Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, duket se po i bashkohet frontit për bllokimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, për të cilën është investuar si asnjëherë më parë Perëndimi, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse i detyruar me ligj, kreu i shtetit ka vendosur të mos i hapë rrugë zbatimit të menjëhershëm të ligjit të Vetingut, i cili do të kalojë në skaner të trefishtë prokurorët dhe gjyqtarët, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësisë profesionale. Ligji i Vetingut ka hyrë në fuqi që në fund të javës që kaloi shkruan “Shqiptarja.com”.
Neni 7 pika 1 i ligjit parashikon që Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Institucionet e rivlerësimit janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publikë.
Bllokimi
Edhe pse ligji ka hyrë në fuqi, duke e detyruar kreun e shtetit të shpallë menjëherë thirrjen për shprehjen e interesit të kandidatëve, Presidenti nuk e njeh ligjin e Vetingut dhe për pasojë as detyrimet që rrjedhin prej tij. Pika 1 e nenit 7, parashikon gjithashtu që thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit përmban afatin, brenda të cilit duhet të dorëzohet shprehja e interesit, adresën postare ku duhet të dorëzohet dhe listën e dokumenteve që duhet të shoqërojnë atë.
Ndërkaq, një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët. Por, mosveprimi i kreut të shtetit më shumë se një sfidë ndaj shumicës në pushtet, lexohet si një provokim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të cilët janë investuar jo vetëm për hartimin e ligjit dhe konfirmimin e ligjshmërisë së tij, por do të angazhohen për zbatimin e tij, me anë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Në lojë Avokati i Popullit
Ekspertët e misioneve të SHBA-BE në Tiranë dhe ligjvënësit shqiptarë e kanë parashikuar një situatë të tillë, pra mundësinë që Presidenti i Republikës të mos njohë ligjin e miratuar nga Parlamenti. Në këto kushte, në paragrafin e fundit të nenit 7 është ofruar një zgjidhje. Paragrafi parashikon që nëse Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë kompetencë brenda 5 ditëve, kjo kompetencë i kalon automatikisht Avokatit të Popullit. Në këto kushte, do të jetë Avokati i Popullit, i cili pritet të zbatojë nenin 7 të ligjit për vlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa opozita shpreson në pezullimin e ligjit nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Afati për pasuritë
Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të mendojnë që tani për deklarimin e pasurive. Ligji parashikon që prokurorët dhe gjyqtarët plotësojnë nga fillimi deklaratën e pasurisë, brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi dhe ta dërgojnë pranë ILDKPKI. ILDKPKI-ja fillon menjëherë procedurën e kontrollit. Subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të, së bashku me deklaratën e pasurisë, paraqesin të gjitha dokumentet që justifikojnë vërtetësinë e deklarimeve për ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive.
Kontrolli i figurës
Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të kujtojnë dhe listojnë personat e dyshimtë më të cilët kanë miqësi, kanë konsumuar dreka dhe darka, kanë dalë në fotografi etj. Ata duhet të plotësojnë deklaratën për kontrollin e figurës brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të tij dhe ta dërgojnë atë pranë Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar. Kjo e fundit fillon menjëherë procedurën e kontrollit të figurës. Ligji parashikon afate dhe procedura të mirëfillta, por opozita shqiptare dhe njerëzit e drejtësisë i kanë sytë tek Gjykata Kushtetuese.
Ligji në fuqi vepron
Ligji për vlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve ka hyrë në fuqi dhe vepron, për deri sa nuk ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar efektet e tij. Neni 45 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese, parashikon që gjykata, kryesisht ose me kërkesë të palës, kur vlerëson se zbatimi i ligjit ose i aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesa shtetërorë, shoqërorë ose të individëve sipas rastit, me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve ose në seancën plenare, urdhëron pezullimin e ligjit ose të aktit. Pezullimi vazhdon derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi. Vendimi për masën e pezullimit i njoftohet organit përkatës që ka nxjerrë ligjin ose aktin, si dhe bëhet publikimi i tij. Gjykata Kushtetuese në çdo fazë të shqyrtimit të çështjes, me vendim në seancën plenare, mund të heqë masën e pezullimit.
Neni 7 i ligjit për Vetingun
1.Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e të gjithë anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend.
2.Presidenti i Republikës menjëherë ia përcjell Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit listat e përpiluara, sipas pikës 5, të këtij neni, dhe të gjitha dosjet individuale të kandidatëve, si dhe publikon listën e plotë të kandidatëve në faqen zyrtare të internetit, të grupuar sipas secilit pozicion.
3.Një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët. Jo më vonë se 14 ditë nga paraqitja e dy listave nga Presidenti i Republikës, ky komision, bazuar në vlerësimet e arsyetuara, lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve, i dërgon rekomandimet Presidentit, i cili ia përcjell ato Kuvendit. Nëse Presidenti nuk e ushtron këtë kompetencë brenda 5 ditëve, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.
Le te presim edhe 5 dite. Sa kemi pritur e do presim ne nga keta njerez qe kane ardhe ne ato vende vetem per interesat e tyre.
“Jari kurre nuk zhgenjen” jo “Jari ju degjon”.. Cfare eshte ky palaco mor.. Ky eshte turp njeri.. Reform gjeneratash ky sprokupohet.. Cfare presidenti je ti mor I paudhe..?!?! Nuk emancipohet se e di cfare do ndodhi.. Dhe e di qe do behet ashtu doc duhet.. O opozit djallezore e poshter: Nuk ishit Ju ta hiqnit fare Avokatin e Popullit si opsion?!?! Rama, Rama eshte qe do sistemin te kapur prej qafe.. Po mos te ishte avokati I popullit si opsjon, nuk quhet bllokim, ngerc, PENGESE?!?! Rama po bllokon Reformen ne Drejtesi..!! JA BLLOKESA.. JA NGERCI !! JA PENGESA !!! Ohh Minxhozi, kjo opozite do fitoj sipas teje?!?! Je ne metro apo sje ne metro ti ?!?!
Nuk kemi ç’te bejme.Do durojme.Kemi te bejme me nje president kukell te vendosur nga Sali Berisha.Injorant presidnt.
po sa te jete bujar nishani dhe adriatik llalla do ndollin keto gjera dhe kriminelat do ta kene jeten e gjate.
Sperma Enveriste ne pushtet qe ka ne mazhorancen e deputeteve mbi 39 kriminele kerkon te fusi ne fuqi Vetingun?????????????????????.Cili Veting do te funlsionoj ne shqiperi kur dihet se mazhoranca ne pushtet ka 39 kriminele ne gjirin e saj,deputete,munistra etj.?? kujt po ja shesin kete lloj “Reforme” ne drejtsi? njerezve me tru ne koke po atyre qe eklarojne;”As nuk duam te hajme e te pijme por vetem Fatos Nano te mos grinet me Ilir Meten” kjo ishte dje kurse sot eshte qe as nuk duam asnje gje vetem ilir Ali Baba me 200 hajdute”te mos zihet mekryekriminelin Edvin Rrugac Rama”Presidenti me mire ta e grisi ate pacavure mashtruese Reforme (Vetingu) sesa te pranpoj qe shqiperina te udhehiqet nga Mafiozet Parlamentare te Spermes Enveriste antishqiptare.
Aq mjeran edhte aq sa e mban shpresa te Trump , se Trump e kraheson me veten e tij qe ti sherbeje besnik partise , jo or mik jo Trump i sherben gjith qytetarve anerikan edhe pse te ndryshem ne mendime , se nese do votonin per nje parti te gjith me mire te kishim mbajtur ne pushtet partine komuniste aq ti e ke aq per zemer .
Po ky moster qenka sakat nga trupi dhe sakat nga trute. Si ka mundesi, qe ky moster , ne vend qe te nxise cdo inisjative per zbatimine vetingut , nxjer gjithefar pengesash, vetem e vetem te zvaritin dhe ta pengojne vettingun, njelloi sic vepron pd, saliu dhe lulezim basha. Edhe sa dit jjet ka ky pd ist, te mbaj karikene kreut te shtetit. Po ka klauzole kushtetuta, le te miratohet sa me pare se spo e shikojme me sy , per budallalleqet qe ben ne dem te rreformes ne drejtesi dhe unitetin e popullit.