Arjan Aliaj është një emër i njohur për publikun dhe popullin shqiptar! Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, së fundmi ai ishte objekt i një sulmi të gjerë politik dhe mediatik, si rezultat i vendimit të tij për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit.
Shumë njerëz mendonin se sulmi i nisur kundër tij ishte vetëm politik dhe se nuk kishte asnjë bazë të mirëfilltë.
Në fakt i vetmi moment poltik në sulmin kundër Arjan Aliajt ishte që sulmi nisi në çastin kur pushtetit politik ju cënuan të drejtat nga vendimmarrja e tij. Ndërkohë që populli i thjeshtë që nuk ka forcë të denoncojë, nuk ka fuqi politike të bërtasë dhe nuk ka pushtet mediatik të demaskojë skandalet e drejtësisë, nuk i del kush në krahë përballë arrogancës, prepotencës dhe paligjshmërisë së Arjan Aliajt dhe gjithë shpurrës përfaqësuese të padrejtësisë.
Gjyqtari Arjan Aliaj nuk është një emër i panjohur edhe për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i cili vite më parë e ka shkarkuar nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda të tij gjatë detyrës si gjyqtar. Por çuditërisht disa vite më vonë do të ishte po i njëjti institucion, pra KLD-ja, e cila do të ndryshonte qëndrim ndaj gjyqtarit, duke vendosur ta rikthente në detyrë në Gjykatën më të rëndësishme në vend, atë të Tiranës.
Me rikthimin në detyrë si gjyqtar, Arjan Aliajt ju rihap edhe një herë rruga dhe ju dha edhe një herë mundësia që të vijonte të merrte vendime në favor të padrejtësis, duke përdorur pushtetin që i ishte dhënë pikërisht për të dhënë drejtësi.
Pranë gazetës tonë është denoncuar me fakte rasti më i fundit flagrant i vendimmarrjes në favor të padrejtësisë së gjyqtarit Arjan Aliaj, i cili pushtetin e dhënë nga ligji, e përdor si të ishte zot duke menduar që mund të bëjë çfarë të dojë me njerzit, fatin dhe jetën e tyre. Por gjyqtari harron vetëm një gjë, sot jemi në vitin 2016 dhe askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmb të drejtat kushtetuese dhe ligjore të të tjerëve, sikurse askush nuk toleron aq lehtë shkeljen e këtyre të drejtave, pavarsisht faktit se si është mësuar të hedhi vallen gjyqtari Aliaj dhe shumë shok dhe shoqe të tij, në sistemin e degjeneruar të drejtësisë.
Me vendimin e tij nr.7534, datë 28.09.2016, gjyqtari Aliaj ka vendosur që të pranoj një padi të ngritur nga shtetasi H.Ç, përmes së cilës atij i njihet e drejta të jetë bashkëpronar në pronat e xhaxhait të tij O.Ç, edhe pse në fakt nuk ka as edhe një lidhje me këto prona. Gjyqtari Aliaj në kundërshtim me çdo parim kushtetues, ligjor dhe pa asnjë provë, me një të rënë të çekiçit të tij të padrejtësisë, e bëri shtetasin H.Ç pronar, duke vepruar njësoj si të ishte një magjistar i vërtet dhe jo një gjyqtar.
Për gjyqtarin Aliaj nuk ka rëndësi kushtetuta, e cila në nenet 41 dhe 42 të saj, të drejtën e pronës private e quan një nga të drejtat themelore të njeriut, e cila nuk mund të cënohet nga askush, qoft ky edhe gjyqtar. Për gjyqtarin Aliaj nuk kanë rëndësi provat, të cilat në mënyrë të qartë, kokëforte dhe përtej dëshirës së tij vërtetojnë se, në fakt pronat që pretendojn benjaminët e gjyqtarit nuk janë të tyre, por të shtetasit O.Ç. Për gjyqtarin Aliaj nuk kanë rëndësi, vlerë apo peshë as Institucionet e tjera shtetërore, siç është Agjensia e Trajtimit të Pronave, apo ish-Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i cili qartësisht në një dosje voluminoze ka nxjerrë përfundimin se pronar i pronave në fjalë është vetëm O.Ç dhe jo miqt e padeklaruar të gjyqtarit.
Arjan Aliaj në sistemin e padrejtësisë së ngritur prej atij vet dhe kolegët dhe koleget e tij aq shume te akuzuar nga populli dhe nga nderkombetaret, është zot dhe vepron si tillë, për këtë arsye me vendimin që ka marrë më datë 28.09.2016, me të cilën i ka dhënë të drejtë vetes të bëjë pronar persona që nuk kanë qenë kurrë të tillë, ai nuk ka bërë diçka që nuk do ta bënte çdo kush nga kolegët e tij të “nderuar”, të cilët në pritje të zbatimit të reformës në drejtësi janë lëshuar si minjt në anijen që mbytet për të marrë çtë munden këto pak ditë që kanë ngelur dhe të zhduken nga syt këmbët. Përfundimi i kësaj loje të ndyrë do të jetë, që këta personazhe do të jetojnë të qetë dhe të lumtur, duke shijuar pasuritë përrallore dhe të pafundme të krijuara në kurrizë të drejtësisë, ndërsa populli do të jetë akoma në pritje të drejtësisë.
Për gjyqtarin Aliaj, dhe gjithë kastën e tij, ka rëndësi vetëm një gjë, dhënia e padrejtësisë në emër të drejtësisë së vrarë, grabitur dhe përdhunuar shqiptare. Prandaj duhet që shoqëria shqiptare ti jap fund një herë e mirë ekzistencës së kësaj korporate të padrejtësisë, e cila për tu pasuruar vet po shkatërron çdo qelizë të shtetit, drejtësisë dhe shoqërisë shqiptare. /Boom.al
dobic turk,ka ”lejen” e sulltanit qe te bej ci do bitha………………….ne bourdeloalvania!
C ESHTE KY MUT VETTINGU….??? U KAP GJYGJTARI ME SHKELJE TE DENOHETSIC DENOHEN TE TJERET QE VJEDHIN…ESHTE VJEDHJE KJO SIKTERISE GJYGJTARIN
O TEAPER TE GAZETES, KY ESHTE HARTIM DHE JO DENONCIM SE JU VETEM FLISNI E FLISNI PA THENE SICQENDRON PUNA DHE KUSH ESHTE PROCEDURA ANTIILIGJORE E ALISE
u pa puna, tani gjyqet i ben GAZETA nuk ka nevoje me per gjykata
Agim
Nuk eshte i vetmi ky gjyqtar!
Eshte edhe gjyqtari Gentian Medja i Administratives se shkalles se pare Tirane,qe kur nuk i pelqen llogaritja e demshperblimit qe ben nje ekspert,i detyron ta pergjysmojne perfitimin dhe kur prap nuk i intereson,cakton nje tjeter ekspert qe ta coje ne 1% perfitimin anti ligjor!
Pra ekspertet i bejne llogarite si seksere e jo si eksperte gjyqesore!
Ja kjo eshte padrejtesia shqiptare!
Dhe kjo histori kriminale me ndodhi mua me kete gjyqtar!
Shume vite me perpara Filosofi Gjerman Immanuel Kant ne vepren e tij “Critica della ragion pura” shpreheshe qe krimi me i madh per nje nje komb dhe civilizimin e tij eshte shkaterimi dhe korrupsioni i DREJTESISE. Ekzaktesisht ate qe bene gjyqtaret shqiptare ne Shqiperi pas vitit 1990. Pasoi krimi tjeter i politikaneve(te gjithe pa perjashtim) karshi kombit te vet qe ju thane gjyqtareve “Ju lumte keshtu shkon kombi perpara”. Dha parate e fituara i ndane midis tyre si hajdutet. E mjera Shqiperi ne c’duar ka rene….
Pothuajse nuk gjendet asnje person VIP ne Shqiperi qe nuk ka bere nje gjyq me te cilin eshte bere pronar TOKASH. Mjafton te verifikoni origjinen e pasurive te tyre apo vendimet e gjyqeve dhe do te zbuloni se si, pothuajse tere gjykatesit si magjistaret, kane bere shume pronare tokash, duke dhuruar pronen publike, bregdetin, rruget, lulishtet publike, pyjet ne parqet kombetare etj.
undefined
O popull meqe doni ta dini, e degjuat Ristanin qe tha para ca kohesh se neni qe eshte denuar ai ka dale antikushtetues.hahaha.E dini se cfare ka ndodh.Si ne gjithe boten ne krimet ndaj drejtesise ka edhe nene qe flasin per krimet qe bejne gjyqtaret dora vete, kur japin nje vendim haptazi te kunderligjshem.Saliu me porosi te korporates se gjyqtareve e kerkese te tyre me nje vendim te gjykates kushtetuese e quajti antikushtetues kete nene te kodit penal dhe tash gjyqtaret mund te japin nje vendim komplet ne kundershtim me ligjet e provat dhe as qe kane frike se duhet te merren ne pergjegjesi penale.Ketu qendron hileja e madhe mafioze e krimit te korporates kriminale te gjyqtareve e prokuroreve.I pari nen qe duhet te ishte rivendosur ne fuqi ne Kodin Penal ne fillimin e kesaj reforme ne drejtesi.Marja e nje vendimi haptazi te kunderligjshem nga gjyqtari. O Rama fute urgjent ne Kodin Penal kete nen dhe merri te pandehur gjithe gjyqtaret per vendimet skandaloze anti ligjore, ne te kundert nuk mund te kete sistem drejtesie te kontrollueshem te te pergjegjshem.Gjyqtaret nuk jane zota, jane njerez qe duhet te mbajne pergjegjesi per punen e rendesishme qe kane.Nese nuk e kupton lere fare, beji shurren baces.
Po dhe ju te gazetes nuk jeni te drejte ama.Kujt doni tia hidhni me kete lajm??? Ky gjygjtari mund te jete mut fare,as qe dua tja dij,por sa per kete prone ja fusni kot.Ai xhaxhai na ka shkuar dhe ka paguar para per te marre tapine tek komisioni i kthimit te pronave,dhe e quan veten pronar duke i hequr te tjeret.Pse zotrote(zoti gazetar)nje prone qe e kam une me vellain,une duhet te shpallem pronar i vetem,vetem pse une paskam paguar shpenzimet per te marre pronen(dokumentacionin)???? Jo ore jo,kushdo qe eshte trashegimtar merr pjesen e tij.Dhe boll e genjyet popullin sepse ashtu doni ju.
Dhe nese e quani veten te pavarur,postojeni kete shkrimin tim dhe mos e fshini si here tjera.
Nje gje nuk po kuptoj: ne kohen e diktatures nuk e jepte vendimin nje gjyqtar, por te pakten ishin tre dhe nje perfaqesues nga lagjia apo keshilli; sidoqofte , pavaresisht kohes dhe sistemit, gjyqtari nuk mundte te vendoste pa ata dha pa firmen e tyre, tani ne demokraci na del qe nje gjyqtar vendos e jep vendimin e gjyqit per çdo gje/ Eshte e papranueshme. Edhe vende europiane, kam fakte konkrete, ne gjykim te çeshtjeve kriminale , ka perfaqesues nga shoqeria civile ne trupen e gjykimit. Si jane bere ato ligje qe nje njeri te jap vendimin? Nuk eshte kjo me shuùe se nje shperfillje dhe dhenia e nje mundesie per korrupsion, por me shume shkaterrim i jetes se qytetareve? Nuk duhet qe nje gjyqtar i vetem te jap vendimin se edhe vete gabon me dashje apo pa dashje, por dhe drejtesiine e merr lumi. Dhe pastaj i japim dhe atributin e themi po vendosi drejtesia duhet te mbyllim gojen/ Pse keshtu eshte? E pastaj ja leme vendin vetegjyqesise, por nuk duhet ta kthejme sistemin kunder vetes, se pastaj kjo behet e qellimshme. Duhet bere korigjim ne legjislation qe as nje gjyqtar nuk ka te drejte te japi vendim i vetem.