"Reforma territorial ka kursyer 15 milionë dollarë vetëm vitin e parë"

4 Tetor 2016, 18:28Ekonomia TEMA

Ministria e Pushtetit Vendor ka reaguar pas shkrimit të revistës “Monitor”, e cila shkruante se reforma territoriale ka dështuar.

Ministria thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe vetëm në vitin e parë, sipas saj, janë kursyer 15 milionë dollarë.

Reagimi:

Reforma administrative- territoriale, një nga reformat më të mëdha në vend, ka pasur si impakt të parë të drejtpërdrejt, reduktimin e stafeve administrative të bashkive, duke i kursyer buxhetit të shtetit, në total rreth 15 milionë dollarë, në harkun kohor të një viti nga zbatimi i saj.

Vetëm në bashkinë e Fierit, janë kursyer 1.5 milionë dollarë nga shkurtimi I administratës për shkak të reformës administrativo-territoriale.

Në lidhje me shkrimin e botuar në revistën “Monitor” mbi shpenzimet për pagat e personelit në njësitë e reja të qeverisjes vendore, zyra e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore bën me dije se:

Zbatimi i reformës administrativo-territoriale që shkurtoi numrin e njësive vendore nga 363 në 61 bashki u shoqërua edhe me transferimin e një sërë shërbimesh nga pushteti qendror tek ai vendor.

61 bashkive të reja deri më tani i janë transferuar 5 funksione të cilat më parë ushtroheshin nga institucione në varësi të pushtetit qendror. Ky decentralizim solli si rezultat transferimin e afro 8000 punonjësve nga institucionet në varësi të pushtetit qendror tek bashkitë. Transferimi i këtyre punonjësve është shoqëruar edhe me transfertën buxhetore për mbulimin e pagave në bashki.

Shifrat të cilat i referohet revista “Monitor”, si rritje e shpenzimeve për pagat e punonjësve të bashkive, reflektojnë pikërisht mbulimin e pagave nga bashkitë për afro 8000 punonjësit e transferuar.

Pesë funksionet të cilat me parë ushtroheshin nga pushteti qendror dhe i janë transferuar pushtetit vendor, respektivisht edhe me numrin e punonjësve janë si më poshtë:

1- Sistemi i ujitjes dhe të kullimit-janë 267 punonjës që janë shkurtuar nga struktura e bordeve të ujitjes dhe të kullimit dhe i janë transferuar bashkive.

2- Shërbimi zjarrfikës- janë 739 punonjës të këtij shërbimi që i janë transferuar bashkive

3- Shërbimi pyjor-janë 172 punonjës të këtij shërbimi që i janë transferuar bashkive

4- Arsimi parauniversitar, përkatësisht personeli jo mësimor për të gjitha shkollat dhe sistemi mësimor për të gjitha kopshtet, në total janë 7101 punonjës që i janë transferuar bashkive

5- Mirëmbajtja e rrugëve rurale, bashkitë kanë punësuar punonjës përgjegjës për mirambajtjen e rrugëve të cilët zëvendësojnë ish-punonjësit e ish ndërmarrjeve të rrugëve rurale të këshillave të qarqeve.

Reforma administrativo territoriale është në fazën e implementimit të saj, e mbështetur jo vetëm nga qeveria, por edhe nga donatorë të huaj.

2 komente në ““Reforma territorial ka kursyer 15 milionë dollarë vetëm vitin e parë””

  1. Tarrasi says:

    Kjo larje goje e Ministrise se Pushtetit Vendor bind vetem bodallenjte.
    Si shpjegohet qe edhe pse Pushtetit Vendor kane kaluar 5 funksione, investimet jane ulur me 40 % , siç thote Monitor ?

  2. shaqo says:

    Tarras,
    Si duket ke mbaruar per muzike dhe nuk di arithmetike, ose je vetem Sali dhe asgje tjeter.
    Pyete djalin a nipin e vogel qe ke ne fillore dhe thuaji te te beje mbledhje-zbritjet e shumzim-pjestimet dhe do te kuptosh me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje