Bllokohet Terminali i Kontinereve në Portin e Durrësit: Vinçat e prishur rrezikojne falimentimin e anijeve që presin të përpunohen në Port

8 Tetor 2016, 19:52Ekonomia TEMA
Bllokohet Terminali i Kontinereve në Portin e Durrësit: Vinçat

Një nga kompanitë konçesionare që operon në Portin e Durrësit, ka krijuar një situatë problematike duke bllokuar ngarkim shkarkimin e konteniereve dhe duke rrezikuar seriozisht kostot me të cilat operojnë anijet tregetare që përpunohen në Portin e Durrësit.

Një burim nga porti i tha gazetës Tema se qysh prej dites se djeshme dt.07/10/16 ora 13.30 e deri tani ora 19.30, ne terminalin e konteinereve te Portit te Durresit, eshte bllokuar puna per shkarkim-ngarkimin e anijeve me konteinere. Shkak I kesaj situate eshte bere, prishja e te 2 vincave per shkarkim-ngarkim anijesh, te Terminalit te konteinereve te Portit. Terminali eshte koncension I Durres Konteiner Terminal (pjese e Kurum Group).

Ne kalate ndodhet anija MAX LOYALTY, e cila ka per te shkarkuar 217 konteinere dhe ngarkuar 168 konteinere (me ngarkese Krom per eksport). Gjithashtu qysh prej ores 3 te mengjesit sot, ne Raden e portit te Durresit ndodhet anija Asiatic Liberty e cila ka per te shkarkuar 127 konteinere dhe ngarkur rreth 80 konteinere.

Nga dita e hene date 3/10/16 ora 11.45 eshte punuar ne terminalin e konteinereve vetem me 1 vinc, pasi I pari u prish qysh prej atij momenti. Anija MSC Augusta, e cila e filloi perpunimin diten e hene dt.3/10 dhe ka mbaruar pas 5 ditesh, dje date 07/10 ne mengjes‎ ora 10.00.

Anija Max Loyalty ka mberritur ne port me date 5/10 (merkure) ora 07.00 dhe priti 48 ore per te hyre ne Port, per shkak te voneses se anijes MSC Augusta. Sic mund te llogritni anija Max Loylty ka mbi 85 ore qe pret te shkarkohet e ngarkohet. Sipas te dhenave difekti nuk mund te rregullohet dhe rrezikohet seriozisht qe linjat e konteinereve te mos vijne me ne Portin e Durresit.

Kjo situatë është praktikisht një falimentim i pashpallur i Portit dhe një përgjegjësi e rënd ndaj palëve që bashkpunojnë me të.

7 komente në “Bllokohet Terminali i Kontinereve në Portin e Durrësit: Vinçat e prishur rrezikojne falimentimin e anijeve që presin të përpunohen në Port”

  1. ToniTR says:

    Ky ishte ai porti super teknologjik ku do monitorohej cilesia e plehrave qe hyjne ne Shqiperi?!

  2. Rexhepi says:

    Ky është një tjetër skandal ‘sekret’. Në marrëveshje ekziston një kompani partner strategjik nga Malta. Në të vërtetë njerëzit e varfër Kurum përpiqen për të vepruar si Afganistani.

  3. Ministria transportit says:

    Ne port Banka Boterore ka investuar 30 mil Euro per vinca dhe insfastrukure, madje KLSH beri dhe kallzim penal ndaj drejtorit ne ministri super hajdutit Sokol Kikia por ai e ka mbyllur me leke ke prokuroret e korruptuar. Mbase duhet hapur ajo ceshtje pasi vincat blihen per te punuar 30 -40 vite ?!!

  4. Komb says:

    Bravo toni.. ja pra cilesia e sherbimit ne port. Keshtu eshte kur la kurum and lesh efendi portin. Shkaterruan cdo gje turqit.

  5. Ilia says:

    Mos kkjo pjese e portit eshte dhene me koncesnsion disa vite me pare, kontrata sikur parashikonte goxha pune nga i koncesionuari, ku jane!!!!!!

  6. braho kaleci says:

    Pse turqve ja kemi dhon dhe portin. Ne rregull jemi.

  7. Loku says:

    Ka qene nje gafe e madhe qe Terminali i konteinereve iu dha Kurumit. Nje kompani qe merret me skrap e hekur. Pasi shkaterroi kantierin detar mori kete terminal me koncesion. Duket qe po e shkaterron. Shteti duhet te nderhyje sa me shpejt. Sinjalet e falimentimit te kesaj kompanie po leshohen edhe ne kete sektor. Cfare prisni, te bllokoje ekonomine e pastaj te beje presion per tu hedhur ne nje dege tjeter ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje