Si u përçanë suljotët më 1822 dhe kujtimet e politikanit grek

23 Shtator 2016, 23:23Dossier TEMA

Një historiani grek të ditëve tona, do t’i mjaftonte të lex onte veçse një libër historik apo më mirë një dëshmi historike të Konstantin Metaksa, një figurë e luftës për pavarësinë e Greqisë, për të shpërndarë atë mjegull të kaq kohëshme mbi historinë gati dy shekullore të origjinës së suljotëve dhe së pari të Marko Boçarit: ishte shqiptar apo grek?

Çfarë ishin suljotët? Konstantin Metaksa, një personalitet i asaj kohe dhe përfaqësues i qeverisë provizore greke i dërguar në Misolongj, kishte takuar atje Marko Boçarin dhe kishte qëndruar disa kohë, kur forcat suljote ishin të përçara, në një kohë që Misiolongji rrezikonte të rrethohej dhe të rrënohej, çka do të ndodhte pak vite më vonë.

Ishte viti 1822-1823 dhe Metaksa përshkruan grindjet e mëdha midis partizanëve të Marko Boçarit, atyre të Xhavellës si dhe të mbështetësve të arvanitasit Teodor Grivas. Emri i Marko Boçarit atë kohë ishte bërë legjendar dhe madje pikërisht ato ditë lord Bajroni kishte kërkuar ta takonte. Marko tashmë ishte komandant i Përgjithshëm, por kjo kishte krijuar përçarje mes suljotëve. Por ajo që është e rëndësishme në librin dëshmi të Konstantin Metaksa, “Kujtime lufte për Pavarësinë e Greqisë”, të cilën ia përktheu dhe botoi në frëngjisht, në Paris, miku i tij francez Jules Brancard, nën titullin “Souvenirs de la guerre de l’Independance de la Grèce”, ishte konstatimi historik i tij për Boçarin si shqiptar.

Konstantin Metaska&Kujtimet pwr Marko Boçarin

Ja çfarë ka shkruar ndër të tjera ai: “Të nesërmen e bisedës me Boçarin në Misolongj, Marko thirri gjithë kapitenët, oficerët dhe ushtarët suljotë në hyrjen e një shtëpie të madhe turke, duke u folur atyre në gjuhën e tyre shqipe dhe u mbajti një fjalim patriotik dhe shumë entuziast. Ja një pjesë e fjalimit të tij: “Zemra po më plas kur shoh që bashkëpatriotët e mi më dyshojnë padrejtësisht dhe më largohen sikur unë dua t’i komandoj të gjithë.

Përçarjet tona do të sjellin shkatërrimin e suljotëve dhe pikërisht këtë duan dhe armiqtë tanë. Ne e humbën atdheun tonë dhe duam të ndërtojmë një tjetër jetë, por duke qenë të përçarë ne s’do mund ta realizojmë këtë. Ne duhet ta ruajmë famën tonë ushtarake, por a mund ta ruajmë atë duke qenë të përçarë?

Ne jemi të pakët në numër, por për shkak të famës që kemi, shumë të huaj po bashkohen me ne dhe lavdia e betejave tona na përket veçse neve. Kur të jemi të bashkuar ne do të krijojmë një trupë të vetme ushtarake: do të jemi suljotë! Ndërsa të përçarë ne do të detyrohemi të bashkohemi me të tjerë dhe emri suljot do të shuhet, duke qenë pastaj ndjekës të Iskos, Rhangos, e të tjerëve.

Ne duhet të kujtohemi për atë që i detyrohemi tokës sonë dhe që mbajmë emrin e Sulit, emër që do ta ruajmë veç po të jemi të bashkuar. Ne mbajmë emrin e etërve tanë të vjetër që kanë luftuar gjithnjë kundër tiranëve për lirinë e tyre: unë emrin e Boçarëve, ti, emrin e Xhavellave, ti tjetri atë të Zervës, të Fotomarës, të Danglis, dhe, nëse jemi të përçarë dhe të shkruar në radhët e Plaputos, Kolokotroni, Iskos e të tjerë, nuk do arrijmë asgjë…

 

Vëllezër, ne kemi detyrime ndaj vetvetes, ndaj nderit tonë, ndaj familjeve tona, ndaj famës ushtarake. Ç’dobi mund të kemi me përçarjet tona? Pra, pikësëpari duhet vëllazërimi, besa mes nesh, çka është mënyra e vetme përmes të cilës ne mund të nderojmë atdheun tonë dhe të na bëjë njëkohësisht të dobishëm për lirinë e Greqisë. Bashkëpatriotët e mi! Unë nuk i kam kërkuar grada qeverisë dhe as jam emëruar kryekomandant, e megjithatë ju të gjithë, ashtu si dhe unë kjo gjë u është akorduar, pasi edhe ju e meritoni ashtu atdsi dhe unë.

Pra, për të provuar se unë nuk kam ndjenja egoizmi e ambicie, dhe se jam po ai Marko që ju e keni parë në luftë krah jush, unë po e gris para të gjithëve këtë diplomë të gjeneralit dhe ju betohem se nuk dua asnjë ofiq tjetër veç atë të të parëve të mi, çka e keni edhe ju. Ne jemi vëllezër dhe e kemi një gjë të përbashkët: Lavdinë dhe Nderin! Ja armiku që na pret! Ai është në fushën e betejës dhe ne duhet ta nderojmë veten me trimërinë tonë”. Duke folur kështu, Marko e grisi diplomën e gjeneralit.

Fjalimi dhe akti i tij i bëri të tjerët të ngrijnë, duke iu mbushur sytë me lot. Të gjithë u ngritën menjëherë dhe përqafuan njëri-tjetrin. Dhe duke marrë Xhavellën me vete, si dhe kapitenët e tjerë suljotë, Marko erdhi tek unë. Në sytë e mia kisha lotë gëzimi!…” Më tej, Metaksa shkruan: “Kampi osman përbëhej nga turq dhe shqiptarë të Shkodrës, nga mirditasit dhe çamët. Gjuha, veshja dhe armët e tyre nuk ndryshonin fare nga ato të suljotëve. Marko Boçari dërgoi drejt kampit turk Nuçi Boçarin që të informoheshin për pozicionet e tyre. Dhe turqit nuk e kuptuan atë.

Ai qëndroi mes tyre në datën 6 dhe 7 gusht. Kur e pyesnin, herë u thoshte se ishte thjeshtë shqiptar e herë se ishte çam. Në datën 8 gusht erdhi tek Marko dhe i tregoi për pozicionet e tyre. Marko më tha se do të sulmonte në datën 9 që pa u gdhirë… Ishte e pabesueshme kur pashë Vasil Gudhën, sekretarin e Markos, që erdhi dhe më dha lajmin e vrasjes së tij…”

Funerali

Konstantin Metaksa përshkruan, gjithashtu, funeralin e Markos si dhe çastin kur Vasil Gudha kishte sjellë trupin e Markos, të cilin ai e kishte marrë në krahë. E motra e Markos, Maro, që ishte e martuar atje me një nga Agrafa, kërkoi që trupin e Markos ta vendosnin në shtëpinë e saj, që t’i bëheshin ritet e Sulit dhe më pas të çohej në kishën e madhe të qytetit për përshpirtjen e rastit.

“Ne jemi mësuar me vdekje të tilla të mëdha, i kishte thënë Maro, sepse sapo kemi ardhur në këtë botë ne kemi dëgjuar nga etërit dhe vëllezërit tanë veç për luftëra dhe vdekje. Sa keq! Ky ishte dhe fati i të mjerit Marko! – dhe ajo ishte shembur me lot mbi trupin e tij. Metaksa kishte dhënë urdhër të qëllonin topat me 37 të shtëna, një për çdo vit të jetës së heroit suljot… Vdekja e Markos kishte prekur gjithë Greqinë dhe tronditi Europën humaniste që priste çlirimin e Greqisë. Siç del nga teksti i këtij libri, pra nga dëshmia e një personaliteti të Greqisë së re të asaj kohe, është se në fjalimin e tij, Marko fliste për atdheun e tij dhe se lufta e tyre do të kontribuonte njëkohësisht dhe për lirinë e Greqisë.

46 komente në “Si u përçanë suljotët më 1822 dhe kujtimet e politikanit grek”

  1. @@@ says:

    Varu kkkk pune te pabesesh e gjakdhjeresh antishqiptare te cveshur nga cdo identitet per nje dogem jevgjitesh nga Lindja e Mesme ja rrasen plumbin koqeve maloket i thane mjaft na cave kkk kurve suljote hahahahaha

    1. €piriiiiii says:

      Disa Qyqar ja hedhin Fajin Suliotëve se u bënë grek. Por nuk thone asnje llaf asnje fjale per muhamedanet shqiptar me ne krye Ali pashane qe dogjen masakruan vrane e shkretuan gjith Sulin. O Qyqar Suliotet luftonin kundra Osmanve por Osmane ne rastin konkret ishin Shqiptaret Myslimane te Tepelenes te Konices te Kosturit Artës dhe qyteteve te tjera. Lufta behej ne Sul por planet per formimin e Greqise beheshim mijra Km larg Sulit praktikisht ne Mynih. Gjermanet nuk mund te formonin 2 shtete me te njejten gjuh ku njeri perkrahte Turqine dhe ishte mysliman dhe tjetri kristjan keshtuqe i ndan dhe futen ne çoj gjuhen greke. Suliotet ishin thjesht Luftëtare qe Luftonin për Liri nuk ishin njerez te Shkolluar Politikanë te hplle qe te parashikonin transformimin e tyre ne 1 komb tjeter. Mos harroni në 1824 kur fitoi Pavarsine Greqia Arvanitasit kishin te njeja te drejta si greket pavvarsisht se Megalo Idea me vone ua shuajti

      1. me thene te drejten says:

        Nuk je shume i qarte Epiriiii! Suliotet kane luftuar kunder Ali Pashes per te ruajtur privilegjet e veta,te krahines se Sulit. Ndersa Ali Pasha luftoi kunder sulioteve per te vendosur sundimin e tij edhe ne kete krahine,sikur ne shume krahina te tjere,pavaresisht nese ishin te banuara nga myslymane apo kristiane. Por megjithese Ali Pasha e fitoi luften me suliotet dhe i detyroi te largohen,pas disa kohesh ai i thirri qe te riktheheshin duke u dhene edhe disa te drejta specifike,por gjithmone te ishin nen pushtetin e tij. Suliotet u kthyen,madje u bashkuan me forcat ushtarake te Ali Pashes. Marko Bocari ka qene oficer ne ushtrine e tij.Nderkohe garda e Ali pashes ishin mirditore katolike,ndersa komandant i pergjithshem i Ushtrise se Ali Pashes ishte Thanas Vaja, nje shqiptar orthodhoks nga Kolonja!
        Ka dokumente gjithashtu se ka patur raste kur suliotet orthodhokse kane luftuar dhe jane paguar ne favor te Portes se Larte (sulltanit) ashtu sikur ka patur raste kur mirditoret katolike kane luftuar dhe jane paguar ne favor te sulltanit! Po ashtu suliotet jane paguar nga Ali Pasha per te luftuar perkrah tij,po ashtu suliotet jane paguar nga Fuqite e Medha evropiane dhe nga Filiki Eteria (Shoqata politike qe drejtonte luften kunder Portes se Larte). Po ashtu ka dokumente te padiskutueshme qe shqiptare myslimane dhe arvanite myslimane kane luftuar dhe jane paguar nga Filiki Eteria ne favor te grekeve dhe pas luftes keta shqiptare myslimane jane nderuar dhe dekoruar dhe kane marre grada te larta ne ushtrine e Greqise.
        Ajo qe eshte e vertete dhe duhet te na merzise vertete, eshte se i ashtuquajturi “Revolucion Grek” ka qene nje lufte midis shqiptareve,disa ne krahun dhe te paguar nga sulltani e disa te tjere ne krahun dhe e te paguar nga Fuqite evropiane dhe Filiki Eteria ? Ka shume raste qe jane dokumentuar dhe shkruar ne historite e kohes,qe armiqte qe luftonin kunder njeri-tjetrit (turqit vs greket) flisnin te njeten gjuhe dhe kishin te njejten veshje!!!! Pas perfundimit te ketij “Revolucioni” shqiptaret vazhduan te ishin nen sundim dhe nen perdorim,nje pjese vazhdoi te ishte nen sundimin osman ndersa pjesa tjeter ra nen sundimin e shtetit te ri neo-grek!
        Ndoshta jemi edhe te pafat qe na ka ndodhur keshtu,por me siguri kemi disa mangesi qe i dime ?

    2. boss says:

      Ja hengren larin maloket se i theri si Shkerdhata rrobqirat e Bushatlliut dhe llesh i zi naten e qelloi me revole se me shpate ti hante karin

  2. ABC says:

    Mos ja thoni tfgs.

  3. zaho says:

    Ishin keta suliot qe rruajten identitetin dhe nuk tradhetuan fene e tyre zakonet e tyre por u shquajten per trimeri E pamundur te mos jesh krenar per trimat suliot ndryshe je kkk kurve

    1. @@@ says:

      “Trimerit” e arvanitasve ose e thene me mire hajduteve te bagative dhe te pabeseve ishin vllavrasjet ne “revolucionin” e ashtuquajtur “grek” keta analfabete e injorante rane preh e dogmave jevgjite te Kishes Lindore dhe me ne fund e paguan kete trashesi te tyren me jete sot jane katandisur si mos me keq si shkerdhata ne Shteoi te tyre dhe nuk e kuptojn akoma kaq derra jane jane zbythur nga disa jevgjite lindore anadollak dhe akoma flasin e pelkasin per “krenari” e “dinjitet” ironi e fatit

    2. Kaqaki Junior says:

      @zaho, o rrote mallute, po cfar identiteti ruajten suliotet böthshpuar bre? Keta s´kan identitet fare, keta edhe gjuhen e harruan, keta shiten kombin per fee, e vetmja gje qe kan eshte nenshtetesia e ashtuquajtur greqe, po te benin te gjithe shqiptart ate cfar bene suliotet, sot nuk do existonte as Shqipria e as Kosova, se le mo Ilirida, te gjithe ishim shkri ne shkije, turko-grkljanos apo bullgar e malazias. Cfar eshte edhe ma zi, qe edhe sot ka shqiptar böthqime qe ia shesin böthen Janullaqesit per 300 eurona.

      Postscriptum: Fatkeqsisht edhe ne Turqi ka boll (por jo te gjithe) qe deklarohen si turq)

      1. Qytetari i censuruar (pa asnje shkak) says:

        Kaqaki Junior!
        Nese te intereson te dish me shume per asimilimin e fisit shume te forte shqiptar, fisit te sulioteve, do te bindesh qe shkaktari kryesor i asimilimit te tyre ishte Ali Pashe Tepelena. Ai pas shume sulmeve te pasukseshme qe beri ndaj tyre, ne fund arriti qe t’i pushtoje. Pushtimi u shoqerua me mizori te papara te ushtareve te Aliut ndaj sulioteve. Suliotet e shkrete e leshuan Sulin . Ata me nuk ishin kompakt dhe ashtu te shperndare neper vise te ndryshme nuk arriten qe ta ruanin identitetin e tyre.

        1. shih shih says:

          O Qytetar i merzitur,Suliotet ishin dhe jane shqiptare per hir te fisit dhe te fares, e jo per hir apo per inat te Ali Pashes apo kujtdo tjetri,mos ja fut kot! Dhe suliotet u kthyen ne Sul nga vete Ali Pasha dhe u bene aleate te Ali Pashes! Ndaj mos i ngaterro gjerat. I ashtuquajturi asimilim i tyre ka ndodhur pas formimit te shtetit artificial te Greqise se Re,kur te gjithe shtetasve e atij shteti “ju mbush mendja” me para,ofiqe,dredhi apo dhune se jane “greke”. Por te jesh i sigurte se suliotet e dine shume mire se kush dhe cfare jane dhe nese ne nje moment te caktuar te historise do jene kushtet e pershtatshme,ata do jene SULIOTE e asgje tjeter. Ceshtja eshte te krijohen keto kushtet e pershtatshme historike ?

          1. Qytetari i censuruar (pa asnje shkak) says:

            Numri i sulioteve te kthyer ne Sul ishte shume me i vogel se sa i atyre qe e lane Sulin.
            Numri i sulioteve qe u bene aleate te Aliut ishte shume me i vogel se sa i atyre qe e urrejten (me te drejte) Aliun.
            Asimilimi i sulioteve filloi atehere kur ata u bene pre e nje masakre te pergjakshme prej ushtareve te Aliut sepse ashtu te shperndare nuk munden qe ta ruanin berthamen e tyre kombetare. Sigurisht qe asimilimi i tyre vazhdoi edhe gjate krijimit te Greqise se re. Per masakrat e Aliut shume mire shkruan edhe Papa Kristo Negovani.

            1. shih shih says:

              Ali Pasha beri masakra per te vendosur pushtetin e tij kunder shume krahinave dhe fshatrave,pavaresisht fese mor Qytetar tru-censuruar! Masakren me te madhe Ali Pashe Tepelena e ka bere kunder Kardhiqit qe ishin shqiptare myslimane. Ata vertet i shkaterroi dhe i perzuri nga trojet e tyre. Por a mos ke degjuar gje se keta Kardhiqiotet na “u asimiluan” per shkak te ketyre masakrave!? Ik or koktrash mos me detyro te te them ndonje fjale me te rende ? Askush nuk asimilohet per inat te dikujt,ne kete rast per inat te Ali Pashes. Vetem ndonje kalama kopshti me dije femijnore mund te thote te tilla konkluzione qesharake.
              Suliotet u kthyen ne Sul nga vete Ali Pasha (ti nuk ishe aty ti numeroje sa ishin), Marko Bocari jetoi edhe vite te tjera pas vrasjes se Ali Pashes,kishte qene oficeri i ushtrise se tij,kishte shkruar te parin fjalor shqip-greqisht dhe sternipi i tij Kristo Bocari sot jeton ne Amerike dhe deklaron hapur se eshte shqiptar!

          2. shih shih says:

            Ali Pasha beri masakra per te vendosur pushtetin e tij kunder shume krahinave dhe fshatrave,pavaresisht fese mor Qytetar tru-censuruar! Masakren me te madhe Ali Pashe Tepelena e ka bere kunder Kardhiqit qe ishin shqiptare myslimane. Ata vertet i shkaterroi dhe i perzuri nga trojet e tyre. Por a mos ke degjuar gje se keta Kardhiqiotet na “u asimiluan” per shkak te ketyre masakrave!? Ik or koktrash mos me detyro te te them ndonje fjale me te rende ? Askush nuk asimilohet per inat te dikujt,ne kete rast per inat te Ali Pashes. Vetem ndonje kalama kopshti me dije femijnore mund te thote te tilla konkluzione qesharake.
            Suliotet u kthyen ne Sul nga vete Ali Pasha (ti nuk ishe aty, ti numeroje sa ishin), Marko Bocari jetoi edhe vite te tjera pas vrasjes se Ali Pashes,kishte qene oficeri i ushtrise se tij,kishte shkruar te parin fjalor shqip-greqisht dhe sternipi i tij Kristo Bocari sot jeton ne Amerike dhe deklaron hapur se eshte shqiptar!

      2. shih shih says:

        Po ti se deklarohesh!?

        1. Kaqaki Junior says:

          @shih shih, une i takoi fisit Shala, nji nder fiset ma te vjetra te Shqiprise Veriore (Kosoves Perendimore), prandaj vetkuptohet se
          se ca jom, feja kurre s`ka luajt ndonji rrol signifikant te ky fis, bile edhe sot ka familje katholike me te cilat jemi vllazni apo “akraba” si qe thone minoritaret turq!

          1. Kaqaki Junior says:

            Se harrova, shqiptart e fisit Shala, per t´ju ruajte incestit, as sot nuk martohen ne mes veti, qofshin ata nga Peja, Prizreni, Prishtina Podujeva apo Presheva – pa marre parasysh a jon katholik apo te ashtuquajtur mysliman, ne e rrespektojme fort kodin e Bacit Leke, besoj qe e njejta vlen edhe ne “Vilajetin” e Shkodres!

            1. shih shih says:

              Po Shalic-et orthodhokse te Malit te Zi tuajet jane !? Po Shalic-et muslimane te Bosnjes tuajet jane!?

              1. Kaqaki Junior says:

                @shi shih, bravo, pytje e logjikshme, por para 100 e kusur vjetve mjaftonte , qe pos tj., nji shalnjon t´a martonte ndonji malaziase, serbe apo boshnjake, e ke lehte t´a bejsh “hesap” , qe nderkoheshisht, sa Saljic-a apo Shoshi-Soskica etj. na dalin ne Mal te Zi e gjetiu, nejse keto martesa ishin te rralla!

                1. shih shih says:

                  Nuk je i sakte Kaqak,s’behet fjale per “martesa” me malazias boshnjake apo serbe. Behet fjale per pjese te fisit tend qe per shkaqe dhe kushte te caktuara historike sot paraqiten te tjetersuar! Ata kane te njeten prejardhje sikur ti,jeni nje fis e nje fare,por ti nuk mundesh ti anatemosh se jane gjaku e fisi jot,pavaresisht se sot paraqiten ndryshe. Njejte ka ndodh edhe me arrvanitet!!! Ndaj trego pak zgjuarsi nese vertet je shqiptar e jo tyrceli Shaloglu. Historia eshte e vrazhde ?

              2. shih shih says:

                Nuk je i sakte Kaqak,s’behet fjale per “martesa” me malazias boshnjake apo serbe. Behet fjale per pjese te fisit tend qe per shkaqe dhe kushte te caktuara historike sot paraqiten te tjetersuar! Ata kane te njeten prejardhje sikur ti,jeni nje fis e nje fare,por ti nuk mundesh ti anatemosh se jane gjaku e fisi jot,pavaresisht se sot paraqiten ndryshe. Njejte ka ndodh edhe me arrvanitet!!! Ndaj trego pak zgjuarsi nese vertet je shqiptar e jo tyrceli Shaloglu. Historia eshte e vrazhde. ?

  4. Tony says:

    Ajde e gjejm nje fill, por pa me thuaj, cfare te pervashket kane shqiptaret e felliqur e pushtetaret me heronjt e asaj kohe. Sonte vetem tradhtare dhe azilant ke, kush eshte ai qe e intereson atdheu. Nejse sa te kemi thas me miel do jetoj i mjer popull injorant.
    Rroft Rilindja.

  5. perivolo says:

    Suljotet mund ti quash gjakatare,kriminele,njerez qe jetonin vetem me plackitje,me vjedhje dhe gjoba.
    Nuk kuptoj si mund ti quash tradhtare,te pabese dhe antishqiptare!
    Besnik quhet ai qe bashkepunon me armikun(kampin osman) dhe i pabese quhet ai qe ben qendrese duke jetuar neper male?
    Atehere suljotet kane qene admirues te turizmit malor,vecanerisht kane preferuar malet e Dibres,Himares,Sulit(vecanerisht Kakosulit),me vone Morese(ne shqip Mani) dhe Kretes.
    Me duket pak e padrejte ate qe beri qendrese,qe sakrifikoi,qe luftoi me mish e me shpirt kunder pushtuesit dhe bashkepunetoreve(kampit osman) ta quash te pabese.

    1. adi says:

      perivolo
      e dine mire ata kuptimin e fjales tradheti nuk eshte se e ngaterojne ata
      thjesht i ngatron ti, duke i menduar shqiptare ata jane kane qene e do mbeten turq.
      jane po te njejtet qe sulmojne gjergj kastriotin . jane po te njejtet qe u bene si celula e isis ketu te tema.
      ju theret gjaku bastard .

    2. Toni KS says:

      As kampi osman as kampi grek nuk ishin kampi jone. Shkeputja e arvanitaseve nga trungu iliroshqiptar eshte pjese e dhimbeshme e historise sone. Edhe pse i kuptoj rrethanat nuk mendoj se bashkimi i tyre me kampin grek eshte dicka per tu krenuar. Sikurse mendoj qe sakrifica e tyre per Greqine nuk ju shpagua por u kthye ne represion dhe asimilim te dhuneshem.

    3. Marko Bocari says:

      Ore ti Perivolo, “i lexuari” tru-rrethuar,arvanitet shpetuan nga nje sundues e rane nen nje sundues te ri! Nuk do jete e larget dita kur periudha pas 1831 – … do te quhet greko-kratia (sundimi grek)!
      Οι Αrβανίtia δεν πεθαίνει ? (Shqiptaria nuk vdes)

  6. berti says:

    Siç shihet, edhe Zerva ishte suliot dhe shqiptar.. dhe ka vrarë çamë si bashkëpunëtorë të fashizmit, njësoj si Mehemt Shehu vrau ballistët ! Natyrisht ndiej keqrdhjen time më të thellë për ata që vdiqën duke qenë të pafajshëm.

  7. Vellai i Sulotit says:

    KU JAN SULIOTET SOT ?????,,LAVDIA E GREQSE,, QE ME. TRIMERINE DHE GJAKUN E TYRE I DHANE PAVARESIN NJE VENDI FALLCO DHE SI SHPERBLIM MOREN SHKATERIMIN E VATRAVE TE TYRE DHE ZHDUKJEN E INDENTITETIT KU DHE GJURMET E TYRE ESHTE VESHTIRE TI GJESH…….NJE TRIMERI PA TRU DHE DINAKERI KJO E JONA…!!!!!!

  8. Alban Hamzai says:

    Arvanitasit per Greqine dhane gjithcka:nga pasurine deri tej jeten.Per Shqiperine nuk dhane asgje.Po ta konsideronin vehten shqiptare duhej te ndodhte e kunderta.Arvanitet gjate gjithe kohes se ekzistences se tyre jane te pandare nga historia dhe fati I Greqise dhe jo I Shqiperise.Po ta konsideronin vehten shqiptare do te ndodhte e kunderta.Marko Bocari kur shkeli per here te pare ne Eptanisa tha krenar frazen:”Greku nuk mund te ndjehet I lire aty ku valavitet flamuri anglez”.Marko Bocari me 21.8.1823,ne krye te 350 sulioteve sulmoi 4000 shqiptaret e Mustafa Pashe Bushatlliut,qe I sherbenin sulltanit, ne Kefallovriso te Karpenisit dhe,megjithese I plagosur,I shpartalloi.Ushtria turko-shqiptare perbehej nga 12.000 ushtare.Para se te sulmonte Markua grisi dekretin e qeverise greke ,qe e emeronte general,e hodhi ne drejtim te armikut dhe tha:”Kush eshte I zoti merr dekretin e gjeneralit duke luftuar Shkodran pasha”.Ushtria turko-shqiptare u shpartallua,por plumbi I shqiptarit Lleshi I Zi e plagos Markon per vdekje.Ne varrimin e tij Jeorjios Karaiskaqis tha:”Nene ne Greqi nuk lind tjeter Marko…”.Arvanitasit dhane pasurine dhe jeten per Greqine,Shqiptaret luftonin per placke …Arvanitasit e kane bere zgjedhjen e tyre shekuj me pare dhe kete zgjedhje e kane vaditur me gjak heroik.Prandaj ne ne Shqiperi duhet te konsiderojme kombetare vetem te vertetat dhe jo tullumbacet propagandistike.Gjerat gjysmake krijojne ushtare e patriote te rreme e te momentit dhe jo njerez te afte per te menduar.Edhe dicka:librat,nga te cilat botoni pjese te perkthyera sipas kapacitetit te perkthyesit,I lexojne edhe te tjeret ne original,pasi sot bota eshte e hapur.Ju lutem botoni komentin tim!

    1. hahahaha says:

      Lexoje edhe nje here shkrimin se ndoshta i kap gjerat me vonese se cfare thuhet per Bocarin edhe nje dicka tjeter kur luftoj Bocari Greqia as nuk pipetinte nuk ekzistonte ajo u formua me vone ne vorbullen e interesave te Perendimore dhe Rusise edhe nje dicka tjeter te ishte per suljotet dhe arvNitasit e tjere do ti rruanin kkk Turqise po mos te ishin Anglia Franca e Rusia prandaj me ngadale me Bocarin e etj etj te “forte” te asaj kohe pa Perendimin nuk kishte Ballkan te lire dhe kjo vlen edhe per jevgjitet e Anadollit dhe arvanitasit analfabete e fetare

    2. G says:

      Pa ate flamur anglez nuk do te kishte Greqi as sot kaq e thjeshte ishte dhe eshte edhe sot por nje njeri si Bocari nuk mund ta kuptonte dot kete politike te holle angleze ndoshta do te kishte qene me te vertete me mire qe keta angleze dhe te tjere europiane te mos ishin perzier ne ate pisllik te atehershem ballkanik dhe sot do te ishte komplet ndryshe a do te ishte Greqia ne ate pjese toke ku eshte sot kjo ngreh shume pikepytje une besoj se jo

    3. me thene te drejten says:

      Pisoglendi Alban Hamzai,or kokrra e budalles qe na paske lexuar libra historie!? Po Vasilis Rafailides e ke lexuar!? Gjeji librat e tij,lexoi dhe do kuptosh sadopak se sa trap je!
      Arvanitet dhe suliotet te vecanti, U PAGUAN per te luftuar,ne te njeten menyre sic pagoheshin shkodranet e Bushatlliut dhe mirditasit e Lesh Ziut! Dikush pagohej nga Porta e Larte e dikush nga Fuqite evropiane nepermjet “Filiki Eteria-s”.
      (P.s Ai qe vrau Marko Bocarin,qe paguhej nga “Filiki Eteria”, ishte Lleshi Zi nje komandant mirditor kristian katolik,qe paguhej nga Sulltani ? )

    4. DIA says:

      Alban keto jane pordhe grekojevge me rigon, ne betejen e Petes qe u plakos Markua perballe kish Ago Vasharin shokun me te ngushte ne jeten e tij por te dy ishin mercenare e paguheshin per te luftuar keto pordhe me rigon tha keshtu e tha ashtu i kane nxjerre jevgogreket, Markua i ka deklaruar ne Korfuz Pukevilit se eshte ARBER 24 karat pasardhes i Skenderbeut dhe i ka bere nje fjalor me fjalet e perditeshme shqip-greqisht Pukevilit, te dyja si fjalori dhe pohimi i Markos gjenden ne muzeun e Luvres, sa per mercenare ju kujtoj ishin SHULJOTET qe moren peng qeverrine e perkohshme ne Nafplio se nuk u kishin paguar rrogat, sic ish dhe Mjauli ne Mesolog qe mori aniet dhe hiku kur nuk e kishin paguar, te tjerat jane perralla me prifterinj per jevgogreke.

  9. evgjitngrenesi says:

    nuk luftuan per greqine po per shqiperine,po ti si kokcep dhe veshderr nuk e kupton qe ato troje atehere ishin shqiptare. i ashtuquajturi rovolucion ”grek”, nuk ishte gje tjeter vecse lufte qytetare midis shqiptareve te krishtere e atyre myslimane. shqiptaret ,si shume here ne histori u manipuluan nga fanari bizantin dhe stambolli osman. nuk percakton feja kombesine ,por gjuha amtare. sidoqofte ,greke nuk ka pasur ne ate kohe dhe per shume akoma me pas. greket e lashte jane ardhacak nga libani(finikas). keta te sotmit jane shqiptare,cobane dhe kaukaziane (te sjelle ne 22-n) te asimiluar qe u ka mbushur mendjen kisha se jane pasardhes te libanezeve! shtet fetar,te cilit po ti largosh nga identiteti dhe pushteti shkerrmoqet menjehere. njelloj si maqedonia. shqiptaret nga gjithe kjo mesele duhet te kuptojne gabimet e tyre. se pa gabimet tona,nuk mund te na imponoheshin sllavet e uraleve dhe aziatiket e kaukazit e libanit ne trojet tona. problemi me i madh per shtetin artificial ”grek” mbetet shqiperia. per momentin nuk perben rrezik,por ne nje te ardhme jo te larget,kur te largohet lkasa politike inferiore e tanishme,mund te ndikoje qe shqiptaret e asimiluar me dhune ne greqi,ti kthehen identitetit te tyre te vertete.

  10. Shpellari says:

    E vetmja gje qe me pelqen, eshte muzika dhe kostumet e tyre, ja ketu me poshte nji apo disa kenge te bukura:

    https://www.youtube.com/watch?v=M0vewHKySSM

  11. Ballisti demokrat nga dukati. Bdd says:

    Raimondi vlonjati, ramy. More kopil i saliut, ballist dukati.
    Mehmeti ishte vertet i lig. Pasi i vrau ballistet tradhetare u perdori dhe grate. Beje nje here adn se mos je vlla me skenderin. Sigurisht vella me babe.

  12. flori says:

    Pra Zerva qenka shqiptar.Kur qenka e dokumentuar,pse nuk e pranojme?

  13. Qarri i zigurit says:

    Torkofagos arapi mu. Po te ishte per marko bythcarin turqia do ishte dhe sot ne athina dhe ti do ta kishe emrin hasim, hasan, kasem. Po ishte anglia, franca, rusia alemania qe deshin ta shkaterronin perandorine turke per te dale ne arabi per te mare arin e zi. Arvanitasit e shiten bythen te floriri i frengut se i vinte i embel dhe per te u vrane jo per greqine qe skishte egzistuar kurre. Shqiptaret gjithmone mercenare kane qene. Edhe nga shkrimi kuptohet. Ca luftonin per turkun e ca per frengun. Te gjithe per para. As per fe dhe as per atdhe.
    Nje here kane luftuar te ndergjegjsuar shqiptaret per atdhe ne gjithe historine e vet. Vetem ne luften partizane.
    Shikoe sot. Te gjith kryeministrat dhe bosat nga mbrapa kane te huajt. Paraneca grekun, ca arabin, ca serbin, ca italiani ca perendimin. Ik pirdhu ti me gjith zigurin

  14. Alban Hamzai says:

    Plot gjepura jane shkruar me siper,por nuk keni faj.Keshtu eshte kur kalon menjehere nga gjiza ne uiski dhe aq me teper kur mbaron edhe universitetin pa mbaruar shkollen e mesme dhe blen diplomen.Arvanitet per Greqine dhane pasurine dhe jeten.Po te donin para beheshin muslimane sic u bene shumica e shqiptareve dhe I sherbenin Turqise(dhe nje pjese I sherbejne akoma).Arvanitasit nuk ishin analfabete(sic ishte Shqiperia me 1939 me 90%analfabete).por nuk zgjatem,lexoni veprat dhe kujtimet e tyre qe jane ne shume vellime.Per pavaresine e vendi te tyre greket bene Revolucion,dhane gjithcka,nga pasuria deri jeten(greku Kapodistria,minister I jashtem I Rusise,ai qe beri Kushtetuten e Austrise dhe Hungarise e qe ne parlamentet e tyre I kane ngritur shtatore,gjithe pasurine e bleu arme e grure per revolucionin,la sallonet e Evropes…)Greqine nuk e krijuan zyrat e Anglise,Rusise etj(sic krijuan zyrat e Austro-Hungarise pavaresine e Shqiperise per interesat e tyre…),por e krijoi Revolucioni Grek,I pari revolucion kunder Perandorise Turke.Anglia,Franca,Gjermania nuk donin Greqi te pavarur,por Perandori Turke te dobet(Ata e penguan Rusine te shpartallonte Perand.Turke).Shikoni muzeumet e ketyre shteteve me vepra te vjedhura nga Greqia e para revolucionit…Revolucionin Grek e ndihmuan vullnetare nga Evropa,qe I ishin mirenjohese Greqise per ate qe I ka dhene njerezimit dhe jo ushtare te qeverive te atyre shteteve(sic ishin ushtaret austro-hungareze ne Shqiperi per te luftuar serbet) dhe as nuk ishin ushtare me pagese,pra mercenare(sic ishin shqiptaret ne ushtrine turke,austro-hungareze etj).Ja cfare I thoshte ambasadori britanik Carit te Rusise me 1855:”Nuk do te lejojme kurre qe Greqia te fuqizohet.Kjo eshte direktiva e qeverise britanike”.Me 1770 nje kryengritje greke kunder sundimit turk deshtoi.Per ndihmen qe shqiptaret I dhane Turqise,ajo lejoi rreth 15.000shqiptare te armatosur te plackisnin Epirin,Maqedonine,Thesaline,Trikallan,Vollos e deri ne Peloponez.Por krimet e shqiptareve ndaj popullsise vendase ishin kaq te tmershme,sa turqit te cuditur,por edhe te frikesuar,u detyruan ti debonin shqiptaret.Pra ky eshte ndryshimi.Une juve qe keni shkruar me siper ju kuptoj per reagimin tuaj.Te verteten mund ta durosh vetem me doza te vogla,por pa te verteten jeta nuk ka kuptim.Ajo te ben te lire.Ju lutem botoni komentin tim!

    1. zz says:

      Rrotulloje si te duash ore Hamza pa Europen nuk kishte Greqi Sulltani nuk pirdhte shume per sulijot apo arvanitas qe kishin si profesion hajdutllikun dhe vrasjet mbrapa shpine mundesisht naten jo verem arvanitasit ishin analfabete por e gjithe Greqia ishte nje katastrofe analfabetesh shko lexo ndonje liber per kete por jo librat e Kishes se aty dalin “greket”e asaj kohe me 2-3 gjuhe te huaja hahahahahahaha more vesh more Hamza ardhacaku mora thuaj dhe mjaft me te tilla brockulla paranoidesh edhe nje fare kulture ne ate kohe ne Greqine kontinemtale e sollen “greket” nga Stambolli nga Azia e Vogel ku edhr ishin shkolluar

      1. ay qy says:

        Kujt ja thua,ketij Pisogledit (Bythargetuesit) Hamzai ? Ai me siguri nuk e di qe pati edhe shume greke qe e nderruan fene dhe u bene myslymane! Psh gjysma e kretasve ishin myslimane. Por kur u morr Kreta nga Greqia e Re,te gjithe myslimanet kretas u perzune per ne Turqi. Ata nuk dinin asnje fjale turqisht,flisnin kretase dhe ishin te njejtit fis me kretasit orthodhokse! Po kujt ja thua,Pisoglendet e kane ne tjeter vend mendjen ? ? ?

    2. DIA says:

      O Alban po paske qene palle ti, ku kane bere greket kryengritje ne 1770 se po me ben te shkul qimet e trapit, kush ti ka thene keto mashtrime mo trap, po pse mo legen nuk ish flota e bashkuar Anglo-Franceze-Ruse qe shkaterroi floten turke ne Navarino, nuk ishin keto fuqi qe bllokuan floten egjiptjane, nuk ish mbreti i Frances qe zbarkoi 14000 franceze ne Peloponez ne 1924 dhe detyroi Ibraimin te kthehej ne Egjipt, ik mo kopil muti se ty te ka zene dashnore prifti, mo dell nuk ish ky Kapodistrja qe i shtetezoi gjithshka familjes se Petro bej Mavromihalit vetem se ish Arvanitas, ik mo palle e merru me perralla. Pastaj ku ka pasur kushtetute perandoria Austro-Ungareze qe e paska bere ky bythqiri Kpodistria, ke pare ti ndonje statuje apo thjesht ta tha prifti mbrapa veshit kur ta hipte.

    3. albani says:

      O ti alban hamzai qenke nje trap ose me mire qenke nje trap qe emban veten per greke , po te lexosh ndonje liber apo edhe ndonje historian te vertet greke te gjith e thone se me te shumtit e revulicionit greke qene alvanitas dhe flisnin nje gjuhe tjeter nga greqishtaj shqip. Ne asnje liber historik nuk eshte shkruajtur se alvanitasit jane greke por shqiptare te paster . Eshte njelloj sikur te thuash qe pontiot qe banonin ne turqia jane turq . Ti po te duash quhe veten greke por te dish se edhe ti ben te njejte gabim si bejne edhe disa mysliman qe e mbajne veten per turq !! Shqipetaret e kane nje te mete qe e kane mendjen per lufte dhe nuk nenshtrohen dot keta e ka thene mehmeti turk , por kane edhe shume gjera te mira qe mbajne mbi token e tyre ca trapa si puna jote te krishtere dhe ca trapa te tjere mysliman qe mendojne si perkasin fese qe kane dhe quhen greke apo turq . Nje shqipetare i vertet ka fe shqiponjen dy krenare .

  15. Qarri i zigurit says:

    Degjo more tkfgos perseri.
    Revolucioni grek u planifikua, financua dhe mobilizua ne zyrwt e kancelarise gjermane si pjese e nje kryqezate kristiane per marrjen e tokave kristiane te uzurpuara nga muslimanet dhe kryesisht kostandinopojen kryeqendren e bizantit. ketu ata fusnin edhe myslymanet autoktone te konvertuar dhe i konsideruan si kolone turq. Plus interesave ekonomike te arit te zi dhe lidhjes me lindjen e largme indine dhe kinen. Kancelaria gjermane derdhi nje pasuri te llahtarshme per krijimin e greqise artificialisht ne menyren se si ata e perceptonin duke injoruar popullin tjetwr autokton te konvertuar ne myslyman nga frika, me para apo me reforma tanzimati. Turqia dhe gjermania jane shkaterruesit me te medhenj te kombit shqiptar me ndihmen e frances dhe anglise. Ta kam thene here tjeter. Lufta e pare boterore ishte nje kryqazate e rradhes kristiane me permasa shume me te medha se luftrat e tjera per te rikthyer toka kristiane te uzurpuara nga myslymanet. Pasi u munden ne konstandinopoje nga ataturku, u mvlodhen perseri dhe bene shkembimin e konstandinopojes me camerine dhe jeruzalemin dhe izmirin me tokat e kosoves, malit zi dhe maqedonise. Kur malazezet nuk i merrnin dot tokat e malit zi prej qendreses se madherishme te trimitblegjendar oso kuka, turqit derguan nje ushtri te madhe per te implementuar vendimin e fuqive te medha dhe i rane nga mbrapa trimave te oso kukes dhe i dorezuan teritorin malit te zi.
    Historia e popullit shqiptare eshte per te qare. Sepse ne nuk kishim lidhje gjuhe me asnje fuqi dhe quheshim barbare pre relievit malor. Italia qe ne kemi lidhjetbme te aferta gjuhesore, gjaku ishte e pafuqishme ne keto vite tna mbronte.
    Nje teori e cmendur me vjen mua ne ment qe edhe arbereshet e italise jane autoktone dhe me vone u asimiluan nga ramaket. Kam mendimin se nje pipull ne itali te jugut ka folur shqipen dhe eshte asimiliuar heret ne hiatori nga romaket

  16. G says:

    Ooooo Alban Hamzai kush e ka bere Kushtetuten e Austro-Hungarise Kapodistra hahahahaha hahahahaha a ja ke ndopak iden se cfare shkruan more carac

  17. I paemërt says:

    Johan Kapodistria ishte me origjine italiane prandaj dhe familja e tij u vendos ne shekullin 14 ne Korfuz qe ishte prej shume vitesh toke Veneciane sic ishin praktikisht te gjithe ishujt e sotem grek te Jonit dhe Egjeut te ndara midis Venedikut dhe me vone anglezeve kaq per Kapodistrien qe greket na e bejn grek vete mbiemri i tij tregon shume qarte preardhjen e tij me qarte ska ku shkon

    1. ay qy says:

      Nuk je i sakte! Familja Kapodistria ishte vertet latine,por nuk kishte femije. Ajo biresoi nje femije te familjes se njohur Gjika nga Gjirokastra,Njeri nga vellezerit e familjes per shkak te nje konflikti me administraten turke ishte larguar per ne Korfuz. Ndersa vellai tjeter mbeti ne Gjirokaster dhe me vone nderroi fe dhe u be mysliman. Femija Jani Gjika u biresua nga familja latine (pasi i vdiq i ati) dhe pastaj u largua bashke me familjen e re ne ishullin e Istrias ne Adriatikun verior. Kjo familje ishte sundimtare e ishullit,prandaj mbante mbiemrin Capo d’Istria.
      Jani Gjika Kapodistria ishte me origjine shqiptare dhe nga pikepamja historike nuk ka asnje dyshim per kete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje