“Vettingu”, Kryeinspektori Ganaj firmos udhëzimin: Si do të deklarohen pasuritë e gjyqtarëve e prokurorëve

10 Tetor 2016, 12:40Politika TEMA

Me hyrjen në fuqi të ligjit të “Vettingut” disa ditë më parë tashmë po merren të gjitha masat për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Në një ditë më konkursin për përzgjedhjen e 25 magjistratëve të rinj që do të zëvendësojnë të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë që preken nga “Vettingu”, po sot është firmosur dhe udhëzimi për kontrollin e pasurisë së të gjitthë atyre që janë në sistemin e drejtësisë.

Kështu, Inspektori i Përgjithshëm i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj, firmosi sot udhëzimin për mënyrën e deklarimit të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si detyrim i ligjit për kontrollin e figurës së tyre, “Vettingu”.

Sipas udhëzimit, gjyqtarët dhe prokurorët do të deklarojnë pasuritë në pronësi, posedim dhe përdorim, burimet e krijimit të tyre dhe detyrimet financiare thuhet ne udhezimin e publikuar ne adresen zyrtare te Institucionit.

Qëllimi i udhëzimit të Ganajt është përcaktimi i rregullave për mënyrën e plotësimit të deklaratës së pasurisë, si dhe dokumenteve që justifikojnë vërtetësinë e deklarimit dhe ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.

Po botojme te plote udhezimin:

Udhezim:

“Për mënyrën e deklarimit të pasurive, në pronësi, posedim dhe përdorim, burimet e krijimit të tyre, detyrimet financiare etj, nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur që mbartin detyrim përdeklarim të pasurisë, në zbatim të ligjit nr. 84/2016, datë 30.8.2016,Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Në zbatim tënenit Dtë ligjit nr. 76/2016,“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,neneve 30,31,32,33 të ligjit nr. 84/2016, datë 30.8.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI),me qëllim përcaktimin e rregullave përmënyrëne plotësimit të deklaratës së pasurisë si dhe dokumentave që justifikojnë vërtetësinë e deklarimit dhe ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive,

 UDHËZON:

Bashkëlidhur, subjekti i rivlerësimit duhet të dorëzojë fotokopje të letrës së njoftimit (kartës së identitetit) për vete, bashkëshortin/en, bashkëjetuesin/en, fëmijët në moshë madhore dhe çdo person, sipas çertifikatës familjare.

Nëmungesë të letrës së njoftimit, të dorëzohet fotokopje e pasaportës ose çertifikata personale e subjektit dhe e personave të lidhur.

4. Persona të lidhur, në kuptim të ligjit nr.84/2016, datë 30.8.2016,“Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,janë rrethi i personave që kanë marrëdhënie me subjektin e rivlerësimit, përbërë ngabashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, fëmijët madhorë, si dhe çdo person i përmendur në çertifikatën familjare të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, për subjektin e rivlerësimit, në periudhën e rivlerësimit.

Kur pasuria e personave të lidhur (bashkëshorti/ja, fëmijët në moshë madhore, persona të tjerë sipas çertifikatës familjare dhe bashkëjetuesi/ja) është e ndarë dhe e regjistruar si e tillë në organet e administratës shtetërore ose gjyqësore, deklarimi paraqitet veçmas dhe i bashkëlidhet deklaratës së subjektit të rivlerësimit.

Kur subjekti i rivlerësimit deklaron këto lloj marrëdhëniesh juridike me persona tëtjerë të lidhur, ai mbart detyrimin të paraqesë dokumentacionin justifikues ligjor, në momentin e dorëzimit të deklaratës së pasurisë, për pronësinë dhe burimin e krijimit të pronës, që bëhet objekt i kësaj marrëdhënieje me subjektin e rivlerësimit.

Ky Udhëzimhyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

INSPEKTORI I PËRGJITHSHËM Shkëlqim GANAJ

 

1 komente në ““Vettingu”, Kryeinspektori Ganaj firmos udhëzimin: Si do të deklarohen pasuritë e gjyqtarëve e prokurorëve”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Bo bo do deklarohen orat Versace dhe Jagurat per tapa birrash dhe karroca me kuaj tani..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje