Ministria e Financave ka gati draftin për rritjen e pagave dhe pensioneve. Opsioni që do të shqyrtohet në qeveri është i rritjes së pagave me 10% dhe i rritjes së pensioneve me 3%. Fatura për rritjen e pagave është llogaritur të kapë shifrën 10 miliardë lekë. Rritja e pensioneve do të ketë një kosto për buxhetin e shtetit që pritet të arrijë deri në 3.4 miliardë lekë. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se fondi është gati, por përveç diskutimeve në qeveri do të pritet edhe miratimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Propozimi i Financave për rritjen e pagave dhe pensioneve mori “miratimin” e Bankës Botërore javën e shkuar. Në total do përfitojnë rritje rreth 600 mijë pensionistë, rreth 35 mijë mësues dhe rreth 40 mijë mjekë e infermierë.
Rritja e pagave
Ministri i Financave dhe kryeministri kanë gjetur dakordësinë për rritjen e pagave dhe pensioneve tre vjet pasi kanë ardhur në pushtet. Rritja e fundit për pagat është shënuar në vitin 2013. Burime nga Financat bëjnë të ditur se do të aplikohet edhe një rritje mesatare e pagave prej 10%. Nga kjo rritje pritet të përfitojnë edhe 15.100 punonjës të sektorit mbështetës të institucioneve. Një kategori tjetër që do të përfitojë është ajo e arsimtarëve, të cilëve paga, nga 54.828 lekë do t’u shkojë 60.500 lekë.
Pensionet
Qeveria pritet të rrisë në masën 3% pensionet. Kategoritë përfituese do të jenë pensionet e pleqërisë, pensionet familjare dhe pensionet e invaliditetit të qytetit. Në listën e përfituesve do të përfshihen edhe pensionet apo përfitimet e tjera që jepen nga sigurimet shoqërore, si pensionet e parakohshme dhe suplementare të ushtarakëve, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të pilotëve fluturues, të detarëve, të punonjësve të ndërmarrjeve ushtarake dhe të ish-punonjësve të nëntokës.
Përfituesit
Në total nga ky vendim janë rreth 600 mijë pensionistë dhe përfitues të pensioneve familjare që do të përfitojnë rritjen me 3%. Nga rritja që pritet të miratohet brenda muajit përfitojnë rreth 300 mijë pensione pleqërie urbane, 57 mijë pensione invaliditeti urbane dhe rreth 48 mijë pensione familjare urbane. Në fshat përfitojnë rreth 137 mijë pensionistë pleqërie, si dhe rreth 30.205 persona nga programe speciale si ushtarakë, minatorë, ish-ushtarakë.
Ushtarakët, sigurimi suplementar për punonjësit civilë
Punonjësit civilë që shërbejnë në institucione “ushtarake” do të përfitojnë nga skema e sigurimeve suplementare. Fondet do të përballohen nga buxheti i shtetit dhe nuk do të jenë të përfshira skemat private të sigurimeve vullnetare.
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi ndryshimet në ligjin “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, u shpreh se suplementi është llogaritur në masën 1% të pagës mesatare për çdo vit kontribut. Kontributet që derdhen në masën 5% të pagës referuese përbëjnë 3.400 mijë lekë. Sipas relacionit shoqërues, qëllimi i kësaj nisme është përfshirja e punonjësve civilë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në skemën e sigurimeve shoqërore suplementare.
“Punonjësve të AISM-së, të drejtën për t’u trajtuar sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në legjislacionin përkatës për sigurimet shoqërore suplementare, përkatësisht ligji nr.10142, datë 15.5.2009, i ndryshuar, ua jep ligji nr.65/2014 ‘Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes’. Vjetërsia në punë, për efekt për përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, do të jetë ajo e parashikuar në ligjin nr.65/2014, ‘Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes’”, thuhet në relacion.
Vjetërsi shërbimi, për efekt të përfitimit të sigurimeve shoqërore suplementare, do të njihet periudha, nga momenti i emërimit deri në momentin e lirimit ose shkarkimit nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, sipas parashikimeve të ligjit nr.65/2014, “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”. Punonjësi civil i AISM-së, me përfshirjen në ligjin nr.10142/2009, të ndryshuar, do të ketë të njëjtat përfitime si ushtarakët e Forcave të Armatosura, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë.
Vleresime per ministrine e financave, qeverine per bashkepunimin dhe vendimin kaq pozitiv sic eshte edhe rritja e pagave dhe pensioneve
Bravo, Ministrise se Financave per propozimin kaq te drejte dhe me vend per financat e mbledhura. Ne kete menyre dhe me keto vendime cdo familje duke ndihmuar cdo kategori qytetaresh. Ne te ardhen te behen hapa edhe me pozitive ne lidhje me kete pjese
Lajm shume pozitiv qe ministria dhe qeveria ne teresi ka marre ne konsiderat te vecante nje ceshtje me rendesi si rritja e rrogave dhe pensioneve. Kjo eshte nje perpjekje dhe bashkepunim konstruktiv ndermjet institucioneve finnaciare per ti dhen gjith mbeshtetjen shtresave ne nevoje dhe shume kategorive te tjera qe jane parashikuar te perfitojn nga kjo rritje
na e shtoi pensioni rilindja me nje paket cigare !!!!!!!
Per pensionistet me vjen vertete keq !-3% do te thote me pak se nje 5 mije leksh i vjeter per ata qe marin 150 mije leke…therrime qe pastaj ua rimarrin me ndonje takse te fshehte te uji dritat pastrimi …!-Qeveria te mendoje me seriozisht per ata qe marin me pak ,sepse keshtu vetem thellon diferencen me te tjeret dhe me vjen keq por tingellon si tallje me kete shtrese .
Me ne fund nje laj pozitiv. Bravo
Po pensionet e beqirave te janulles ??
Nje pyeje per zotin Rama.
Buxhetoret qe marrin rroga jo fort te vogla, u jep 10% shtese, ndersa pensionisteve qe numurojne qindarkat, 3%. Dhe pyetja eshte: A ju mjaftojne 100 mije vitat e administrates ne zgjedhjet e vitit 2017 pet te marre nje mandat te dyte qeverises?
Nje pyeje per zotin Rama.
Buxhetoret qe marrin rroga jo fort te vogla, u jep 10% shtese, ndersa pensionisteve qe numurojne qindarkat, 3%. Dhe pyetja eshte: A ju mjaftojne 100 mije votat e administrates ne zgjedhjet e vitit 2017 pet te marre nje mandat te dyte qeverises?
Po kur “ofendojne” Kishen Orthodokse dhe Hiresine e Tij, Janullatos.
Po kjo Kishe ka qene ajo e Jeorgios Kastriotis qe fashistet e Papes dhe servilat e tij ne Albanistane e quajten Gjergj!
Aq mundesi sa ka patur Sulltan me emer Mao apo Vasil,Pope me emrin Mihal apo Kariedidhsohara, kaq
mundesi ka patur Orthodoks me emrin Sulejman apo Gjergj.
Eshte vete Platforma e politikes,dogmes,qellimit dhe kjo nuk ndryshon,interesat ne rradhe te pare.
Nje njeri i ndershem Shqipetare dhe me pak memorie,nder,respekt gjeja e pare qe do bente te urrente,luftonte dhe te hakmerrej per krimet Turke,ne qofte se megjithe mend e quan pushtues.
Por injoranca dhe idiotlleku me duket se ketu ka kaluar cdo parashikim,ndryshe nuk mund te spjegohet urrejtja kunder ketij vendi me histori,kulture identitet Helene.
Keta zoterinj kujtojne se duke “urryer”viktimat e vertete para turke,ushqejne “nacionalizmin”e pa qene ndonjehere.
Keta nuk shikojne qe Dielli del cdo mengjes dhe nxirni conkluzion se cbehet ne Shkoder dhe jo vetem
jo musllumane apo katolike.
Nuk eshte vone dita kur te shpertheje conflikt se orelsi vjen duke ngrene.
Jam me mendimin e Albanit: Pagat rriten 10%, ndersa pensionet 3% ! Po te gjithe jeni ngritur si qeveri qe te vdisni sa me pare pensionistet?! Nje pagator i administrates merr , nuk e di, por mbi 600 mije, nje pensionist 150 mije. Pensionisti ka punuar e paguar 40 vjet, administratori i ka buzet me qumeshtin e nenes akoma, pavaresisht se dhe nenen e mohojne tani. Per pensionistet qe kane punuar para viteve 1990, akumulimi ishte 29-33 %, por kishte dhe 22 % qe i merresh nga paga punonjesit, ndersa sot merr vetem 150 mije leke, ndersa niperit dhe sterniprit e atyre qe burgosi Enver Hoxha, nuk mbarojne se marruri thase me para, e administratoret po ashtu. Kush humbi dhe kush fitoi nga kjo demokraci e ekonomise tregut shqiptar? Qeveria dhe pushteti sotem, me çdo kusht do qe te vdesin sa me shume pesionist dhe te hane sa me shume ata qe e kane ne dore situaten. Prandaj ai Arben Ahmetaj dhe ai Edi Rama, po kane pak pergjegjesi morale e qytetare mbi veten e tyre, bashke me deputetet e ndershem socialist te mazhorances, duhet qe ta rianalizojne kete probleme, dhe te mos tallen me jeten e pensionisteve. Apo ata mendojne se nje dite edhe ata do te jene pensioniste, por me kartat banke ne gjithe Europen! Lexova dje nje shkrim te bere nga nje qytetar Myfit Mema ne Dita per kete çeshtje dhe me te drejte e pyeste Edi Ramen: nga kush pret te votohesh prape ti kur socialisteve po u jep therrime? Sote edhe socialistet edhe demokratet e kane kuptuar, pas 26 vjeteve, se vota jepet atje ku te japin. Prandaj edhe une i bej thirrje Edi Rames e Arben Hametaj qe ta rishikojne kete probleme kaq jetik e te mos tallen.
Aman ore amani, do shkoje buxheti i shtetit poshte me rritjen e pagave te pensionisteve, pika qe nuk u bie, qesharake deri ne detaj, ata majmen duke vjedh, shperdorur pensionisti i shkrete 3 perqind, mos u mundoni, shkoni fshini b. ju te Min.Finanacave, ca luajne me para, ca nuk ngopin barkun me buke, ca nuk i njohin, dhe hajde ri ne kete vend, te zhdukesh qe te mos ja degjosh emrin kurre ketij vendi. Turp dhe faqe e zeze, o nene 3 perqind. Paskemi qene te mallkuar, shkoni prapa ketyre neper sheshe dhe ja perfundimi ne gisht ne goje.
e pershendes kete ritje page, por ndjej edhe nje indinjate te thelle per pensionistet, qe po tallin bythen si berisha ashtu edhe rama, vetem me 3%, i bie ne 100mije lek pension, ata perfitojne vetem 3mije leke. kjo shtrese e shoqerise qe eshte abuzuar kaq shume si nga sistemi komunist, por edhe ai i demokracise., pensioni minimal ne shqiperi duhet te jete 250mije leke sepse me ato çmime edhe per kafe nuk ju dalin ato qe marin tani. Turpppppppppp
Me mire mos te te tallen apo lodhen kot me kete rritje pensionesh. Ua dime me teper per nder.
Pensinistet e discriminur nga berisha ne 1993 akoma Nuk Jane korigjuar 60 o/o dhe tashti Ju po kompesoni me 3 o/o, Nuk me duket llogjike,mund te diskutoni perseri.