Gjatë kohës kur krahina e Çamërisë hyri brenda kufijve administrativë të Pashallëkut të Janinës, edhe aty si në gjithë Shqipërinë u realizuan, si asnjëherë më parë, vepra të rëndësishme publike, të karakterit ushtarak e civil, si kështjella, rrugë, ura, banja (hamame), hane, ujësjellësa, çezma publike dhe godinave administrative. Ali Pasha Tepelena, pothuajse në çdo qytet të rëndësishëm të Pashallëkut të tij, kishte nga një pallat të vetin të ndërtuar, që në shumë raste u vizituan edhe nga udhëtarët e huaj. Një skicë interesante me laps dhe bojë tush të pallatit të tij në Artë na ka lënë udhëtari dhe piktori Charles Robet Crockell në 1813. Në skicë shquhen konturet e mëdha të Pallatit, apsidat e brendhme, dritaret e mëdha, si dhe ballkonet paksa të dalë njëlloj sin ë arkitekturën otomane të shtëpive të Beratit dhe Gjirokastrës. Po për vitin 1813 kemi një përshkrim interesant për tregtinë që zhvillohej nga qyteti i Artës nga t Dr Henry Holland, udhëtarit dhe mjekut që vizitoi Pashallëkun e Janinës në 1812-1813. Ai ka lënë një libër shumë të çmuar të titulluar “Travels in the Ionian Isles, Albania, Thessaly, Macedonia, &c., during the years 1812 and 1813”-“Udhëtime në Ishujt Jonianë, Shqipëri, Thesali, Maqedoni etj gjatë viteve 1812-1813”, të përkthyer në shqip “Mjek te Ali Pasha”, Migjeni:2009.
Gjatë kohës së Ali pashë Tepelenës në Çamëri njohu një zhvillim të madh edhe tregtia. Si një nga krahinat më pjellore të Shqipërisë, Çamëria prodhonte produkte bujqësore që eksportoheshin drejt tregut tradicional të Korfuzit, por tashmë edhe drejt Puljes, Ankonës, Triestes dhe deri në Maltë. Dr. Holland që e konsideronte Artën si daljen kryesore për pjesën jugore të Shqipërisë, shkruante se në vitet 1820, artikujt kryesorë të eksportit nga ky gji ishin drithi, lënda drusore, vaji, duhani, pambuku dhe leshi. Eksportet e drithit, sipas tij, shkonin drejt Italisë, Ishujve Jonianë, Maltës e gjetkë. Pashai i Janinës zotëronte monopolin mbi shitjen e drithërave. Nga gjiri i Artës eksportohej gjithashtu lëndë drusore, për të cilën interesoheshin deri arsenalet e marinës në jug të Francës. Gjithnjë sipas Holland, nga Arta eksportoheshin sasira të konsiderueshme vaji, duhani, leshi e produktesh leshi, siç ishin gunat apo velenxat.
Sot Pallati i Ali Pashë Tepelenës nuk egziston në Artë dhe ka mundësi të jetë shkatërruar si rezultat i luftërave por dhe mërisë të feudalëve të tjerë shqiptarë që pas rënies së tij nxituan të rrënojnë çdo gjurmë të pushtetit të Ali Pashë Tepelenës. Një ndjesi dhe sjellje tragjike kjo, që prej shumë kohësh nuk i kemi shpëtuar.
Një skicë interesante me laps dhe bojë tush të pallatit të tij në Artë na ka lënë udhëtari dhe piktori Charles Robet Crockell në 1813. Në skicë shquhen konturet e mëdha të Pallatit, apsidat e brendhme, dritaret e mëdha, si dhe ballkonet paksa të dalë njëlloj sin ë arkitekturën otomane të shtëpive të Beratit dhe Gjirokastrës. Po për vitin 1813 kemi një përshkrim interesant për tregtinë që zhvillohej nga qyteti i Artës nga t Dr Henry Holland, udhëtarit dhe mjekut që vizitoi Pashallëkun e Janinës në 1812-1813. Ai ka lënë një libër shumë të çmuar të titulluar
Z.artikullshkrues!Shqiperia e sotme nuk bente pjese e gjitha ne Pashallekun e Janines,ka patur edhe pashalleqe te tjera.Gjithashtu mund te na sqarosh ne nje artikull tjeter ato ndertimet e shumta e te rendesishme me karakter civil qe ka ndertuar Ali pasha ne teritorin e Shqiperise se sotme,pervec disa me karakter ushtarak si riparimi I disa kalave?Me respect.Ju lutem botoni komentin tim!
Me fascinon historia e Aliut, nuk besoj qe ka ndonji shqiptar tjeter, me perjashtim te Skenderbeut, per te cilin eshte shkrua ma shume se sa per Pashain e madh.
Sipas disa letrave te kronisteve venecian e tjere, thuhet se Pashalleku gjate sundimit te tije, lulzonte ne te gjitha anet dhe se Pashai nuk ishte nacionalist e aq me pak fanatik religjioz. S´mund gjeta te dhena se a ishte analphabet, por e
sigurt eshte qe kishte nje Bibliotheke te cmuar qe i perngjante asaje te Napoleonit.
Nje gje s´me le rahat, ai thesari qe u gjet ne Ishullin Monte Cristo, a mos i shte i Pashait sepse francezet ia beren nji tradhti!
Ka te dhena se Ali Pashe Tepelena kishte pergatitur terrenin dhe kishte kerkuar fshehtesisht qe fuqite e medha te njihnin shtetin e tij shqiptar! Ka dokumente per te cilat ende nuk flitet hapur,se Ali Pasha kishte lidhje jo vetem me fuqite evropiane por nje lidhje te fshehte edhe me Carin e Rusise dhe kishte pergatitur modalitetet per njohjen dhe perkrahjen nga ata te shtetit te tij. Dihet qe ne fillimte karrieres se tij politike Aliu e krahasonte veten me Pirro Burrin e Epirit (dicka qe nuk kercenonte drejperdrejt Perandorine Otomane). Por ne vitet e fundit Ali Pasha filloi ta krahasoje vehten me Gjergj Kastriot Skenderbeun,duke zbuluar qarte tendencat e tij antiosmane. Perpjekjet e Aliut per bashkimin e shqiptareve jane tashme te njohura,kur Ali Pasha krijoi bashkepunim me Bushatllinjte e Shkodres,te cilet zoteronin nje pjese te rendesisme te Shqiperise Veriore. Madje ashtu sic bejne familjet mbreterore apo pricerore kudo ne bote,Aliu krijoi krushqi me Bushatllinjte.Po ashtu,per te fituar besimin dhe perkrahjen e fuqive evropiane ka dyshime dhe fakte anesore qe tregojne se Ali Pasha ishte pagezuar ne kristian, ne menyre te fshehte!
Ne fund vlen te permendet nje shprehje e njohur qe i ka thene Aliut, oficeri i famshem i Ushtrise se tij,Kapedan Marko Bocari : PASHAI IM,NE DO TA BESH SHQIPERINE,BASHKOJU ME BUSHATLLINE!!!
O Moderator, po pse ma fshive komentin bre?
Ky eshte pallati ku Ali Pashai pallonte hanemet greke
Permend vitet 1800 dhe libra te huajsh dhe Camerin. Shum mire. Por ke ren vet brenda se i huaji e quan Thesproti dhe jo Cameri. Shiko titullin e librit. Pra kur u shfaq ky emer se ne ate s ka qen dhe si u shfaq.
KRIOKRISKU!
Popuj e në periudha të ndryshëm/me, vendet marrin emërtime të ndryshme, kështu SKUPI, SHKUP, tek sllavët na u bë SKOPJE-TO, tek osmanlinjtë YSKYP dhe gjatë sundimit turk-osman edhe Evropa e quante YSKYP.
CAMËRIA për ne është CAMËRI, si SKUPI – SHKUP etj.
FINLANDA ka disa emërtime ashtu si kryeqyteti i saj HELSINKI, varësisht nga perspektiva e cdo populli në vete.