Projekti i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline nuk është në rrezik. “Ecuria e projektit TAP është sipas programit të planifikuar dhe gazsjellësi do të jetë gati për të transportuar gazin nga Shah Deniz në vitin 2020”. Kjo është përgjigjja zyrtare e ardhur nga drejtuesit e projektit në Tiranë.
Një ditë më parë, zëvendëspresidenti i kompanisë shtetërore azere të naftës SOCAR, Vitaly Baylarbayov në një intervistë për EurActiv.com, deklaroi se TAP ( pjesë e Korridorit Jugor të Gazit), është në rrezik, për shkak të vonesave në dhënien e lejeve nga autoritetet lokale në rajonin italian të Pulias.
“Edhe pse ne kemi përfunduar fazën e hartimit të projektit dhe kemi arritur te zbatimi deri më tani nuk janë marrë të gjitha lejet e nevojshme. Disa prej tyre mund të jepen në një afat shumë të shkurtër, por procesi është vonuar për fat të keq. Kjo krijon një rrezik për realizimin e projektit. Por, nga qeveria e Matteo Renzit, ne kemi mbështetjen e plotë. Ne po punojmë me të gjitha autoritetet rajonale në të gjitha nivelet, me qëllim për të finalizuar jo vetëm vetë projektin, por edhe programin e mbështetjes sociale për komunitetin … Qeveria italiane na ka dhënë autorizimin në vitin 2015. Në këtë autorizim janë përfshirë edhe 65 komente shtesë që janë dhënë nga organizata të ndryshme. Kjo quhet zakonisht “Verifikimi i pajtueshmërisë”. Por 65 është një numër shumë i madh dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre janë dhënë deri tani”, deklaroi Baylarbayov.
Ndërsa në Shqipëri vetëm pak ditë më parë në një ceremoni zyrtare ku morën pjesë drejtues të shtetit shqiptar, si dhe ata të projektit TAP, nisi zyrtarisht puna për vendosjen e tubave.
Ecuria e deritanishme në Shqipëri
Rreth 13.000 tuba do të përdoren për ndërtimin e seksionit të tubacionit prej 215 km në Shqipëri.
Ndërtimi i pjesës tokësore të Gazsjellësit në Shqipëri • Rreth 23.000 metra lineare janë pastruar nga gjurma e projektit
Rrugët Ndihmëse dhe Urat
Punësimi
Procesi i Blerjes dhe Servitutit të Tokës (LEA)
Kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Përmirësimi i të Dhënave Kadastrale
Dokumentacioni i 13.000 parcelave është përditësuar dhe përmirësuar, 17.000 hektarë.
Përfitimet nga TAP-i në Shqipëri
Kontraktorët kryesorë të TAP-it në Shqipëri
Ka një sërë kompanish të tjera shqiptare që po punojnë si nënkontraktorë.
Monitor
per vendin TAP-i eshte projekt me rendesi starategjike duke ndikuar pozitivisht ne shume fusha