Ilir Meta: TAP, arritja më e rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë

1 Tetor 2016, 14:40Ekonomia TEMA

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ishte sot në zonën e Çorovodës ku ka inspektuar punimet për rikualifikimin urban të Bashkisë si dhe në përurimin e një ure të rikonstruktuar dhe disa rrugëve të ndërtuara nga projekti TAP.

Meta tha se projekti TAP ka dhënë impakt tepër të madh edhe në zonat ku ai kalon, siç është Skrapari.

“Që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në 1912-n e deri më sot, përfshirja e vendit tonë në projektin TAP është një nga arritjet më të mëdha historike, sepse i jep fund përjashtimit të Shqipërisë nga hartat energjetike të Evropës. Përfshirja në projektin TAP e vendos Shqipërinë si një qendër shumë e rëndësishme e këtyre lidhjeve të cilat kanë impakte kontinentale”, tha Meta.

“E theksoj këtë sepse projekti TAP mund të realizohej edhe pa kaluar përmes Shqipërisë. Është bërë një përpjekje e madhe që Shqipëria të përfshihej në këtë projekt. Tani që sapo ka filluar, kur ende duhet një punë e madhe për ta përfunduar këtë projekt, po e kuptoni se ky projekt  po ndihmon për të ndryshuar për mirë edhe jetën e komunitetit tuaj këtu dhe kudo ku TAP-i po kalon nëpër Shqipëri”, vijoi ai.

Kryetari Meta theksoi se falë këtij projekti po realizohen shumë investime për të cilat çdo qeveri do ta kishte të vështirë që t’i bënte në Skrapar pasi nuk është e lehtë të bësh investime publike sidomos në zona të thella dhe të vështira ku kosto e këtyre investime është mjaft e lartë dhe ku numri i banorëve është relativisht i ulët.

“Unë pata kënaqësinë sot, bashkë me përfaqësuesit e nderuar të TAP-it, me kryetarin e bashkisë dhe me shumë miq të tjerë që na kanë nderuar, të inaugurojmë rrugën pranë Spitalit, urën pranë spitalit, të shohim shumë projekte të tjera të cilat po ndihmojnë në transformimin Çorovodës dhe të gjithë Skraparit. TAP do të ndihmojë  këto projekte edhe në të gjithë bashkitë dhe rrethet e tjera ku po kalon dhe do të kalojë nëpër Shqipëri”, perfundoi kreu i Kuvendit.

5 komente në “Ilir Meta: TAP, arritja më e rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë”

  1. kolonizimi says:

    E mori perqindjen ky hajduti i bagdatit?????

  2. Ilir Plehra Kazan i LSI. says:

    Po ky cne qe merret me ket pune edhe ketu po fiton miliona? ??A ka minister te naftes apo ekonomie per keto mitingje apo si ne kohen e dulles sekretari i partise i kudogjendur.

    – Ne asnje vend te botes apo Paralament te botes Kryetari i Kuvendit del dhe pullet si puna e Kancerit Like.


    Ngjarja me e rendesishme per popullin shqiptar ishte vidjo e Dritan Prifitit me Ilir Floririn dhe bllokun e tij magjik 700.000 euro.

  3. LORA says:

    Vate nga trute e kokes edhe koktuli I Skraparit,,,,qe e quan perfshirjen e Shqiperise ne projektin internacional TAP si arritjen nga me te medhate historike,qe nga 1912_a.
    Pas kesaj, koktulit te Skraparit I mbetet te thote ,,,kuptohet ne nje komunitet qe e pranojne fyerjen e inteligjences prej tij,,,,qe historia e Shqiperise nis qe nga kolltuku I spikerit te Parlamentit,te cilin e ngroh ky bubuzheli.
    Jazek .

  4. mirel says:

    Genjeshtar, plere, kriminel.
    Tre dite me pare u denoncua nga amerikani kontrata e pafavorshme per Shqiperine qe ka nenshkruar qeveria me TAP.
    Ju kerma te Temes pse nuk e jepni dhe njehere kontraten dhe intervisten?
    Kontrata eshte bere vetem per te perfituar kompania private qe kalon gazin dhe furnizuesit.
    Kur Shqiperia si territorit mund te detyronte kompanine per me shume.
    Thjesht qeveria ka bere kontrate nen tavoline.
    Qelbesira

  5. PLAKU says:

    Ore po keta jane fare ,fare pa tru ,si mund te thuash se TAP qenka arritja me e madhe pas shpalljes se Pavaresise per nje objekt ku Shqiperia del thuajse del si” bytha e rrufjanit” ,a kane tru ne koke keta politikane qe flasin si e ema e Zeqos ,po a e di ky politikan se TAP nuk ben asgje per komunitetin por ato qe i duhen atij per infrastrukturen e ndertimit dhe te sherbimit per tubacionin dhe aksesoret per rreth tij ,?! Ky dhe sheleget e tij eshte mire te mos flasin fare per keto çeshtje sepse nxjerrin nga goja e tyre budalllalleqe qe per ata qe kuptojne se ç’behet ne fakt dalin fare te shpelare por ata qe paguan populli per te negocuar dhe kontratuar me TAP me ne krye ministrin e Energjise dhe Kryeministrin te hapin syte dhe veshet e ti bejne jo kater por 64 per te vjele nga TAP kokerr me kokerr te gjitha shperblimet per privilegjet qe ka marre duke kaluar tranzitin ne Shqiperi .Prandaj edhe TAP sot ne publikimet ne SAITIn e tij i bente ne menyren me skandaloze sikur ka te beje ketu ne Shqiperi me nje nga vendet me te humbura ne rruzullin tokesor ,a e dini se ç’thote ,ne inagurimin e nje ure qe ka realizuar ne Skrapar qe kuptohet nuk e beri per syte e bukur te Skrapallinjve qe jane patriote me Ilir Meten por ne radhe te pare per nevojat e veta ,,,,u krye nje pune duke derdhur 160 mera kub beton uau ura 8m e ghere dhe 39 m e gjate uau hekur 27 ton qe beka barrazim ne peshe me 588 motorçikleta vespa ose papaqe na qenkan germuar 100 kamione dhe dhe betoni i hedhur na qenka 3050 karroca dore Shikoni se ç’paska permbysur ne Skrapar qe ka lene me goje hapur gjithe Skrapallinjte me Ilirin ne krye .Aty ne inagurim na kane marre edhe dervishe e hoxhallare sepse siç duket fshataret e zones nuk ja kane varur fare as TAPit dhe as Ilirit .Ata dhe TAP duhet t’u tregojne Skrapallijve qe sot qe inaguruan funimet e fillimit se ç’rreziqe sjell ky ndertim sio duhet te mbrohen prej tyre si do te zbatohet e diskutohet ai projekt sepse me menyren se si e kane nisur ketu ata kujtojne se jane ne shkretetirat e Teksasit apo Saharase dhee Gobit ,ka nje sere kerkesash shume te rrepta qe dikush duhet t’i kerkoje dhe ti kontrolloje ne zbatimin e projektit ,nuk mjafton aspak nje supervizion qe do te kete konsorciumi per punimet ndertimore por duhet nje supervizion teper i kujdeseshem dhe strikt me perfaqesues nga qeveria Shqiptare sepse populli nuk injeh dhe di sekretet e ndertimeve dhe shfrytezimeve te objekteve te tilla ndoshta dhe uroj te jete keshtu qe te mos ndodhe kurre asgje e keqe ne zonat ku kalon ai tubacion edhe ne brezat qe vijne ,por mundesite per aksidente nuk perjashtojne asgje prandaj ketu duhet kerkuar dhe jo te bejne elozhe qeveritaret dhe politikanet tane edhe ndonje nga inxhinieret tane te punesuar tek TAP nuk duhet te behet pale me TAP duke braktisur per pese lek me shume interesat e bashkkombasve te vet por te vegjetoje me ndershmeri dhe moral patriotik ne interes te Sktapallinjve ,Beratasve ,Fierakeve e te tjere e te tjere .Ka kaq shume per te shkruar dhe kerkuar per kete fushe sa nuk do te mjaftonin edhe dite e muaj te tera sepse eshte e rendesishme te kuptohen qartesisht edhe te mirat edhe te keqiat e kesaj vepre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje