Drejtësia edhe në Shqipëri ndonjëherë vonon por nuk harron. Një tjetër deputet i PS-së i shtohet listës së atyre që kanë përfituar pagesën për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare, edhe pse ishte në greve urime.
Bëhet fjalë për deputetin Dashamir Peza. Me një vendim të Gjykatës së Lartë ai ka përfituar pagesën për periudhën shtator 2009 deri në shkurt 2010.
Kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka prishur vendimin e Apelit, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Administrative, që i jep të drejtë deputetit socialist të marrë pagesat e 6 muajve, edhe pse nuk shkonte në Kuvend.
Në atë kohë Kuvendi i Shqipërisë drejtohej nga demokratja Jozefina Topalli dhe ud eshën shtatë vjet që deputeti socialist Peza të merrte rrogën e gjashtë muajve.