Nishani bën rolin e opozitës, “çon” drogën në Romë në takim me homologun italian, diskutohet kanabisi dhe reforma në drejtësi

10 Tetor 2016, 19:06Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani, në kuadrin e vizitës zyrtare në Itali u prit sot në Pallatin Quirinale nga Presidenti italian, Sergio Mattarella. Pas përshëndetjeve e  ceremonive të rastit, të dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas kryesuan takimin e zgjeruar mes dy delegacioneve.

Ai shprehu që në fillim kënaqësinë për zhvillimin e kësaj vizite zyrtare në Romë, duke e konsideruar një shprehje të qartë të marrëdhënieve të shkëlqyera e të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen edhe për mbështetjen e dhënë nga Italia në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme, duke ndihmuar në konsolidimin e institucioneve të specializuara shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale të çdo lloji.

Por pikërisht këtu, kreu i shtetit Nishani ka marrë tagrin e kreut të opozitës Lulzim Basha, teksa theksoi se përballja me krimin e organizuar e veçanërisht me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit është një sfidë shumë e rëndësishme pasi ato janë shndërruar në një kërcënim në rritje si për qytetarët shqiptarë, por po aq edhe për qytetarët italianë të cilët mund të vuajnë të njëjtat pasoja.

Duke qënë në të njëjtën gjatësi vale me opozitën shqiptare, kreu i shtetit paralajmëroi se dhe Italia do ta pësojë nga droga shqiptare. Në këtë kontekst Nishani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis të gjitha llojeve të agjencive ligjzbatuese të të dyja vendeve.

Lidhur me reformën në drejtësi, Presidenti Nishani vlerësoi ekspertizën italiane si dhe theksoi se pas kalimit të ndryshimeve kushtetuese me konsensus të plotë vjen hapi tjetër dhe më i rëndësishëm, ai implementimit dhe monitorimit të këtij implementimi për të cilën ndihma italiane do të ishte shumë e domethënëse, veçanërisht në moskapjen politike të mekanizmave të drejtësisë.

Presidenti Nishani shprehu gjithashtu mirënjohjen edhe për mbështetjen e vyer që Italia i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të integrimit në strukturat euroatlantike dhe evropiane.

Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan një vemendje të veçantë bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, zhvillimeve rajonale, si dhe sfidave dhe kërcënimeve nga flukset e paprecedenta migratore dhe terrorizmi e ekstremizmi i dhunshëm.

4 komente në “Nishani bën rolin e opozitës, “çon” drogën në Romë në takim me homologun italian, diskutohet kanabisi dhe reforma në drejtësi”

  1. Labi Vlore says:

    Vari Jarin.

  2. Moni says:

    Si PD ashtu dhe precedenti Nishani po bejne cmos ne menyre qe Shqiperia te mos pranohet ne BE. Shqiptaret i mbajne shenim keto perpjekje te shemtuara te tyre.

  3. dash says:

    I turpshem…(imbarazzante)

  4. Fshatari says:

    O bujaaaaar te qifja mendjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje