Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare reagon ndaj kompanive te sigurimit qe ngriten cmimin e polices se sigurimit per mjetet motorrike, ne fund veren e ketij viti.
Por nuk zgjidh asgje!! Thjesht gjobit kompanite dhe kaq.
Nderkohe qe vlera e gjobes eshte qesharake ne raport me perfitimet qe do ju shkojne kompanive te sigurimit nga rritja e cmimeve.
Mesa duket, AMF nen nje presion te madh publik por edhe parlamentar, ka rakorduar ta mbylle keshtu kete ceshtje. Skandal.al ka mesuar se, cmimet e reja te rrituara legjitimohen ne kete menyre.
Thuajse 6 jave larg nga vendimi i menjehershem dhe i rakorduar i te gjitha kompanive te sigurimit per te rritur cmimin e polices se sigurimit te detyrueshem motorrik, AMF ka levizur nga vendi.
Ndërkohë që disponon nje kompje te vendimit te AMF per kompanite e sigurimit, ne grup.
Ne vendimin qe i ka shkuar sot paradite te gjitha kompanive te sigurimit te lidhura ne marreveshje, AMF thote se, “nga të dhënat e raportuara në AMF, në Regjistrin Elektronik të Shitjeve të Sigurimit të Detyrueshëm Motorik, rezulton se tarifat e primit të sigurimit të policave të shitura pas datës 23.08.2016, kanë pësuar rritje”.
Verehet se, sipas AMF, “shoqëritë e sigurimit kanë ndryshuar tarifat e primit të sigurimit dhe nuk kanë njoftuar Autoritetin sipas detyrimit, afateve dhe procedurave të përcaktuara në ligjin nr. 10076, datë 12.2.2009, “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i ndryshuar dhe nenit 8, të Rregulloren nr. 110, datë 28.07.2011, “Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve teknike të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e ransportit”, të ndryshuar”.
AMF arsyeton se “në nenin 10, paragrafi 2, i ligjit nr. 10076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, i ndryshuar përcaktohet se: “2. Shoqëria e sigurimit përcakton vetë tarifat e primit të sigurimit, sipas kushteve të tregut, dhe fillon t’i zbatojë ato, pasi njofton zyrtarisht Autoritetin”.
U pa se, AMF i referohet gjithashtu edhe rregullores ne fuqi; “në nenin 8, të Rregullores nr. 110, datë 28.07.2011 “Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve teknike të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e ransportit”, të ndryshuar, përcaktohet se:
“1.Shoqëria e sigurimit njofton Autoritetin 10 ditë përpara fillimit të zbatimit të tarifave të primeve të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit” ;
“2.Shoqëria e sigurimit së bashku me tabelat e tarifave të primve për produktet e sigurimit të detyrueshëm, depoziton në Autoritet bazat teknike të përdorura, metodikën e përdorur për llogaritjen e primit të rrezikut, si dhe materialet mbështetëse”.
Nderkohe, AMF shkon me tej, duke vene ne dukje se, “referuar dhe nenit 131, të Ligjit nr. 52, datë 22.05.2014, dhe Rregullores nr. 38, datë 31.03.2016, “Për përmbajtjen, mënyrën, afatet e raportimit në AMF nga shoqëritë e sigurimit”, shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të raportojnë bazën e të dhënave statistikore të përdorura për llogaritjen e tarifave të primeve brenda afateve të përcaktuara nga Autoriteti”.
Njëherësh u verejti se, AMF gjykon se, “me mospërmbushjen e këtij detyrimi ligjor për raportimin nga ana e shoqërisë së sigurimit të kërkesave të mësipërme, nuk arrihet të shqyrtohet nëse tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm janë llogaritur në përputhje me rregullat e profesionit aktuarial dhe legjislacionit në fuqi, në mënyrë që të garantojnë mbulimin gjatë gjithë kohës të përgjegjësive të shoqërisë së sigurimit sipas kontratave të sigurimit”.
Menjehere pas rritjes se koordinuar te cmimit, me date 25.08.2016, AMF ka njoftuar konstatimin e shkeljes së mësipërme, si dhe ka kërkuar depozitimin e menjëhershëm në Autoritet të tarifave të primit të sigurimit të detyrueshëm, bazat teknike, metodikën e përdorur për llogaritjen e primit të rrezikut, si dhe materialet mbështetëse.
Te pakten nje kompani, mbase kompania me e mire ne treg, i eshte pergjigjur AMF.
Por perseri AMF ka verejtur se, “kompania raporton qe bazat teknike të përdoruara janë të njëjtat me ato të depozituara në Autoritet në muajin mars të vitit 2016, mbi bazën e të cilave Autoriteti ka përllogaritur dhe miratuar tarifat orientuese.
Por AMF thote ne menyre te qarte se, “Informacioni i depozituar nuk është i shoqëruar me një raport të detajuar aktuarial, si dhe mungojnë bazat teknike për 7-mujorin e parë 2016”.
Duke gjykuar se ka te beje me nje shkelje te rende, AMF ka vendosur nje gjobë në masën 1,000,000 lekë, për shkelje të nenit 131, pika 1.
Ketu dhe keshtu, AMF duket se e mbyll kete ceshtje.
Kompanite e sigurimit mesa duket do arkivojne kete gjobe, por per tju drejtuar gjykates ku zakonisht “rregullohen” keto ceshtje.
Por cmimet do mbeten ne fuqi. Shqiptaret do vijojne te paguajne me shtrenjte policen e sigurimit te detyrueshem te mjeteve motorrike.