Ditët e fundit në qendër të vëmendjes jo vetëm të politikës po edhe të shoqërisë civile është ligji për mbetjet apo sic njihet në zhargonin e përditshëm ligji i plherave që edhe pse ka kaluar në parlament po le të kuptohet se një kthim i mundshëm i tij nga presidenti mund të rihapë një tjetër betejë. Ju jeni një nga biznesmenët që ka kohë që merret me këtë biznes. Si ka nisur ky në fakt për ju dhe çfarë ka ndodhur pa ardhur këtu?
Biznesi jonë është biznes riprodhimi dhe ne riciklojmë letër dhe me letër bëjmë kartona dhe bëjmë më tej paketime. Këto paketime ne i kemi për të gjithë industrinë shqiptare dhe njëkohësisht i eksportojmë në Kosovë , Maqedoni, Mal të Zi dhe letrën e importojmë edhe në Serbi. Fakti është që në vitin 2013 u ndalua me ligj importi i letrës. Ishte më shumë një lëvizje politike se sa serioze dhe fatkeqësisht politika jonë shfrytëzon më shumë këto ndjenja të popullit të njerëzve naiv, duke e zëvendësuar fjalën mbetje apo lëndë dytësore siç e quan evropa me fjalën plehra. Po të ishte për plehra unë i kam thënë që në atë kohë që jam dakord të firmos me ju. Po këtu nuk bëhet fjalë për plehra dhe mund tu them që deri në vitin 2013 cdo njeri mund të merrte një liçensë për të importuar mbetje urbane për riciklim po edhe për proçese të tjera. Asnjë nuk di të më thotë një fjalë që ka një mbetje urbane të rrezikshme në Shqipëri ose këto kompani shqiptare që kanë të drejtën e riciklimit kanë sjellë një gjë që nuk është e tyre, pra nuk ka pasur asnjë rast të tillë dhe e gjitha është një zhurmë kot. Tashi po abuzohet me këtë ndjenjë të popullit që ne e kemi Shqipërinë plot me plehra dhe do të vijnë dhe ca të tjera nga jashtë që do të mbushen plot rrugët.
Ju mendoni se pa u miratuar ky ligj ka pasur hapsira për të sjellë plehrat nga jashtë?
Jo ka pasur hapsira po deri në vitin 2013 kanë ardhur lëndë të para dytësore. E thashë që deri në 2013 kompanitë e riciklimit kanë bërë këtë proçes po nuk ka një shembull që të thotë se ka ardhur një lëndë që është jashtë këtij procesi. Shumë herë njerëzit pyesin se përse ne kemi bërë kapacitete të mëdhaja. Në industri ka një ligj që një industri mund të mbijetoi nëse mund të importojë përshembull mbi 50 ton ne muaj. Po nëse prodhon nën këtë nuk mbijeton dot pasi kostot fikse janë nën kostot e prodhimit dhe kjo sjellë atë që quhet mbytja e industrisë. Ideja e riciklimit është që kompania të prodhojë me kapacitete që të mbulojë shpenzimet dhe të ketë diçka fitim për rigejnerimin e industrisë dhe ne kemi menduar që do të vijë një ditë që pushteti vendor do të bëjë ndarjen e mbetjeve që në burim dhe jo kështu siç ndodh sot pasi edhe sot që flasim shkelet ligji i pushtetit lokal dhe askush nuk flet që nuk bëhet ndarja në burim. Dhe nga kjo ndarje ne duhet të marrim lëndet e para, po në fakt ne marrim lëndet e para nga grupet e veçanta të interesit, nga ajo pjesë e popullatës më e varfër që na i sjellë të pastra dhe që na i sjellë duke qenë të vetëpunësuar. Ata janë rreth 35 mijë njerëz që merren me këtë punë, pra që hanë bukë dhe që pushteti lokal as që e vë ujin në zjarr për këtë dhe më interesantja është se kjo shoqëri civile që në 2013 u ngrit në protestë për mbetjet, si nuk bëri një protëstë për pastrimin e qytetëve, si nuk bëri një protestë që të zbatohe ligji dhe këtë ja kemi thënë ne, o shokë hajdeni dalim bashkë, hajdeni protestojmë bashkë. Hajde të bëjmë një plan se si mund të bëhet kjo punë se ndoshta nuk e dijmë. Po asnjë nuk deshi, për këtë asnjë nuk dëgjoi. Edhe sot i themi për këtë që u ngritën prapë, pse nuk bërë asgjë që nga 2013, asnjë fjalë nuk thatë, pra më thoni ju një aktivitet që është bërë në këto vite nga shoqëria civile për të pastruar Shqipërinë. Absolutisht nuk është bërë asgjë, ndërsa ne vetë kemi bërë projekte pilot në Lezhë, në Tiranë , Durrës dhe kjo nuk është bërë rastësisht pasi kemi shpenzuar para, për t’i treguar njerëzve që kjo funksionon, po ne nuk jemi pushtet dhe nuk kemi asgjë tjetër në dorë, përveç se të themi që kjo funksionon kështu. Pra kemi dhënë shembullin se si funksionon, kemi harxhuar para dhe për fat të keq për këtë nuk flet njeri.
Zoti Balteza , për të mbetur këtu në miratimin e ligjit. Ju jeni një nga njerëzit që vite që merreni me këtë biznes dhe natyrisht jeni në pjesëne ndjeshme të ligjit. Por në fakt duke mos e parë vetëm nga interesi juaj pod he I atyre që thonë se vendi po kthehet në një kosh plehrash. Çfarë po ndodh sipas jush?
Ajo që unë mund t’u them që në fillim është se ligji është shumë strikt sot. E para lejon importin e lëndëve të para dytësore vetëm nga ndërrmarjet e riciklimit, pra nuk ka njeri tjetër të drejtë të sjelli mbetje si ato që thashë më lartë përveç se ndërrmarjeve që riciklojnë. Ligji lejon kapacitete të veçanta sa është kapacitet i indërrmarjes dhe nuk mund të shkojnë më tej dhe ajo që është edhe më e rëndësishmja qëndron në faktin se është kufizuar vetëm në katër prodhime, pra në letër, në plastikë, dru dhe alumin. Ne sot kemi miratuar moratoriumin e pyejve, por ne kemi ndërtuar biznesin e peletit që konsiston në prodhimet që kishim ne sipas projektëve të qeverisë sonë. Vjen një ditë që u pezullua dhe lind pyetja se si do t’ja bëjmë ne kur në fakt janë harxhuar rreth 10-15 milion euro për katër ndërrmarje që janë ndërtuar. Do t’u them vetëm një gjë që është shumë e vërtetë. Të gjithë ata që janë industrialist në këto biznese dhe që janë miqtë e mij kanë marrë nga 3-4 milion euro kredi dhe këto lekë i morëm pasi kishim bindjen se rregullat nuk do të ndryshojnë gjatë kohës, pasi kjo është fundosje për ne. Tani si t’ja bëjmë ne këtyre biznesve , t’i mbyllim kur kanë vetëm dy vite më parë që janë hapur. Pra janë harxhuar katër million euro duke sjellë teknologjinë më të mirë nga Italia dhe tashti ne kemi tre vite që po luftojmë me qeverinë dhe themi shyqyr që u gjend një segment i saj që e kuptoi që po bënte gabim se pse shtetit i mungonin 100 milion euro në buxhetin e tij. Ajo që dua të them është se të gjitha ndërrmarjet tona eksportojnë dhe mund të them se 80 përqind e prodhimit të ndërrnmarjeve tona eksportohet dhe këtë duhet ta kuptojë mirë ky popull pasi nuk bëhet fjalë për qepë , po për prodhime të cilësisë së lartë pasi alumini që riciklohet këtu në këtë vend nga ne shkon te kompani të fuqishme si Benz, fiati dhe te grupet më të mëdhaja evropiane.
A mendoni se është dashur një fushatë më e madhe sensibilizuese pasi jot ë gjithë kanë këto njohuri që keni ju si grup interesi. Njerëzit dëgjojnë mbetejet dhe për të po flasi?.
Po ju keni të drejtë po në pararojë të saj do të ishte shoqëria civile dhe ajo që dua të them është se kjo shoqërie dhe kur debatohet në televizon , asnjëri nuk flet për lëndë të para dytësore, të gjithë flasin për plehra dhe kjo është një lloj protoganizmi që ata duan të bëjnë. Unë nuk e kuptoj se si mund të shkatërrohet Shqipëria për protoganizmin e dida individëve kjo është fatkeqe. Ajo që duhet të kishin bërë ato është fakti që të kishin sqaruar gjatë këtyre tre vitëve se çfarë është dhe cfarë ndiodh me riciklimin e tyre dhe kështu do të sqaronin popullin sepse kjo është detyra e shoqrisë civile. Me dhjetra herë i kemi ftuar të shohin dhe të nxjerrin vetë konkluzionet për atë që ndodh aty, pa u ndikuar nga ne. Ne nuk mund tit hemi popullit se çfarë bëjmë në fabrikat tona se kjo është e pamundur, po ama te ne vijnë universitarë që bëjnë praktikën dhe shohin me sytë e tyre se çfarë ndodh aty. Por jo vetëm këto edhe nivele të tjera të arsimimit dhe për ne kjo mund të jetë sqarimi se çfarë ndodh aty. Pra të asaj që quhet riciklim dhe mua do më bëhej qejfi që të jepej qoftë dhe një shembull që diçka është bërë gabim në këto biznese riciklimi. Kjo për mua është një ngrehinë e ngritur në erë.
Zoti Balza po vendet që janë përreth nesh në ballkan apo edhe në BE a kanë një ligj të tillë sepse duket se po abuzohet shumë lidhur me këtë fakt. Pra ky është ligj që e kemi vetëm ne?
Nuk ka asnjë vend që të ketë një ligj të tillë, po kanë një ligj tjetër kufizimin e eksportit . Komuniteti Evropian ka miratuar një ligj që kufizon eksprtin e mbetjeve urbane në 30 përqind dhe pse sepse tregu i madh ishte Kina dhe duke bërë këtë filloi të bjerë biznesi I riciklimit. Ka disa shtete që e ndalojnë eksportin në Evropë, pra jo imprtin po eksportin. Nuk ka vend në botë që e ndalon këtë sepse është lëndë e parë sepse është si gruri, misri , letra , alumini, pra janw nw bursat evropiane. Sot komuniteti evropian hekurin nuk e quan më mbeturinë po lëndë të parë dhe në Shqipëri kanë ardhur 700 mijë ton hekur në vit kur për ne bëhet fjalë për 50 mijë ton. Pra ku është kjo shoqëri civile dhe për ë folur hapur se me hekurin mund të vijnë dhe mbetje radioactive . Por ka dhe një gjë tjetër pasi ka shumë nga bizneset e riciklimit që kanë kohë që eksportojnë dhe madje deri 150 milion euro në vit dhe janë eksporte të mos harrojmë . Ajo që mund të them tjetër është se kostoja e importit nga Italia apo vedne të tjera është mjaft e lartë dhe nuk I bie të fitojmë shumë ose pse jot ë dalim me humbje. janë mbyllur dy fabrika , një në Elbasan për letrën dhe një në Devoll për plastikën . Këto njerëz kanë humbur rreth 7 milion euro. Edhe pse duken si borxhe personale këto në fund të fundit janë borxhe dhe pasuri kombëtare. Kju duhet të kuptoni një gjë se asnjë nga ne nuk do të ketë interes të blejë nga jashtë. Të gjithë kemi interest a blejmë këtu dhe po e trajtojë me një llogari shumë të thjeshtë. Në qoftë se unë blejë letër nga jashtë ajo kushton 90 euro toni dhe duke e future më transport ddo të shkojë 190 euro toni. Po ashtu plastika që kushton 130 euro toni dhe 100 euro toni . Pra ne nuk kemi asnjë leverdi dhe ajo që mund të them se interesi ynë është të marrim nga vendi m,betjet për këto që thashë më lartë.
Mos duhet që qeveria të bëjë më shumë për sensibilizimine kësaj?
Këtë dua të them . Shoqria civile duhet të kishte bërë më shumë ne kete drejtim dhe te kishte bërë këtë marrveshje me qeverinë se në fakt këtë po e bëjmë ne . Nuk dua të bëjë politikë po cdo krah I politikës duhet të merret me gjërat që i shërbejnë qytetarëve dhe shoqëria civile duhet të kishte bërë me qeverinë marrveshjene saj për të qenë të gjithë të qartë . Kjo shoqëri civile është thjeshtë politike ndryshe nuk ka si të shpjegohet e gjitha kjo.
Ore zoteri, dicka nuk shkon ketu. Me 1913 qenka ndaluar importi i plehrave? Kush e ndaloi, Ismail Qemali? Me duket si lapsus, po fakti qe e perserisni shume here me ben te mendoj se eshte lapsus i perseritur. Na sqaroni pak ju lutem, se po dilkemi republike ekologjike qe ne vitin e pare te jetes.
O Bardhyl o Baltezi shko, ha me mire ndonje pjate corbe me qumesht o camuran, sesa te besh shkencetarin e lali Erit?
Lexo Edi Ramen e vitit 2013 perse nuk duhet te importojme mbetje te industrise dhe plehra ne Shqiperi. Me behet shume qefi qe jane mbyllur dy fabrika te kesaj pseudoindustrie te plehut. Or zoteri mbeturinat jane hedhurina, plehra dhe po te ishin me leverdi financiare si dhe po te mos demtonin ambjentin rreth e rrotul dhe shendetin e njerezve , nuk do ti sillte askush ty por do ti mbanin per vehte. Rregullat e vendit tone, teper te vogel dhe akoma teper te paster nga helmet, duhet te jene qe ti te mos ndertosh impiante me kapacitete me te medha se sasite dhe llojet e mbetjeve qe prodhon vendi. Kush te nxiti ty te ndertosh fabrika qe perpunojne piselleqet e fabrika te huaja eshte kriminel dhe shoqeria civile sot po ju denon sepse politika eshte bere bashke me ju, po shpresojme se se shpejti te fillojne edhe denimet penale per kete pisellek qe keni ngritur dhe importuar per te mbushur xhepat tuaj duke ndyer tere vendin. Problemi eshte qe ose do te bejme Shqiperine tone te vogel nje perle te turizmit, qe sjell aq te ardhura per popullin tone te vogel, sa te jetojme mire, ose ta shendrrojme ne nje kazan plehrash dhe te zhdukemi nga semundjet.
Morracaku qe ofrohet te perdoret nga mafiozet e qeverise per bythen e vet
Nuk ia vlen.Konflikt interesi.Keta per 5 leke e qelbin vendin.E pastaj, per t u justifikuar shpikin lloj lloj brockullash me shoqeri civile te politizuar.