Pas sulmeve të ditëve te fundit që Basha dhe Berisha i bën ambasadorit amerikan Donald Lu dhe votimit kundër të ligjeve të reformës në drejtësi, gazeta Standard e sponsorizuar nga Basha dhe Berisha sulmon deputetët pro reformë Selami dhe Bregu.
Në shkrimin pa emër të kësaj gazete vleresohet sulmi që Topalli, Pollo dhe Ruli ka bërë në një linjë me Bashën e Berishën ndaj Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe BE për rolin e tyre në reformën për drejtësi.
Duke mbështetur atë që me sa duket është një opozitë e kontrolluar nga Basha e Berisha, gazeta përdor një gjuhë denigruese dhe akuza personale ndaj Selamit dhe Bregut, që kanë mbajtur publikisht qëndrime pro perëndimore për këtë reformë.
Me sulmin frontal ndaj dy deputetëve mbështetes të reformës në drejtësi duket sikur Basha e Berisha po përgatisin spastrimet ndaj mbështetesve të linjës perëndimore në PD, që mund të jetë opozitë e fortë brenda partisë, pas zgjedhjeve të ardhshme.
Ashpërsimi i sulmeve në median e kontrolluar prej Bashës dhe Berishës vjen pas qëndrimit të bërë publik në media të Selamit, ditën e votimit të ligjeve të drejtësisë ku PD doli nga salla, se ai e konsideronte këtë qëndrim një gabim të lidershipit të PD, por respektoi vendimin e grupit parlamentar.
Ndërkohë, pas humbjes në Dibër, deputeti Selami ka kërkuar edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, i cili në kundërshtim me statutin e partisë nuk është mbledhur që kur Basha u zgjodh Kryetar përpara 3 viteve edhe pse sipas statutit duhet të mblidhet cdo 6 muaj.
Zerat ndryshe jane gjithmone te mirehpritur.Por jane zera qe nuk prodhojne politike,te pasigurte ne vetvete,qe irritojne dhe thellojne polarizimin.Po nuk je dakort me te kaluaren e grupimit tend, o ngre bajrakun dhe kerko lidershipin o dil vete dhe krijo dicka tjeter.Jepi populi alternativen per zgjedhjet e ardhshme.
E lexova shkrimin tek Standard-i. Gazetari qe e ka shkruar, ose nuk ka haber nga jeta e nje partie politike ne kushtet e demokracise, ose, dhe kjo ka me shume mundesi, e konsideron PD thjesht si nje bande. Te gjitha vrejtjet per Eduard Selamin dhe Majlinda Bregun beheshin per nje fakt te thjesht, sepse sipas gazetarit sulmojne Kryetarin e bandes Lulezim Basha me synim per ti zene vendin. Ne mos qofte Cim Peka ai qe e ka shkruar, une nuk di kush tjeter mund ta kete ligesin deri ne ate mase sa kerkon shkaterrimin e PD. Them Cim Peka , pasi jam i bindur se vetem ai nuk arrin te kuptoj dhe te perceptoje organizim tjeter shoqeror vetem mbi nenshtrimin pa kushte ndaj kryetarit te organizates.
Por te gjitha keto nuk kane asnje vlere. Zoti Basha dhe ata qe e pasojne duhet t’u bejne te qarte anetareve te PD, nese e kane apo jo synim ardhjen e tyre ne pushtet?. Nese si qellim te vetem kane zgjedhjen e tyre deputet dhe mire jane ne opozite, gazetari dhe vet Basha qe e ka urdher per ta shkruar jane ne rregull me qendrimin qe mbajne. Por nese duan te vijne ne pushtet kjo rruge qe kane zgjedhur as per 100 vjet nuk i con atje. Dhe ne fund, psikologjia mbi te cilen eshte mbeshtetur autori i shkrimit eshte kaq,po kaq arkaike dhe bolshevike, sa te duket sikur eshte shkruar ne nje nga zyrat e KQ te PPSH.
Mendoje,se, Selami dhe Bregu kane te drejte qe mbeshtesin perndimoret,dhe jane parimor ne kete drejtim,sepse te gjithe jane ne nje rruge te drejte,nderkohe qe pd-ke,ose me sakt Saliu dhe Basha,po shkojne ne nje rruge pa krye,e cila te çone ne gremine.Shume keq.Pd-ke do perfundoi shume keq vetem nga Saliu dhe Basha.E gjithe partia do ta kuptoi kete veprim te poshter qe po bejne keta te dy,por do jete vone.
Selami dhe Bregu duhet te jene te vemendshem sepse dyshja e PD-s sali berisha dhe lul basha jane aq te rrzikshem kur u preket interesi sa qe jane ne gjendje edhe ti zhdukin jo vetem ata dy por edhe gjithe ata qe ne kete moment mund te dalin hapur kunder dyshes,Selami veq e ka provuar njehere kete para disa vitesh kur banda e sali berishes e dhunoi dhe e torturoj sa qe Selami u desh te latgohet per ne SHBA,edhe genc polla e kishte provuar kur kandidoj per kryetar kunder sali berishes,u rrah dhe familja ju kidnapua duke e kercenuar me shfarosje,pastaj Gramoz PAshko u “varros” ne det,po ashtu Sokol Olldshi u egzekutua ne menyre mafioze,jane edhe shume intelektual qe u rrahen,kercenuan dhe u poshteruan nga kjo dysha qe pretendon ta riqeverise vendin por vetem me kriminel te kalibrit sali berisha & lul basha,prandaj jane kunder ambasadorit amerika,perfaqesuesit te europes,qeverise,gjithe partive tjera ne vend dhe se fundi edhe kunder atyre qe ne kopen etyre dalin kunder dyshes,pra uroj qe Selamit e Bregut te mos u ndodhe si kolegeve te tyre dhe uroj qe shqiptaret te zgjohen dhe nese e duan PD-n dhe vendin ta qlirojne PD-n nga kjo dyshe qe ka krijuar nje formacion shume te rrezikshem per vendin dhe kombin.