Lobistet e "Rrugës së Arberit" kundër versionit të rrugës pa tunel

3 Tetor 2016, 19:36Ekonomia TEMA

Nje grup lobuesish per ndertimin e “Rruges se Arbrit” shprehin shqetesimin e tyre rreth komenteve se rruga mund te ndertohet duke shmangur tunelin permes nje Bay Pass. Me poshte deklarata e tyre.

“Ndërkohë që Edi Rama lëshon deklarata shumë premtuese për Dibrën, nga ana tjetër kemi propozime që cënojnë standardin e Rrugës së Arbrit, propozime të cilat shkojnë kundër deklaratave të Kryeministrit.

Duke pasur parasysh se edhe në të shkuarën mes premtimeve dhe realizimeve faktike ka pasur deformime të mëdha, dëshirojmë të vëmë në dukje për publikun çështjen e rreziku të humbjes përfundimisht të standardeve në ndërtimin e rrugës.

Ndërkohë që mbështesim përpjekjet e Kryeministrit (përpjekje që akoma mbeten ri-premtime) për ndërtimin e rrugës së shumëpritur nga dibranët dhe të gjithë shqiptarët, dëshirojmë të theksojmë se propozimet e ripërsëritura gjatë këtij viti të Inxhinier Faruk Kabës, bien ndesh me interesat e qytetarëve të Dibrës për një rrugë me standarde bashkëkohore, më kryesorja e të cilave është siguria e përdoruesve të rrugës.

Propozimi i Kabës, i botuar në gazetën Panorama [1] dhe në disa portale [2], është “ndërtimi paraprakisht i një bypass-i në vend të tunelit të Murrizit”. Kaba e argumenton këtë me shkurtimin e buxheteve të nevojshme financiare, afatin e ndërtimit e realizimit të veprës, si dhe hapjen e rrugës në 15-18 muaj.

Ky opinion i Kabës vjen i ripërsëritur pas tre muajsh, kur me një shkrim të ngjashëm në gazetën Mapo [3] dhe gazetën “Rruga e Arbërit” [4] iu kundërvu ministrit Haxhinasto. Edhe në atë shkrim Kaba hodhi idenë e ndërtimit të një bypass-i në vend të tunelit.

Ne dëshirojmë të theksojmë se jemi kundër çdo projekti që eliminon tunelin e Qafë Murrizit. Tentativa për eliminimin e tunelit përbën ‘grushtin’ e fundit për ndalimin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit sipas standardeve ndërkombëtare dhe qëllimit kryesor të saj për të shërbyer njëkohësisht si një ‘urë’ që do të lidhë jo vetëm Dibrën me kryeqytetin, por edhe të afrojë Shkupin me Tiranën.

Ne dëshirojmë të theksojmë edhe njëherë se projektet e deritanishme të zbatimit dhe puna në terren për Rrugën e Arbrit kanë qenë jashtë këtyre standardeve.

Media dhe specialistë të infrastrukturës kanë theksuar me të drejtë çdo shmangie që i është bërë deri tani rrugës nga projektet fillestare. Rruga Bulqizë-Ura e Çerenecit, për shembull, aktualisht është krejt ndryshe nga projektet fillestare, pasi është ndërtuar mbi segmentin e vjetër të rrugës dhe nuk ka asnjë standard sigurie. Ndërsa rruga nga Qyteti i ri i Bulqizës drejt tunelit të Qafë-Buallit pësoi ndryshime që na çojnë në dyshime për veprime korruptive. Dhe së fundi, tuneli i Qafë-Buallit ndryshoi krejtësisht projekt dhe u ndërtua në një pozicion krejt të papërshtatshëm, duke cënuar rëndë sigurinë në rrugë.

Ne kemi marrë informacione koefidenciale që theksojnë se “qeveria Shqiptare po shikon mundësinë e ndërtimit të rrugës me buxhetin e shtetit ose me fonde të Fondit Shqiptar të Zhvillimit”.

Nuk është detyra jonë të këshillojmë qeverinë shqiptare se si ajo do t’i gjejë fondet e mjaftueshme. Ajo që ne e konsiderojmë si detyrë tonën dhe përgjegjësi qytetare është të ngremë zërin që këto 27 km rrugë të mbetura t’i japin frymëmarrje rrugës në rritjen e qarkullimit në vitet e ardhshme. Përdryshe, çdo akrobaci nga politikanë dhe personel teknike të papërgjegjshëm do të rezultojë në rrëzimin përfundimisht të ëndrrës për një rrugë me standarde ndërkombëtare, e cila garanton sigurinë e përdoruesve dhe integron shqiptarët e harruar në Shqiperi dhe Maqedoni.

Ne do ta mbështesim qeverinë shqiptare që të vazhdojë përpjekjet për gjetjen e burimeve të financimit dhe kompani ndërtuese serioze brenda e jashtë vendit, me qëllim që sa më parë të fillojnë punimet në rrugë.

Kryeministri e lexoi fitoren e Bashkisë së Dibrës “si një detyrim shumë të madh ndaj dibranëve”. Ndaj i kërkojmë Rames që me të njëjtin besim dhe detyrim të angazhohet maksimalisht që të mos rrezikohen standardet e ndërtimit të rrugës.

Ne shpresojmë se simbolika e marrjes seriozisht të kësaj çështje do të jenë fillimi i punimeve në Tunelin e Qafë Murrizës. Çdo nisje punimesh në vend tjetër para zgjedhjeve të ardhshme do të jetë një veprim i gabuar në interes të vendit, pavarësisht se qeveria mund ta interpretojë si një mbajtje premtimi. Tani për tani premtimi i kësaj qeverie se “Rrugë e Arbrit do të ndërtohet brenda këtij mandati” është një premtim i pambajtur.”

[1] http://www.panorama.com.al/faruk-kaba-projekt-per-rrugen-e-arbrit-pa-tunel-por-qeveria-e-refuzoi/

[2] http://www.dritare.net/2016/09/11/inxhinieri-kaba-ministria-e-transporteve-kerkoi-financues-pa-pasur-projekt-per-rrugen-e-arbrit/1

[3] http://www.mapo.al/2016/06/genjeshtra-per-rrugen-e-arberit/1

[4] Gazeta ‘Rruga e Arbërit’, nr. 122, f. 6, qershor 2016

6 komente në “Lobistet e “Rrugës së Arberit” kundër versionit të rrugës pa tunel”

  1. Dorian says:

    Kto letra anonime si te Jovan Bregut tregojne se sa pak e njohin subjektin e “lobimit” te tyre keta personazhe qe mesa duket kane qellim vetem te denigrojne emrin e autorit dhe nismetarit te vertete te kesaj rruge dhe rrjedhimisht kauzen qe pretendojne se mbrojne.

    1. Jovan Bregu says:

      Dorian, mos i bjer me dore gjithe kohes. Jane kush jane nuk jane çeshtje per diskutim. Ceshtja ketu, ne qofte se ke marre guximin ta lexosh te plote eshte konkrete: behet fjale per nje veper, e cila ose e ruan emrin e rruges, ose e kthen ne udhe katundi… Perdor edhe mendjen, jo vetem doren.

      1. Dorian says:

        Ty me kte gjuhe s’ia vlen te te pergjigjem por po e bej per hir te atyre qe disinformon. Une artikullin e lexova sepse kam nje jete qe degjoj ne familjen dhe rrethin tim per rrugen e Arbrit sepse andej kane kaluar te paret e mi (sigurisht ndryshe nga ty).
        Jam i sigurt qe i futesh diskutimit teknik edhe pse nuk di as sa metra eshte parashikuar te jete gjeresia e rruges (jo me standardin e saj). Megjithate duhet te dish se propozimi eshte “t’i ndertohet nje bajpas tunelit ne menyre qe te mos vonohet me teper ndertimi i rruges” dhe nese bajpasi i tunelit eshte propozuar si i tille eshte pikerisht per te ruajtur ekzistencen e tunelit, perndryshe do te quhej varianti pa tunel. Sa per informacion, ky bajpas i tunelit eshte i detyrueshem per t’u ndertuar para se te ndertohet rruga sepse duke qene tunel me nje galeri (jo me dy si ne rrugen e Kombit), cdo defekt brenda tij do te bllokonte teresisht trafikun. Po ashtu esht i domosdoshem gjate ndertimit te tunelit per te punuar ne te dy krahet e tunelit njekohesisht. Se fundmi, bajpasi nuk ul aspak standardin e rruges (informohu nga profesioniste para se te diskutosh se perndryshe del bllof dhe shihet qarte kush e perdor doren).
        Nese do te diskutosh fol me argumente teknike e jo me gjuhe halabakesh se ne rastin me te mire do dalesh i humbur.

        1. Jovan Bregu says:

          Ç’ke mo xhan, që të djeg kaq shumë! Mbaje veten!
          Qeveria shqiptare ka treguar kaq shume dashuri per rrugen, sa e ka zgjatur 20 vjet! Keta qe kane bere deklaraten duan te thone se po e bene bajpasin, me kete dashuri te madhe te qeverise, nuk ka per t’u bere me tuneli… Kupton apo nuk kupton! Keshtu qe thellohu pak, lexo pak me shume dhe perpiqu te kuptosh! Merre me qetesi dhe dashuri.

  2. Dorian says:

    Ti jovan qeke i lezetshem se kujton se jane te gjithe aq budallenj sa ti. Nderroji sa te duash emrat nga lobist ne jovan ne gezim alpinisti apo cfaredo tjeter, por anonim sic je do mbetesh perjete sa kohe kerkon te kacavirresh ne kauzua qe jane me te medha se ti. Artikulli flet per dicka thelbesore por ti meqe nga thelbi s’merr vesh, fillon e ben “filozofi” qe i kupton sigurisht vetem vete. FOL PER ARGUMENTIN KONKRETISHT NESE DESHIRON TE DEBATOSH!

  3. Mira Pirdeni says:

    Kur më 5 Korrik 2003 në Akademine e Shkencave Ing. Faruk Kaba prezantonte projektin e ‘Rruges se Arbrit’, ishte nje entusiazem per te gjithë Dibranet, qe dikush e vuri hodhi vështrimin, po sensibilizonte duke synuar perkrahjen, bashkepunimin dhe nje perceptim te plote per domosdoshmerine e ‘RRUGES SE ARBRIT’ si nje leverdi e madhe ne drejtim te zhvillimit ekonomik te zonave verilindore si zona te mirenjohura per varferine e tejskajshme qe para viteve ’90 dhe qe nuk po perfitonin as nga zhvillimi .
    Keshtu mendoj se çeshtjes i vlen bashkepunimi dhe mirekuptimi me integritet, miresi, bujari dhe mirenjohje per punen e sejcilit, siç do te kishim dashur te trajtohet puna e sejcilit prej nesh.
    Suksesi dhe mos suksesi eshte me pak i rendesishem se sa ndershmeria!
    Ing. Faruk Kaba na dha mundesine te gjitheve qe ne fillimet e demokracise, kur askujt si kishte shkuar mendja te flitej per ‘Rrugen e Arbrit’ si nje projekt i nje rendesie shume planeshe.
    Nje aspirate e hereshme e Dibraneve, duke e pare ate si nje faktor deciziv per zhvillimin e zones verilindore dhe afrimin e kryeqytetit me Dibren ketej dhe andej kufirit, Shkupin e me tutje.
    Ne humbasim fuqine kur perdorim steriotipet, tashme mode e politikes, e denigrimit te njeri tjetrit, nderkohe qe duhet te mbeshtesim nismetaret, specialistet, te shtojme perpjekjet per te nxitur qeverine, donatoret dhe opinionin publik, te persosim punen ne grup.
    Vetem keshtu mund te kthejme nje situate negative, ne nje situate positive, qe i sherben jo vetem Dibraneve por nje kombi, qe e do zhvillimin!
    “Nuk eshte puna se nuk shohin zgjidhjen. Puna eshte se nuk shohin Problemin” Cesterten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje