LSI, permbyll zgjedhjet ne Permet:Tavo, jemi parti gjitheperfshirese

9 Tetor 2016, 12:40Politika TEMA

Konventa Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Përmet rizgjodhi si kryetar të saj z. Elton Ismaili si dhe zgjodhi Komitetin e ri drejtues.

Në këtë Konventë mori pjesë Nën/Kryetari i LSI, z. Endrit Braimllari, deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, z. Vangjel Tavo si edhe anëtarët e strukturave drejtuese të LSI Gjirokastër dhe Tepelenë.

 

Deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, z. Vangjel Tavo u shpreh se LSI është një parti dinamike dhe e energjive integruese jo vetëm për anëtarët e saj, por për mbarë qytetarët në të gjithë vendin.

“Ju të dashur miq, qytetarë të Përmetit, ata të mbarë Gjirokastrës dhe të mbarë Shqipërisë, tashmë e kanë kuptuar që LSI nuk është një parti formale, por është një grupim politik dinamik, një grupim politik progresist, që ecën me ritme të shpejta. Liria e çdo anëtari të LSI për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në forumet drejtuese, për të ndarë mendimet, për të kontribuar me ide dhe platforma, që përbëjnë esencën e familjes sonë të madhe politike. Ne jemi një parti dinamike dhe e energjive integruese jo vetëm për anëtarët tanë, por për mbarë anëtarë e LSI dhe qytetarët në të gjithë vendin. Kjo konventë duhet të na shërbejë si moment reflektimi për atë çfarë jemi duke lënë pas dhe për atë që na pret në muajt në vazhdim”, theksoi z. Tavo.

 

2 komente në “LSI, permbyll zgjedhjet ne Permet:Tavo, jemi parti gjitheperfshirese”

  1. Ivani i madh says:

    Kete e di i gjithe populli mo Tavo se legena eshte gjitheperfshirse ose e thene shqip grope e zeze ku jane grumbulluar gjithe krimbat e felliqur te partive. Ja ta marim per shembull ti nga erdhe dhe pse erdhe u bashkohen ne kete grope te zeze te quajtur Lsi kjo dihet profesioni dhe aftesite tuaja personale si te kryetarit te bandes LSI mjeshtri i dekoruar dhe nga miku i tij Berisha, Like kufoma.

  2. Don says:

    LSI Parti gjithe perfshirese dmth qe e fshin edhe me leter edhe me gjethe fiku. Yyyyt krijese hajdutesh ska as program dhe as moral per te qene as shoqate dhe jo parti. Keta molare bene kerdine me te vjedhur majtas dhe djathtas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje