Ministrja Kodheli vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Duhet të luftojnë armiqtë e përbashkët. Nevojë për më shumë ura mes dy botëve

11 Tetor 2016, 10:50Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite zhvilloi një takim me zëvendësprincin e Kurorës, zëvendës i dytë i kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes, lartësinë e tij mbretërore, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud.

Gjatë këtij takimi të dy zyrtarët u ndalen tek marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme dhe me interes të përbashkët.

Që në nisje të bisedës zëvëndësprinci i Kurorës theksoi faktin se jemi dy vende shumë mike, por deri tani nuk kemi marrëdhënie në fushën ushtarake dhe kjo vizitë është një fillim i mirë.

Për ministren Kodheli, Shqipëria megjithëse një vend i vogël ka kontribut të madh për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan. “Ne duhet të luftojnë armiqtë e përbashkët, duhet të jemi bashkë në tema dhe vlera të rëndësishme”,- nënvizoi znj. Kodheli.

Zëvëndësprinci i Kurorës, ministri i Mbrojtjes Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud u ndal tek zhvillimet në Lindjen e Mesme ku nënvizoi se ka një sërë problemesh. “Ka shtete që kanë rënë, shtete që po bien si dhe ideologji ekstremiste, dhe si rrjedhim të gjitha këto reflektohen në të gjithë botën”,- u shpreh ai. Zëvëndësprinci i Kurorës nënvizoi se duhet sa më shumë bashkëpunim në të kuptuarit e shkaqeve të radikalizmit dhe Shqipëria është një vend i rëndësishëm duke qenë vend NATO.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes ndau bindjen se ka nevojë për më shumë ura mes dy botëve dhe nëse ne përmirësojmë gjendjen ekonomike të njerëzve, arsimimin dhe forcojmë bashkëpunimin me miqtë e mirë në botë do të ulim ndjeshëm praninë e terroristëve.

Gjatë qëndrimit të saj në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ministrja Kodheli vizitoi struktura të ndryshme ushtarake dhe disa të tjera që lidhen me sigurinë.

 

4 komente në “Ministrja Kodheli vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Duhet të luftojnë armiqtë e përbashkët. Nevojë për më shumë ura mes dy botëve”

  1. Taku says:

    Kush jane keta armiqte e perbashket

  2. nje lexues i zakonshem says:

    Ke shume te drejte Taku , kush te jene , valle ? Mua m’a merr mendja , se do te jene evropianet e krishtere …..

    1. d'enter says:

      Eshte palestina dhe jemeni

    2. d'enter says:

      Eshte palestina dhe jemeni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje