Katër adoleshente janë arrestuar në Brazil nën dyshimin se e kanë torturuar shoqen e vet nga shkolla për shkak të një afere dashurie. Ato, madje e kanë incizuar këtë incident tronditës në telefonat e vet mobilë, transmeton Express. Raportohet se këto adoleshente, të moshës mes 13 dhe 16 vjeçare, e kanë tërhequr zvarrë viktimën 14-vjeçare duke e futur në një varrë të cekët, të cilin e kishin gërmuar para. Ato, më pas ia kanë lidhur këmbët dhe duart viktimës.
Për shkak të pamjeve të rënda, MailOnline ka vendosur që të mos e tregojë videon e plotë. Raportohet se viktima kishte shtuar me të dashurin e njërës nga adoleshentet. Në video, adoleshente mund të shihen duke e goditur viktimën në kokë me shkop druri dhe me hanxhar të vogël. Incidenti thuhet të ketë zgjatur katër orë. Fatmirësisht, viktima e lënduar ia ka dalë të ik dhe të kërkojë ndihmë nga vendorët. Policia i ka arrestuar ato.
Varu k.. dava xristianesh.
https://www.youtube.com/watch?v=wU2e47Xxq5g