“Anëtarësimi në BE mbetet ëndrra jonë”: Rama viziton Hamburger Abendblatt, flet mbi synimet e vendit të tij, paragjykimet dhe refugjatët

11 Tetor 2016, 14:41Politika TEMA

Kryeministri shqiptar Edi Rama viziton Hamburger Abendblatt, flet mbi synimet e vendit të tij, paragjykimet dhe refugjatët.

Nga Thomas Frankenfeld & Mathias Iken

Hamburg: “Ky funksion i ka zbardhur flokët e mi“, thotë Edi Rama (52), Kryeministëri i 12-të i Shqipërisë nga viti 2013. “Por ai më ka mësuar ta kuptoj më mirë vendin tim. Shpresoj vetëm që të mos zhgënjej njerëzit. Të gabosh është pjesë e një funksioni të tillë; megjithatë varet nëse këto gabime bëhen qëllimisht apo gabimisht. Unë shpresoj që gabimet e mia t’i përkasin kategorisë së fundit.

Biografia e këtij njeriu mbresëlënës është ndër më të pazakontat në politikën evropiane: një burrë i fuqishëm, 2.02 metra, dikur pjesëtar i kombëtares shqiptare të basketbollit, ka studiuar për pikturë dhe ka qenë lektor në Akademinë e Arteve. Nga viti 2000 shërbeu për më tepër se një dekadë, si Kryebashkiak i Tiranës. – gjatë kësaj periudhe ai ngjyrosi gjithë fasadat e shtëpive, si për të ngritur moralin e qytetarëve.

Të hënën,  Rama ishte në Hamburg ku zhvilloi turin e zakonshëm për një të ftuar të nivelit të lartë dhe më pas vizitoi Hamburger Abendsblatt.

Askush nuk dëshiron të vijë në Shqipëri, por kushdo që ka qenë një herë atje, dëshiron të kthehet përsëri. – Edi Rama

Shqipëria thotë Rama, në parim ka kaluar nëpër të njëjtin proces të tranzicionit nga një ekonomi socialiste e planifikuar, në ekonominë e tregut, sikundër e ka përjetuar Gjermania Lindore dhe ish vendet e bllokut Lindor. Por me një ndryshim të madh: “Shqipëria ishte një vend tërësisht i izoluar – si nga perëndimi ashtu dhe nga lindja. Ne duhej të stërmundoheshim për të mbijetuar në  këtë izolim total dhe për të vendosur kontakte me Lindjen dhe Perëndimin. Në këto kushte, 25 vitet e fundit në çdo aspekt konsiderohen si mbresëlënëse. E thënë përmbledhur: ndryshime të mëdha, sfida të mëdha, probleme të mëdha.”
Kriza financiare dhe Brexit nuk i kanë dekurajuar shqiptarët nga rruga e tyre në BE.  “Vendi ynë nuk është vetëm për Bashkimin Evropian, por identifikon vetveten  me BE-në. Të jemi pjesë e Unionit është një ëndërr, të cilën ne si komb e ushqejmë prej një kohë shumë të gjatë. Asgjë nuk mund ta shkatërrojë këtë ëndërr. “Rruga drejt anëtarësimit në BE i përket elementëve të patjetërsueshëm të modernizimit në Shqipëri”.

Gjithsesi, aktualisht, vendi ballkanik po përjeton një eksod të vërtetë – mbi të gjitha, po largohen të rinjtë. Edi Rama e sheh qetësisht këtë gjë. “Të rinjtë tanë po bëjnë thjesht atë që bëjnë të rinjtë e sotëm në tregun global të punës edhe në vende të tjera. Ata tërhiqen nga Polonia, Bullgaria, Republika Çeke apo Rumania, me synimin për të gjetur një punë më të mirë. Madje dhe të rinjtë nga Italia e Jugut tërhiqen drejt Gjermanisë.”

Ky fenomen nuk duhet konsideruar si specifikisht shqiptar. Një karakteristikë e vecantë se përse shumë shqiptarë kërkojnë azil në Shqipëri është pikërisht sepse lëvizja e tyre e lirë në rrugë normale mbetet e mbyllur. “Një zgjidhje do të ishte mundësia për t’i sjellë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në tregun evropian të punës. Dhe ky do të ishte një treg për më tepër se 500 milion njerëz, që lëvizin të lirë e pa pengesa të mëtejshme”. Natyrshëm që kriza e refugjatëve e ka rënduar këtë efekt migrator. “Është dicka e mirë që në Gjermani është marrë vendimi për të klasifikuar Shqipërinë si vend i sigurt i origjinës – kjo ka sjellë paksa normalitet” – thotë Kryeministri.

Faktin që Shqipëria është vendi me kërkesën më të lartë për azil në Hamburg, Rama e komenton me fjalët: “Ata nuk kërkojnë aspak azil, ata kërkojnë punë. Këta njerëz nuk kanë probleme politike në Shqipëri. Ata kërkojnë thjesht një jetë më të mirë dhe shpresojnë të gjejnë një punë këtu.”

Shqipëria po përjeton gjithë problemet e një vendi në proces modernizimi. Teksa pyetet për temën e nxehtë të korrupsionit, Rama thotë se është “Modë e burokracisë” të flasësh për korrupsionin, kur bëhet fjalë për vende të zhvilluara. Korrupsioni është një nga kostot e zhvillimit, për ato sisteme që nuk funksionojnë ende mirë. “Ana e keqe e korrupsionit është kur ai bëhet endemik, pra kur i përket dhe popullsisë. Megjithatë, ky nuk është rasti ynë. Është detyrë e cdo shoqërie demokratike që të zhvillojë imunitet ndaj korrupsionit”.

Ai ndihet krenar për “një vlerë themelore që është bashkëjetesa e besimeve fetare” – thotë katoliku Rama, i cili është i martuar me një muslimane. Kjo është ajo që Papa Francesku e ka quajtur “vëllazëri fetare”. “Ne kemi dhe një traditë, për të cilën krenohemi që është shpëtimi i hebrenjve.” Shqipëria ishte vendi i vetëm që pas Luftës së Dytë Botërore kishte një numër më të lartë hebrenjsh se sa para saj. “Asnjë hebre nuk ju dorëzua gjermanëve – dhe shpëtuesit ishin kryesisht muslimanë. Më pas ne u drejtuam nga një lloj ferri gjatë epokës komuniste, duke u influencuar nga revolucioni kulturor kinez dhe kështu hodhëm në erë mbi 2400 objekte fetare, si kisha dhe xhamia. 300.000 vepra arti fetare u shkatërruan dhe shumë njerëz u burgosën. Më pas, në fillim të viteve ‘90 përjetuam një rilindje pas rënies së komunizmit. Të krishterët dhe muslimanët ndjenë se i përkisnin Evropës dhe vlerave të saj. Shqipëria ka përjetuar së fundmi sfidën e luftëtarëve të huaj muslimanë, por “ne jemi shprehur kundra tyre me vendosmëri dhe prej vitit 2015 nuk ka më të tillë tek ne.”

Nga pikëpamja turistike, peisazhet e pasura shqiptare janë ende një këshillë sekrete, edhe pse mësymja ka filluar – gjatë këtij viti shifrat e turizmit njohën një rritje me 25 % mbi kapacitetet akomoduese. “Shqipëria ende vuan nga steriotipet” – thotë Kryeministri.  Askush nuk dëshiron të vijë në Shqipëri, por kushdo që ka qenë një herë atje, dëshiron të kthehet përsëri.”

*Artikull i gazetës Hamburger Abendsblatt

2 komente në ““Anëtarësimi në BE mbetet ëndrra jonë”: Rama viziton Hamburger Abendblatt, flet mbi synimet e vendit të tij, paragjykimet dhe refugjatët”

  1. Leone-53 says:

    Zakonisht per tu bere qejfin politikanve e “servirin” artikullin ne ngjyra politike.
    Ndersa per Ramen kisha “qejf” ti shtoja dicka kur ai flet per korupsionin:
    -Pas 11 vjetesh si kryebashkiak i Shqiperise (Tiranes) deklaron si pasuri 3000 dollare (jo €-ro sepse ajo ishte me laret se dollari ne ate kohe, pra 5 vjet para) dhe pa shtepi !?…
    Pra “shet” leksione Rama ne perndim per korupsionin kur vet eshte i “mbytur” deri ne gryke mjafton ti thuhet ku i gjete ato miliona per vilen jashte Tiranes!?…
    -Nuk ka bere ato qe premtoj para shqiptarve ne maj-qershor 2013.
    -Kur flet per komunizem (qe ishte me e izoluara ne vendet e lindjes) thote te verteten per Shqiperine por “harron” te thot nje gje “FARE TE VOGEL” per veten e tij se eshte ai qe nuk e nxjere vendin nga ajo rruge e shtrembur kur thote (Frakull te Fierit 2013 sapo hipi ne ate karrige) se ligji 7501 (famkeq komunist) eshte busulla e tij refyese!… etj. etj. etjere.
    Ciao Ram, Sali, Ilir e compani kur keni gjetur ate popull te pafat aty e shisni mend neper Europe qysh prej 25 vjetesh e nuk i futeni punes aty e jo ne Europe per te ndryshuar jeten e ati populli.

  2. Genti says:

    PO ZOGUN E VOGEL TE PARITUR TE AIDA KU E KISHTE KY PER TI MARR ME TMIR INVESTITORET..APO E KA MERZITUR NGA PAAFTESIA VET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje