Bashkia e Kolonjës “shet” funksionet e veta për... 72 mijë euro

12 Tetor 2016, 09:19Ekonomia TEMA

Një njoftim jo shumë i zakontë është shpallur në Buletinin e fundit të Prokurimit Publik. Bashkia e Kolonjës ka hapur tenderin për të transferuar tek një privat funksionet e Administrimit Financiar dhe Menaxherial të bashkisë dhe njësive administrative të saj për katër vitet në vijim.

Fondi limit për këtë qëllim është 10 366 667  lekë pa TVSH (rreth 72 mijë euro).

Vlera e Financimit viti 2016 është 7 166 667 lekë është pa TVSH.

Ndërsa për vitet 2017, 2018, 2019 dhe 2020 vlera e financimit do të jetë 800 000 lekë pa TVSH për secilin vit, raporton Monitor.

Në njoftimin përkatës thuhet se ofrimi i këtij shërbimi do të jetë i vlefshëm 6 (gjashtë) muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.

Ofertat për të menaxhuar dhe për të administruar Bashkinë e Kolonjës janë të vlefshme për t’u dorëzuar deri më datë 28 të këtij muaji, pranë zyrave të Bashkisë.

Ky është rasti i parë kur një njësi vendore delegon te një privat funksionet themelore për të cilat është votuar. Sakaq Bashkia në fjalë do të përfshihet në zgjedhje të reja për një kryetar të ri pas vdekjes së papritur të ish-kryetarit Arben Malo në shtator të këtij viti.

Bashkia e Kolonjës, për vitin 2016, ka përfituar grant të pakushtëzuar në vlerën 94.6 mln lekë, që përbën rreth 0.75% të totalit në rang vendi, kjo për shkak se bazë e llogaritjes së formulës ka qenë numri i popullsisë.

Në hartimin e buxhetit të bashkisë është marrë parasysh, që të shkohet drejt rritjes së investimeve në shërbimet publike (rrugë, rivitalizim i qytetit, ujësjellës, kanalizime, objekte arsimore etj).

Bashkia e re e Kolonjës ka një sipërfaqe gjithsej prej afërsisht 864.06 km2 dhe popullsi 22,261 banorë. Popullsia është në gjysmën e saj me karakter rural, pjesa urbane shtrihet në qytetin e Ersekës dhe Leskovikut. Statistikat në lidhje me burimin kryesor të të ardhurave të familjeve janë pozitive: rreth 51,5% e banorëve jetojnë në bazë të punësimit dhe vetëpunësimit, ndërsa vetëm 11.6% me ndihmë ekonomike. Nga ana tjetër, pensionet përbëjnë një pjesë jo të vogël të burimit të të ardhurave të familjeve, me rreth 39%. Kolonja është zonë e pasur me burime pyjore, ujore (në veçanti ujra termale), por shfrytëzimi i tyre për zhvillimin dhe mirëqenien ekonomike është sot në nivele të ulëta dhe ende larg një shfrytëzimi të qëndrueshëm.

2 komente në “Bashkia e Kolonjës “shet” funksionet e veta për… 72 mijë euro”

  1. ***** says:

    Sugjeroj qe te krijohet mundesia dhe qe reklama e ketij ankandi te behest edhe tek The Economist.
    Ju shkofte mbare.

  2. Arusha e Tepelenes says:

    Ne kohen e rilindjes se Rames ka arritur qe krimi te linde edhe ne zemren e rilindjes kombetare Kolonjen e urte, te mencur e ptriote, mjere kjo Shqiperi cfare po heq nga keta turkoshaket perverse, hajdute e kokepalare. Ky debili qe e paskan bere drejtor burgu ne Drenove, me mire te arratiset ne Greqi, sesa te kandidoje perballe njeriut te mire z. Dritan Hajro, i cili me siguri do te triumfoje ne garen per Bashkine e Ersekes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje