FOTOT/ Spanja "zapton" komplet hotelin në Shkodër

9 Tetor 2016, 10:25Politika TEMA
FOTOT/ Spanja "zapton" komplet hotelin në Shkodër

Spanja ka rezervuar komplet hotelin, në Shkodër, për skuadrën e saj. Kurse, siguria përreth hotelit është e jashtëzakonshme

Ish-kampionët e botës dhe Evropës mbërritën të premten në mbrëmje në qytetin e Shkodrës, teksa u pritën nga dhjetëra tifozë shqiptarë, të cilët mendonin se mund të bënin foto me yjet e Spanjës.

Megjithatë, kjo ishte e pamundur, pasi forcat e rendit kishin rrethuar “Grand Hotel Europën”, duke mos lënë askush që t’u afrohej spanjollëve.

Sapo autobusi ndaloi, lojtarët zbritën një nga një, por vetëm tre prej tyre u dalluan mbi të gjithë. Andres Iniesta, Alvaro Morata dhe Diego Costa ishin të vetmit që buzëqeshën pas thirrjeve të vazhdueshme të tifozëve shqiptarë.

Yjet e tjerë të Spanjës, përfshi mbrojtësit Pique dhe Ramos, u futën menjëherë në hotel me një pamje tepër serioze, shkruan Panorama Sport.

Për të pasur gjithçka nën kontroll, mësohet se Federata e Futbollit të Spanjës ka rezervuar gjithë hotelin. Gazeta zbulon se kostoja për dy net ka shkuar 130 mijë euro.

Edhe dje gjatë paradites ishte thuajse e pamundur që të afroheshe në hotelin ku janë akomoduar spanjollët.

3 komente në “FOTOT/ Spanja “zapton” komplet hotelin në Shkodër”

  1. tfgs1 says:

    deri ne darke i ka zene barku te gjithe……………….

  2. Spanja e KOMPETUAR says:

    E PSE DUHET te jete lajm ky qe Spanja zapton KOMPET Hotelin?

    1. like says:

      sepse Jane privilegie qe rrallehere na kane rene ne dore.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje