Qafë Plloçë-Qukës, rruga që do ta sjellë Korçën një orë më afër Tiranës

5 Tetor 2016, 15:15Ekonomia TEMA

Në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, një nga akset e rëndësishme nacionale dhe pjesë e Korridorit rrugor 8, drejtuesit e punimeve hasën në vështirësi serioze në zbatimin e projektit. Në mënyrë absurde, në projekt rruga parashikohej me një disnivel prej 24 metrash dhe pjesë të rrugës ishin tenderuar pa përfshirë asfaltimin e saj. Në këto kushte u desh të ribëhej projekti për të përmirësuar të gjithë këto elementë, duke evituar problemin e disnivelit dhe mangësi të tjera në projektim, që për specialistët përbënin një masakër mjedisore. Pas riprojektimit, aksi prej 15.8 kilometrash përfshin përveç tunelit të parë prej 700 metrash, edhe ndërtimin e një tuneli të dytë 300 metra dhe dy ura. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ishte në kantierin e kësaj vepre.

Kjo është dalja e tunelit të parë. Ishte parashikuar më parë 404 metra, por pati ndryshime për përmirësimin e projektit, kryesisht për uljen e niveletës dhe u zgjat 700 metra tuneli i parë. U propozua ndërtimi i tunelit të dytë, 300 metra, për të evituar gjithë këtë gërmim që ishte parashikuar në formë U-je, që nuk kishte sens. Një masakër mjedisore. Në vazhdim të tunelit janë edhe dy ura të gjata. Kishte mospërputhje 24 metra disnivel,” – prezantoi ecurinë e projektit një ndër drejtuesit e punimeve.
Projekti parashikon edhe ndërtimin e një tuneli emergjence. “Do të hapet një tunel tjetër emergjence që është 400 metra nga tuneli kryesor. Hapet një tunel i vogël në rast zjarri, ose në rast emergjence dhe e gjithë kjo rrugë do të asfaltohet dhe do të  qëndrojë për tunelin e emergjencës,” – shpjegoi një nga projektuesit.

Qafë Plloçë-Qukës nuk është i vetmi aks me mangësi të theksuar gjeometrike e inxhinierike në projektim. Kjo bëri që projektet të rishihen nga e para, çka, theksoi Kryeministri, kërkoi kohë, por që ishte e domosdoshme për të shmangur problematika serioze në të ardhmen.

Rrugët e Saliut, projektet të gjitha për t’u riparë nga e para, me hata të mëdha topografike, inxhinierike. U humb kohë, por ishte e domosdoshme. Ky ndryshim projekti ka qënë i domosdoshëm, sepse po ta kishim vazhduar me projektin që trashëguam, do ishim në një situate edhe më katastrofike se ajo me rrugën Tirane-Elbasan, që pati gjithë atë rrëshqitje dramatike dhe faktikisht nuk do e kishin përfunduar tamam, do kishin ngecur në gremine,” – u shpreh Kryeministri.

Kryeministri kërkoi përqendrim maksimal për avancimin e punimeve. “Ajo që na intereson ne, kuptohet pa cenuar cilësinë e punës, të ketë ritëm maksimal për të fituar aq sa të mundemi kohën e humbur.”  

Qafë Plloçë-Qukës siguron lidhjen rrugore më të shkurtër me Korçën dhe fshatrat në zonën juglindore të vendit. Ajo shkurton kohën e udhëtimit dhe koston e operimit të automjeteve.

8 komente në “Qafë Plloçë-Qukës, rruga që do ta sjellë Korçën një orë më afër Tiranës”

  1. kozmoll says:

    Bravooo Rama , TRDNI I MHNGKN SHQIPERISE SHPRESOJMD QD TE BEHEF D MHNDUR UDHETJMI ME TREN SI KUDK NE BOTE ..

  2. Borizana says:

    Shperdorim paresh nga nje gomar i gjate !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Shkurtoni distancen me Saranden o te MJERE se ajo ju mban me turizem e pare,jo Korca!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Edver Drama fatkeqsia e ketij vendi.

    1. nn says:

      korca eshte vend turistik gjate gjithe vitit, pa i hequr vlerat Sarandes

      mund te thuash qe duhen bere te dyja

    2. arjan cani bir k...e says:

      Borizana ..perse nuk e shkurtoj Sali maloku rrugen per ne Sarande kur ishte 20 vjet ne pushtet?

      1. Grigor says:

        E ç’ja var ketij kaqolit. Ky nuk eshte veçse nje kooperativist nga Borizana.
        Por nuk eshte ky problemi. Si ky do kete vazhdimisht. Injoranca nuk ka brire. Problemi eshte se ne kurriz te trapllekut te Saliut shijne majtistet e rremë si Ilir Floriri me këtë Ministrin e rrugeve te cilet rrisin kostot e rrugeve dhe ndertimeve te tjera duke u justifikuar me Saliun. Saliu vertet eshte trap, por nuk ka bere projekte sepse nuk eshte inxhinjer. Edhe atij ja kane hedhur siç po ja hedhin sot Rames duke shpikur ca legjenda Salineske.
        Krimet e Saliut nuk kane te bejne me rruget, se ne fund te fundit kryeministri nuk eshte supervisor rrugesh. Krimi me I madh I Saliut eshte vrasja e demokracise qe ne djep. Rruget rregullohet prape, por ajo qe vrau Saliu rri tani kembekryq si nje kufome e gjalle – demokracia e vdekur shqipetare – qe vetem nje mrekulli mund t’a sjelle ne jete perseri. Ata qe e duan gjalle jane me pak nga ata qe e duan te vdekur. Ose të paktën frika I ka strukur te gjithe. Tani po rizgjohet avash avash shpirti i vrare I protestes.

  3. nn says:

    po kush ia kishte bere projektin kesaj rruge? apo ndonje qoftexhi me diplome inxhinieri (respekte per profesionin e qofteve-nuk e kam me to)

  4. Albi says:

    Si ka mundesi qe asnje gazete nuk e permend emrin e kompanise qe ka marre tenderin dhe po ben punimet ne kete rruge. Pse kompania me inxhinieret e saj nuk njoftoi Autoritetin e Rrugeve para tenderimit qe rruga ishte projektuar gabim?!
    Sa km rruge jane tenderuar, per sa kohe do ndertohet, kush e nderton, sa eshte kostoja e saj? KLSH besoj nuk ka kohe te merret me keto vogelsira, edhe pse cdo gje eshte kryer ne fshehtesi, aq sa nuk ka patur as ankesa ne Komisionin e prokurimit publik,pasi,,,,nuk ka patur aplikante !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje