të Shqipërisë, popujt e të cilave qenë të varfër e të skllavëruar për shumë kohë. Shekuj më parë rusët jetonin kryesisht në pellgun e varfër të Vollgës, me klimë të egër, për 300 vjet mbetën të pushtuar nga tataro-mongolët, bujkrobëria në Rusi zgjati deri në vitin 1860. Dihet edhe jeta e varfër e në skllavëri e popullit tonë, sidomos gjatë pushtimit të gjatë otoman. Hijet e skllavërisë e të varfërisë lënë gjurmë të forta në karakterin e popujve. Miqësinë shqiptaro-ruse unë e lidh edhe me veçori të tilla të karakterit rus e të shpirtit rus, si urtësia, mirësia, mikpritja, dhembshuria për atë që ka rënë në fatkeqësi, qoftë dhe për faj të pushtetarëve. Italianët dhe rusët quhen si popujt më të afrueshëm e të filtër në Europë. Nuk e fsheh se ruaj nostalgji për njerëzit e thjeshtë rusë e ukrainas që më janë sjellë me dashamirësi gjatë viteve studentore në universitetin e Kievit e atë të Moskës. Populli rus na donte e na respektonte edhe sepse kishim luftuar së toku kundër fashizmit.
– Në një nga kapitujt e librit tuaj ju përmendni fjalët e Levitanit të famshëm: “Ne jemi spikera, jemi skllevër, jemi të detyruar të kryejmë punën tonë ashtu siç na e kërkojnë”. Mos doni të thoni me këtë se edhe ju kini bërë detyrën tuaj verbërisht në atë kohë?
– Unë kam qenë spiker në Radio-Moska, dhe ashtu siç thotë Levitani, kam lexuar tekste të gatshme që më viheshin përpara mikrofonit, duke u bërë skllav i frazave që na vinin nga lart. Si spikeri i radios edhe përkthyesi nuk bënin ndonjë punë krijuese, veçse duhej të kishe talent në të lexuar, diksion, zë të mirë. Levitani kishte zë të çeliktë, leximi i tij të drithëronte edhe kur fliste për pushtimin e Kievit nga gjermanët, edhe për betejën e Stalingradit. Është tjetër gjë pastaj pyetja nëse kam bërë verbërisht detyrën në sektorin e propagandës e si pedagog i ekonomisë politike. Po, kam shkruar edhe gjëra të gabuara, edhe kundër bindjeve të mia, megjithëse u dënova si njeri liberal, revizionist, sepse po tregoja diçka të vërtetë nga realiteti i vendeve të perëndimit në atë kohë.
– Në marrëdhëniet shqiptaro-ruse, harmoninë në fillim dhe prishjen më pas; sipas kujtimeve dhe reflektimeve tuaja, kanë luajtur një rol të veçante çështjet që ne kishim me Jugosllavinë. Mendoni se Enveri ka vepruar drejt në qëndrimin që ka mbajtur në këtë drejtim?
– Pas hapjes së arkivave ruse, shumë autorë arrijnë sot në konkluzionin se në prishjen e marrëdhënieve midis Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik pas rezolucionit të Informbyrosë, nuk mund të fajësohen veças as Stalini e as Tito. Ka dhe autorë rusë që thonë se shkaktar i prishjes së këtyre marrëdhënieve ishte Enver Hoxha që njoftoi Moskën se Tito donte të sillte divizionet e veta në Korçë. Stalini ishte i pakënaqur me Titon sepse, pasi mori Istrian, ky donte të fuste brenda kufirit të Jugosllavisë edhe qytetin italian të Triestes, çka do të zemëronte aleatët. Po ashtu Tito nuk po e dëgjonte Stalinin që të mos ndihmonte më partizanët grekë e të ndërpritej lufta civile, sepse Perëndimi nuk do të pajtohej me një Greqi komuniste që mund të pengonte udhët detare të Mesdheut. Në vitet e para pas çlirimit Enver Hoxha e lavdëronte me superlativa Titon, por pastaj e shante si askush tjetër. Më vonë në fjalimin e tij në Pulja, Tito i kërkonte Hrushovit të largonte nga pushteti Enver Hoxhën e Mehmet Shehun. Përpara një rreziku të tillë, Enveri do të priste çastin për të marrë veprime të guximshme që të ruante karrigen. Kurse Hrushovi u tregua hakmarrës ndaj Enver Hoxhës për sjelljet e tij brutale.
– Ju në librin tuaj përmendni shumë personazhe të asaj kohe, përmendni episode me Ten Hsiao Pinin, Mehmet Shehun, Ramiz Alinë, Liri Belishovën. Çfarë konsiderate keni për ta pas më shumë se gjysmë shekulli?
– Ten Hsiao Pinin e kam njohur në Tetor 1960, në Komisionin për redaktimin e projekt-deklaratës së mbledhjes që do të mbahej në Nëntor. Disa herë me Hysni Kapon shkuam të dy në ambasadën kineze në biseda me Ten Hsiao Pinin, që e ndihmuan shumë delegacionin tonë. Unë përktheja në rusisht dhe e kthente në gjuhën kineze përkthyesi i Mao Ce Dunit me të cilin krijuam simpati reciproke. Dhoma e ambasadës kineze, ku zhvilloheshin bisedat, mbaj mend se ishte pa dritare, që të mos përgjohej. Pastaj u takuam me Tenin në nëntor, si dhe pas dy vjetësh në Kinë. Çu En Lai dhe Çu De mbaruan shkolla të larta në Gjermani me paratë e prindërve të vet, kurse Teni në Francë, trupvogël e i zgjuar, punonte dhe njëkohësisht ndiqte shkollën. Pas disa peripecish ai doli në krye të udhëheqjes kineze dhe ndërmori reformat e famshme që çuan në zhvillimin e madh të Kinës. Kur ai vajti për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Enver Hoxha nxori fjalë të pista: “Liliputi i verdhë në Shtëpinë e Bardhë”. U tregua dogmatik, megaloman e bukëshkalë ndaj Kinës që na ndihmoi shumë kur vetë ishte në varfëri.
Ju pyesni ç’konsideratë kam për Mehmet Shehun. Kam lexuar shkrime që e shajnë, të tjerë që e lavdërojnë. Unë vetë nuk e kam njohur nga afër. Mbaj mend se më ka lavdëruar një herë për një libër, të cilin gruaja e tij urdhëroi më vonë ta heqin nga qarkullimi kur u dënova. Por do të përmend vetëm raste kur asistova në një “bisedë” të tij në teatrin e operas (sot salla Institutit të Arteve). Pasi foli tri orë për situatën e për bëmat e veta, Mehmeti hodhi pyetjen: “Çfarë do populli shqiptar?” Dhe u përgjigj vetë: “Bukë, brekë e fishekë!” A ka fjalë anadollake më poshtëruese për një popull?! Dhe në fund “i siguroi” të pranishmit në sallë se ne, udhëheqja shqiptare, “e hamë dhe një Luftë!” I kujtoj këto lodra me zjarrin dhe mendoj sa të nevojshme e kemi sot ne shqiptyarët të qetësohemi, të ulim tonet kur flasim, të ruajmë miqësinë me të gjithë popujt, me komshinjtë, me Amerikën, me aleatët tanë strategjikë si dhe me Europën, me Kinën, me Rusinë, por edhe me Serbinë, të punojmë e ta çojmë përpara vendin.
Ramiz Alia më është sjellë gjithmonë mirë, sidomos në fillim, kur më merrte si përkthyes në Moskë. Ishte njeri më i butë, megjithëse shpesh përdorte për ndonjërin shprehjen “në esfel të vejë”. Kur erdhi pluralizmi e nuk ishte më president, unë nuk shkova ta takoj, siç bënë disa shokë të mi. Jo sepse ai nuk më ndihmoi kur unë u dënova, nuk i dilte dot përballë familjes Shehu. Por unë nisesha nga diçka parimore. E kisha kuptuar me kohë se familja Shehu priste të vdiste Enver Hoxha e ajo të vihej në krye. Dikujt kjo mund t’i duket për mburrje. Kur doli çështja e fejesës së djalit të Mehmetit ishte vetë ai, Ramizi që i telefonone atij në shtëpi dhe i thoshte të thellohet në autokritikën para Byrosë politike. Për mua, kjo ngjante me skenat e Makbethit. Në letrën amanet për Enver Hoxhën para se të vriste veten, Mehmeti quan Jago dhe Ramizin dhe Foto Çamin. Tani e kuptoj pse Fiqrete Shehu u nervozua kur Foto Çami i telefonoi asaj që të më lejonte të punoja për atë tekst të mallkuar të ekonomisë politike.
Liri Belishova gjithashtu ishte sjellë mirë me mua. Kisha dëgjuar se donte të më afronte për ta ndihmuar të njihej me literaturën teorike që vinte nga Moska, sepse ajo vetë lodhej nga syri. Ishte grua e zgjuar e mjaft energjike. Në mbledhjen e organizatës së aparatit, ku do të dënohej Liria, ma bën me shenjë Ramizi që të çohesha e të diskutoja. Unë ju shmanga ofendimeve personale që bënin disa aparatçikë, fola kryesisht për mbledhjen e Bukureshtit. Nuk mund të arsyetoj për motivet e qëndrimeve të saj, ajo e dinte situatën në byro që të merrte përgjegjësitë. E kam takuar para disa vitesh pranë një kioske gazetash në Tiranë, u përshëndetëm me dashamirësi.
– Aktualisht ne jemi aleatë strategjikë të Shteteve të Bashkuara. Në këtë kontekst, si e shikoni të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-ruse?
Ne shqiptarët jemi të vegjël e të pafuqishëm të japim ndonjë mendim për çështje madhore. Kuptohet se e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-ruse do të varet edhe nga fatet e konfrontimit të sotëm midis Rusisë e Perëndimit. I bashkohem atyre autorëve që mendojnë se midis popullit amerikan e popullit rus nuk mund të ketë konflikte, por vetëm kundërshti për çështje të veçanta, sepse miqësia midis tyre është lidhur me gjakun e derdhur në Luftën e Dytë Botërore. Në libër unë e kam quajtur një dramë të re shqiptaro-ruse ftohjen e mëtejshme të marrëdhënieve si rezultat i politikës së Rusisë që mban anën e Serbisë në ngjarjet e Kosovës. Për vite me radhë politika shtetërore e Rusisë ka dashur të pengojë shkëputjen e Kosovës dhe pavarësinë e saj, të mohojë të drejtat e shqiptarëve që përbëjnë atje 90% të popullsisë, të mbulojë krimet e genocidin e Millosheviçit. Në një intervistë në televizion, këtë vit i respektuari ambasador i Federatës Ruse në Tiranë tha një të vërtetë të hidhur, që në Rusi kanë imazh të keq për Shqipërinë e prandaj vështirë të vijnë turistë rusë në plazhet tona. Ndoshta kanë ndikuar për keq në këtë imazh edhe peripecitë e tranzicionit tonë, bëmat e mafias shqiptare, sikurse ka ndikuar edhe në imazhin për Rusinë veprimet e mafias ruse. Por është fakt se në Rusi gazetat e televizioni flasin mirë për serbët dhe jo mirë për shqiptarët. Madje në një dokumentar për Kosovën në televizionin e Moskës dëgjova spikerin që tha “barbarët shqiptarë”! Ne shqiptarëve nuk na pëlqen qëndrimi i Rusisë kundër pavarësisë së Kosovës. Rusia është shtet i madh dhe ky qëndrim ndoshta nuk zë ndonjë peshë në problemet e shumta të saj, por për në pavarësia e Kosovës është çështje madhore. Tani Serbia kërkon të hyjë në Bashkimin Europian, do të vijë dita që ajo do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe atëherë Rusia ndoshta do ta kuptojë se përsëri nuk është sjellë mirë me Shqipërinë e vogël. Rusia edhe sot është shteti me sipërfaqen më të madhe në botë, ajo ka më tepër ndikim në fushën politike e ushtarake e më pak në ekonomi, sepse ka probleme: disa degë janë hakërrima të prapambetura, përsëri peshë kryesore kanë shitjet e lëndëve të para, erdhën vështirësitë e krizës, sanksioneve, rënia e kursit të rublës. Por Rusia ka pasuri të mëdha natyrore dhe potenciale njerëzore, ka talente për zhvillimin e shkencës, të artit e të kulturës. Le të shpresojmë se do të përmirësohen marrëdhëniet e saj me Perëndimin në të mirë të paqes në botë.
Zoti Frederik, me vjen keq se edhe mbas 60 vjetesh je shume konfuz ne ata qe thua dhe shume here kundershton veten gjate intervistes.I tregon ngjarjet sikur ti te ishe nje nga ata…prandaj edhe duhet te te kene denuar sepse ke dashur te tregohesh shume konfident, ku ne fund te fundit ti ke qene vetem nje perkthyes apo nje fjalor ne duart e tyre.Vendimet apo situaten e dinin ata qe ishin aktoret kryesore te ngjarjeve, ti o i shkrete ju ke lexuar gazetat dhe ju ke perkthyer materialet pa asnje te drejte vendimarje.Mjaft na tregove perralla i dashur, shijo pleqerine aty ku je.Hajd, mbec me shendet!
Kot ja kane edhur posht kot meritat ketij sherbetorit te Hrushovjaneve qe flet me kaq superlativa per agjentet e ruseve si Liri Belishova e te tjere si dhe per potencialin ekonomike e ushtarak te sovjetikeve si dhe shpreh keqardhmen per prishjet e me ta. Kot i kane rene me qafe Memetit, Beqirit e grupit te tyre armiqesor ku ne fakt ne krye te tyre qendronte ky palo perkethyes qe e mburjet veten si me i mire dhe antaret e byrose i luteshin dhe i benin temena qe ky tja perkethynte fjalimin E mor Frederik po na i ke sjelle tani pjesen e estrade se Fierit – doni me per Frederikun o me fal per Belulin. Me qe bota eshte kurizore mbi jeten e veprimtarine politike te Enver Hoxhes shkruani ndonje tefter e mundoheni te genjeni sa te mudeni se mund tju besojne dhe mund te beni ndonje lek me qe ke qene qeni qe rije i lepire e puthje kembe Enverit sa ishte gjalle. Tani na u bere disident e demokratike i thekur si thone ushqehe qene po ruhu se te ha duarte dhe puna juaj o Frederik Beluli.
“Pordhe me rrigon” i thoshin qemoti, ketij i paskan ngeluar akrepat e ores ne vitet 60! A thua se po behet merak njeri se cfare tha Enveri e cfare tha Mikojani apo aq me keq Cuja!Ha ha ha!
Pershendetje Frederik Gjerasi, te falenderoj per kete interviste te shkelqyer,te argumentuar, te sakte per te shkuaren dhe te tashmen, mendime te sakta dhe problemore per vendin dhe boten.Kjo interviste eshte nje shtese plotesuese per librin tuaj te botuar keto dite. Ne ribotimin e ardhshem te librit kjo interviste duhet patjeter t’i bashkengjitet. Te fala edhe Doles.
Ka nje te vertete te padiskutueshme qe e nenvizon Zoti Gjerasi.Prishja e Hoxhes me sovjetiket erdhi per kolltukun e vet dhe jo per tradhetira ideshe etj etj etj.Kjo e vertete zbulon genjeshtren e Kadarese qe prishjen e pershkruan si tradheti te marksizem leninizmtb nga sovjetiket dhe Enverin si madheshtor etj etj etj.Po te futemi me thelle do te shohim se krijesa e Kadarese, perkthyesi Besnik Struga, s ishte gje tjeter vec nje personazh klishe i nje vepre fallco te realizmit socialist.Urime z Gjerasi.Me mire vone se kurre.Te shohm repliken e manipulatorit te madh Kadare…
Zoti Frederik! Ti bën mirë që shkruan kujtimet e tua.Sigurisht që dikush do t’i pëlqejë e do t’i vlerësojë dhe dikush tjetër, meqë nuk ka ç’të thotë, do të fyej e të baltosë. Mendoj se kujtimet si këto tuajat i shërbejnë memories së kombit.Vlerësimet tuaja për miqësinë midis popujve dhe shteteve më duken pozitive. Ushqimi i armiqësisë apo armiqësive të çon në qafëthyerje.Sigurisht nuk është se jemi rrethuar gjithnjë nga miq e dashamirës, por zjarri i ferrit duhet shuar e jo fryrë, baroti thatë, por jo të hidhet në zjarr vend e pa vend.
Kadareja eshte ne majen e Olimpit disa vazhdojnet ti gjuajne akoma me gure…o sa te mjere dukeni!
Ceni dhe Ivani i madh, asgje per thelbin e ceshtjes.Ai vazhdon te jete tek ne shqiptaret rrenues.Dashuria me kolltukun.Per te i veme zjarrin vendit, per te e cojme popullin te haje bar, per te e leshojme nje te treten e popullsise neper rruget e botes.Per te organizojme zgjedhje fars duke manipuluar me te gjitha menyrat, tregojme papjekuri ne demokraci.Frederiku nuk eshte Besnik Struga dhe Besnik Struga s eshte Gjerasi.Ju te dy sic kuptohet jeni te dale nga katakombet e errta te nendheshme te kohes se shkuar.Jepni nje pendese, vetem nje pendese dhe fisniket do t ju falin.Nuk keni ndonje merite te vecante per te qendruar gjithnje ne krye e per te sulmuar palen tjeter si tradhetare dhe sherbetore te socialimperializmit.Shumica e petritave te luftes jane vrare prej jush.Motivi- kolltuku.Sa keq qe jeni aut.
Isa, pergjigju konkretoisht problemit te ngritur, jo me bla bla bla…
Ti petro me sa duket te pelqejne brockellat e Frederikut se mbeshtet nenen e Serbise Rusine aq te dashur per ju dhe vllezerit e tu serbe. Sa per moralinin tend ne lidheje me miqesine me fqinjve ska nevoje te na rekumandosh ne se na i ka treguar historia dhe ska pse te na i keshillon ti e ndonje filmi Serbo rus si ti. Prandaj sherbei sa te mundesh klaneve Serbo ruseve se ata jane bere pengoje kryesore per njohin e Kosoves ne ate nen botrore se keshtu fitoni kocken e radhes Ne i qendrojme realitetit te dekumentuara jo vetem te Shqiperise po dhe te te huajve qe shkruajne dhe komentojne mbi fakte. Ti i qendron brockella e te ketij sherbetori te bindur qe sa qe gjalle padroni lehte e i lepin te kembe atij me vdekjen e tij ndroi padronit e po ulerin si ti po ne nuk na prishen shume pune se cfare mund te shkruajne keta manipulatore te historike.
Mire e thote Hysa “pordhe me rrigon” kurse une do shtoja “fende Frederiku”. Mbajini ere kush ka deshire dhe nostalgji per ruset.
Prape jasht teme Ceni.Dhe me siguri eshte nje nga ata qe ka bere dashuri me ruset.Po kurvat keshtu e kane.S pyesim me cil shkojne.Mjafton te fitojne dicka.O cen…Cilet jane protagonistet e dashurise me jugosllavet, ruset, kinezet, forcat e veta(injorante kuptohet) e tani me amerkanet?Kurvat.Beni nje here falje brenda vendit.Pas 50 vjetesh u kthyet te miqte e armiqve te klases dhe i bete miiq.Ju prape e dridhni se te tille jeni.Ju shoqeron “filozofia” e fukarait.E di tii se c ben fukarai kur behet pashe?
KOMENTI im i vetem esht, ha dhe ti buk si ter te tjeret zoti perkthyes se te ter ju qe ENVERI ju mbajti si pak te tjer e shani me shum ate sot , por te pakten lerini rradh dhe atyre qe jan demtuar nga ai rregjim se nuk po e kuptojm si keni ndenjtur afer atij burri dhe keni internuar vrar dhe burgosur per ti ber qefin atij sistemi dhe qe te forconit pozitat tuaja ne at koh , se dhe vrasjet internimet dhe burgosjet nuk i beri ENVERI jo se ai as qe merej me ato gjera por kto koba i bet ju faqezinjt qe shani sot me paftyrsin me te madhe , sot Ffigura ENVERIT dhe mas vdekjes esht shpetimtarja e vetme e faqezinjve me pozit te asaj kohe qe shajn sot se te ter per çdo gje qe ka ndodhur ne at koh faien per ju e ka VOLTERI me fani ENVERI , por dhe kjo gje nuk me habit nga sera juaj se ju çdogje ne jeten tuaj e beni per te fituar dhe siguruar jeten tuaj , kur e keni urryer kaq shum ate burr shteti pse nuk doli njeri nga ju leprist profesionist te bythve ta vriste dhe ta benim hero po nuk lat njeri pa spiunuar dhe internuar ne at koh vetem se vet ndjeheshit komod ne detyrat qe ju kishte caktuar sistemi shkuar dhe sot qe i humbet ofiqet po luftoni per ofiqet e sistemit te ri o mashtrusit me te felliqur te kombit ton.
O Petro, o cun i Rikut, kenke tralala nga mendja!
Fredi eshte katandisur si mumje e ballsamosur, por gjene edhe kur ka qene i ri se mos ndriti per inteligjence te jashtezakonshme. Ato bucet ne Rusi, ia dergonte KGB-ja, por Fredi me shoqni aq te mbarum ishin , sa kujtonin se ju vinin nga mbrapa se ishin te bukur!
Frederik; Mehmet krimineli quante Jago Kadri Hazbiun spse Habiu e kritikoj rende Shehun ne mbledhjen e Byroje,kurse Hushov quante Ramizin sepse ai Shehu me 1973 kerkonte ta e varroste Ramizin per Liberalizmin? dhe Ramizi e akuzoj Shehun per Dualizem q o te thot kerkon te konkurosh me Enver Hoxhen dhe vetem kjo akuze e beri Envein ti kundervihej Shehut me serjozitet dhe Shehu ashtu sic ishte nje Klaun frikacak seps pa pushtet ai te hante mune ,shkoj ne Esfel,vrau vehten si nje Lepur nga Laberia,