Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, ka nisur një aksion të ri politik, ndoshta të parafundit, para zgjedhjeve të 2017. Kur disa deputetë demokratë kërkuan me urgjencë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të analizuar përgjegjësitë e lidershipit demokrat për katër humbjet radhazi në zgjedhje lokale dhe parlamentare, kreu i demokratëve nis një tur takimesh në rrethe, për t’i ikur zjarrit brenda selisë së partisë. Ndërsa Eduard Selami dhe Majlinda Bregu tentuan, por pa sukses, të mblidhnin firmat e domosdoshme për mbledhjen e forumit të lartë demokrat, Basha u shfaq në zona të caktuara mes demokratëve.
Por, aksioni i Lulzim Bashës, në vend të shuarjes së debateve, duket se ka thelluar më tej ndarjen e partisë më të madhe në opozitë. Elita e Partisë Demokratike, e quajtur edhe garda e vjetër e PD, ka braktisur turin e kryetarit, duke konfirmuar edhe një herë papajtueshmërinë për mënyrën se si po drejtohet Partia Demokratike. Në panelet e Lulzim Bashës mundojë figurat qendrore të opozitës, duke nisur që nga Eduard Selami, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Arben Imami etj., të cilët më shumë se sa për retorikën dhe aksionet rutinë, janë të shqetësuar për fatin e zgjedhjeve të 2017.
Po ashtu, turit të kryetarit nuk i janë bashkuar ose nuk janë ftuar, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Roland Keta etj. Aksionit të Lulzim Bashës nuk i janë bashkuar apo janë mënjanuar edhe një grup tjetër deputetësh, të cilët nuk kanë artikuluar publikisht kritika ndaj kryetarit dhe lidershipit të tij, por po presin në heshtje projektimin e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017. Ndërkaq, turit të ri nëpër rrethe i janë bashkuar deputetët Genc Pollo, Ridvan Bode, Myqerem Tafaj dhe Astrit Veliaj, Aldo Bumçi, ish-ministri Halim Kosova dhe ish-deputeti Lefter Maliqi.
Rrethi i kryetarit
Në vend të gardës së vjetër, në krah të Lulzim Bashës, gjatë turit të tij nëpër Shqipëri, janë shfaqur një grup personazhesh, të cilës me shumë gjasa do të dominojnë edhe listën e kandidatëve për deputetët në 2017. Konkretisht, në krah të Lulzim Bashës është shfaqur Dritan Shano dy herë shef i kabinetit qeveritar të Fatos Nanos. Po ashtu, në sy ka rënë edhe Preç Zogaj, i larguar nga Berisha, por që po tenton të hyjë në rrethin e Bashës. Prania e Enno Bozos, Arben Ristanit, Jorida Tabakut, Edlira Bushatit, Keltis Krujës etj., sigurisht që nuk përbën surprizë. Gjithashtu në turin e ri të kryetarit të PD nuk mund të mungojnë Belind Këlliçi, Grida Duma dhe Ervin Salijani, të cilët pritet të jenë pjesë e listës së 2017, duke rrezikuar pozitat e grupit aktual të PD./Shqiptarja.com
Fatkeqesi kombetare ky rrenim.Luli duhet te ndryshoje sa me shpejt.
Ne 2017 PD do te marri mandatine perhershem te shperberjes !
Lufta direkt e ShBA se dhe personalishte e ambasadorit Lu ,do ti zbathin breket bande e UDBashe !
Verifikimi i figurave politike dhe te gjyqsorit ,do te jene goditja vdekjeprurese per antishqiptaret me te keq qe ka pare ndonjihere trualli shqiptarin !Amin !
Ky esht lul udbashi me zi se sala sa ko qe del kunder amerikaneve ta harroj pushtetin prandaj liroje vendin debil.
Garda e vjeter jane me te ligte me te korruptuarit dhe me banditet e PDse. Nuk ka garde te re ne PD .Jane te gjthe nje perberje tipike e PD kriminale.
Ja ke njoh une si garde e vjeter dhe te urruer nga populli:
Ruli
Pollo
ai korcari i financave
bregu
topalli
paloqa
imami
nishani
“olldashi”
“pashko”
‘meksi”
“cela”
etj
pra nuk ka nje te vetem te jete i sakte, ju lutem mos na hani barkun me fshatarine librazhdit Eduart Selami qe Saliu e solli prape ne politike qe ti bindesh Saliut
Humbja me e madhe e Bashes eshte largimi i Blushit me Hafizin nga PD
More se harroje shpesh ne cilen Parti ishte Blushi dhe Hafizi a nuk iqshin mez Pd?
O gazete mjerane po cfare mashtrimesh beni Ju ka dhene urdher Rama qe te mos permendeni me Blushin as Hafizin se nuk e ze gjumi dhe ju merri me Pd
Ne zgjedhjet e 2017-es,Saliu dhe Luli do dalin te turperuar.Ata do dalin pa breke neper Tirane,te xhveshur lakuriq,dhe do t’u beje thirrje popullit te ngrihen, se votat tona na i vodhen kartela e droges,dhe “bandat”,duke vjedhur e paguar para nen dore.Pra nje motiv i zakonshem ky qe na hap barkun, nuk e beson me njeri.Por mendjeshurterit e pd-ke nuk mendojne pasojat dhe koston e madhe ne popull,kur dalin kundra SHB-s dhe BE-s,e sukur na qenkan me te forte se ata.Kur i gjithe populli mezi pret miratimin e reformes ne drejtesi,keta jo vetem qe nuk e duan kete reforme,por ngren bishtin e tyre te felliqur kundra Amerikes dhe BE-s te cilet po punojn dhe po investojne shume per te miren e popullit shqipeare.Mortja qe nuk i ha.Fajin me shume e ka doktor mortja.
Hajde mos e pi rakine me fund kur sheh listen e bythlepiresve te PD-se duke filluar nga Dritan Shano i Nanos etj Vaj vaj vaj o Zot dhe pastaj duan voten time….!
Hajde mos e pi rakine me fund kur sheh listen e bythlepiresve te PD-se duke filluar nga Dritan Shano i Nanos etj. Vaj vaj vaj o Zot dhe pastaj duan voten time….!
Janë shumë të vonuar. Fëmijët biologjikë të ish komunustëve do të ishin pa diskutim shumë më rentabël politiksht. Fëmijët e adoptuar politikisht, janë dështim total i pa riparueshëm dhe me pasoja fatale për gjithë sistemin. mendoj.
Po si ka mundesi vetem plehra ka mbledhur rreth vetes ky basha. Qimesin e madh pollo, qimsen grida, te paaftin eeeeeeno, butakun saliani, pijanecin ristani, idiotin strazimiri dhe malokun eqerem. pu pu dhe thote do ti blejne zgjedhjet ketij po kush te voton o qyqare me kete ekip.
Zoti lulezim Basha n.q.s .e ben kete ndryshim ne zgjedhjet e 2017 ka per te pasur nji fitore qe se ka pare kurre PD,nji fitore te thelle.