Spartak Ngjela: Reforma në drejtësi do t’i godasë dy palët njësoj

11 Tetor 2016, 21:26Politika TEMA

Si do të aplikohet reforma në drejtësi dhe çfarë pasojash do të sjellë ajo në sistemin gjyqësor? Avokat Spartak Ngjela ka qenë një avokat i zjarrtë i reformës më të re që ka miratuar parlamenti shqiptar duke e konsideruar atë si një reformë amerikano-gjermane, gjë që për Ngjelën jep dhe garancinë që është e duhura.

Ngjela ishte i ftuar në një bisedë me studentë e pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës në “Forumet UET”, një aktivitet ku ftohen aktorë të jetës publike dhe politike.

Sipas Ngjelës palët politike nuk kishin interes për të bërë reformë të tillë, por ishte ndërhyrja amerikane që e nxiti këtë dhe kryeministri Rama u tha “po” amerikanëve.

“Reforma është goditja e abuzimit dhe ajo që ndodhi këtu është se reforma u bë nga amerikanët dhe nga Brukseli”, tha ai duke theksuar se garancia vjen nga fakti që amerika është përfshirë në këtë gjë. Ngjela i njohu meritën kryeministrit Edi rama që e pranoi reformën sicc e kërkuan amerikanët, ndërsa shtoi se  kjo reformë do t’i godasë të dy palët njësoj. “Nuk po them se këtu një palë është e mirë e një palë është e keqe sepse nga reforma do të vuajnë barabartë, të gjithë janë të rrezikuar nga kjo reformë. Pra reforma do t’i godasë të dyja palët, por le të themi që njëra palë këtu është me amerikanët”,- tha ai ndër të tjera.

Më tej Ngjela e konsideroi Vetingu-n si një gjë të përkohshme, por jo antikushtues.

“Nuk është antikushtetuese sicc po mundohen disa të thonë, është krejtësisht i bazuar në Kushtetutë, në nenin 17 të saj, ku kjo situatë konsiderohet si situatë emergjente”,- theksoi Ngjela.

Sipas tij kjo lloj reforme mund të jetë e përkohshme dhe kur të zbatohet atëherë do të ketë një riformulim.

Ai e konsideron këtë moment si një moment politik të rëndësishëm për vendin, si të vetmen mundësi për të siguruar një pushtet gjyqësor të pavarur, pa të cilin, sicc theksoi Ngjela asnjë sektor tjetër nuk funksionin sicc duhet.

Ngjela ka qenë një ideator dhe mbrojtës i hershëm i reformës në drejtësi duke i botuar pikpamjet.

3 komente në “Spartak Ngjela: Reforma në drejtësi do t’i godasë dy palët njësoj”

  1. Petro says:

    C ka ndodhur?E paska kthyer avokati 180 grade.Deri dje i ishte sulur Berishes, tani i ben te gjitha palet njelloje.Pergezime avokat.Me ne fund arrite te kuptosh.Po a do te ndodh keshtu? Aspak.Ca peshq te vegjel dhe tutje.Mjere vendi im!

  2. braho says:

    Mbushini mendjen me keto budallalliqe edhe studenteve pastaj kur pseudoreforma te mos preki asnjeri ikni dhe shpegojani prap duke u justifikuar qe beme shaka.

  3. MeteH says:

    DAKORT ME TAKUN.POR DUHET THENE SE ISHTE RAMA QE KERKOI GJAT FUSHATES PER 2013 QE TE BEHEJ REFIRMA DHE KERKOI MBESHTETJEN E SHBA E BE.DHE STA E MBESHTETEN DHE PO E MBESHTESIN DHE RAMA KA PRANUAR DAKORTESIN E FORMESIMIT TE SAJ.PD KUR GODET RAMEN NEKUPTOHET SE E KANE ME SHBA E BE.NUK BESOJ QE REFORMA TE JAP FRUTET QE KERKON POPULLI …PER DENIMIN E HAJDUTEVE E VRASEVE TE VENDIT.SE TE GJITHE PREK.E GJYQ.JANE DORA E SALIUT ME KURSIN E PLEPAVE ME DIPLOMA FALLCO.SIDOQOFT TE JETOJME ME SHPRESEN E PAVDEKUR 100%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje