Fara false e kungullit po ‘falimenton’ fermerët e Lushnjes?!

3 Tetor 2016, 08:17Ekonomia TEMA

Teksa opinioni publik ka kanalizuar vëmendjen tek importi i plehrave dhe korrja e hashashit, një grup fermerësh në zonën me prodhuese në vend kanë humbur miliona lekë nga një farë e skaduar e kungullit.

Ilir Mile nga Krutja e Lushnjës pohoi se, qindra fermerë në zone pësuan humbje të mëdha këtë vjeshtë, pasi prodhimi i kungullit të fushës rezultoi shumë i keq. Ai shpjegoi se në qendër të zonës këtë vit nisi punën një dyqan i ri farash, i cili dha garanci për cilësinë dhe varietetin më të mirë të kungullit italian.

“I kemi blerë fidanet nga 350 lekë (të vjetra) rrënjën. Harxhuam gjitha ato lekë për mbjelljen dhe shërbimet dhe kur vjen puna kungulli që prodhuam nuk hahet. As pulat e detit nuk e po e hanë”, thotë fermeri mjaft i irrituar nga telefoni.

Ai shpjegoi se e gjitha zona investoi në këtë farë dhe humbjet bashke me fitimin e munguar llogariten me 150 mijë lekë (te reja) për dynym për thotë Iliri. Por tani ku e gjithë vëmendja ka shkuar të hashashi askush nuk po merret me bujqësinë e vërtetë, thotë ai.

Fermerët nuk po dinë ku të ankohen kundrejt një mashtrimi që po përsëritet disa herë dhe po i shkatërron tërësisht shpresat e tyre për të vijuar më tej.

Zona më prodhuese e vendit është duke vuajtur pasojat e mungesës së zinxhirit të vlerës dhe copëzimit të tokës. Përveçse të zhgënjyer nga farat, fermerët pohojnë se janë duk i shitur prodhimet gati në kosto. Mile shpjegon se një sasi e madhe pjepri dhe kungulli këtë vit është hedhur në kanal, pasi nuk ka patur treg ose më saktë çmimi që ka ofruar tregu ka qenë më i ulët se kosto e prodhimeve.

Adriani një fermer tjetër thotë se tradicionalisht ka probleme me farën e kungullit. “Më qëlloi një farë që nuk më dha farë prodhim. Meqë bëra serë të re e kultivova vetë fidanin e kungullit. 90 lekë e kam blerë një bërthamë fare, por siç duket hormonet që kryejnë pllenimin nuk ishin të mira” pohon ai.

Fermeri thotë se, në kohën e lulëzimit në serë hidhet një hormon që ndihmon pllenimin, por shpesh ky preparat është i skaduar dhe nuk bën, thotë ai. Pllenimi nuk u krye mirë dhe sera e re e kungullit rezultoi më shumë një dushkajë me pak prodhim.

Nuk ke as ku të ankohesh. Shitësi nuk mban përgjegjësi. Nuk ka një laborator dhe njësi që të certifikojë që nga farat, hormonet, plehrat dhe preparatet e tjera që i duhen prodhimit. Vetëm fara më ka kushtuar 30 mijë lekë,­ thotë Adriani, e cila nuk i ka dhënë as gjysmën e prodhimit që priste./Monitor

5 komente në “Fara false e kungullit po ‘falimenton’ fermerët e Lushnjes?!”

  1. asd says:

    Mos u hiqni sikur punoni me ndergjegje, sepse kemi pare cfare mutin prodhoni.

  2. maximus says:

    mire u gjeti, nuk ju pelqen kungulli shqiptar, por doni kungull hollandez, race e ndyre,jo ç’do gje qe quhet e huaj eshte me e mire se e vendit

  3. dn says:

    Pse perdoreni fara te huaja edhe hormona ?edhe ju lakmia IU ka Kapi barkun edhe kerkoni te helmoni qytetaret? Mos u cuditeni pse nuk ju blejme ushqimin

  4. Darius says:

    O Komentuesa mos u beni me katundar se ai katundari ne fushe.
    Farat te te gjitha llojeve ne te gjithe vendet e EU kane nje qe quhet CERTIFIKATE,dhe fermeri ne Eu merr mallra te certifkuara.
    Fshtari si puna juaj,nuk eshte,veteriner,laborator po quhet Bujk ne Modernizem Fermer.
    Ne Eu farat nuk shiten te AGRO BLEND,qe merr fara falas ne INDI dhe ja shet Katnarit per Gjermane.

    Vetem ne ate vend te mbaruar komplet,shiten Bojera dhe Kollera komplet fallco plus kancerogjene,per Italiane,Gjermane apo Amerikane.
    Keshtu ju Fermeret e forumeve,viheni ndonjeher trurin ne pune mos e dergoni me pushime gjithmone.
    Hajde Tung

  5. tori says:

    MIR TJU BOHET,,,SE E BLEN KASTRAVECIN APO KUNGULLIN NGA TREGU NE SHTEPI JANE ZGJATUR DHE 1 CENTIMETER NGA HORMONET QE HIDHNI,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje