Presidenti francez Francois Hollande ka sugjeruar se futbollistët duhet të bëjnë palestër për trurin, pas deklaratave të ish-yllit të Arsenal dhe Chelsea Emmanuel Petit që tha se politikanët kanë nevojë për leksione për sa i përket ndershmërisë. Yahoo Sports publikoi disa paragrafe të librit të ri “Un president ne devrait pas dire ca…” (Një president nuk duhet ta thotë këtë…) ku Hollande – i njohur për vëmendjen që i kushton futbollit – zbulon se çfarë mendon për futbollistët, duke folur keq për aftësitë e limituara intelektuale. “Ata kthehen nga fëmijë të rritur keq në yje të pasur pa parapërgatitje,” pretendojnë autorët e librit se ka thënë Hollande.
“Ata nuk janë përgatitur psikologjikisht të dinë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Federata Franceze e Futbollit nuk duhet të organizojë vetëm seanca stërvitore, por edhe klasa. Seanca ushtrimore për trurin.” Petit, fitues i Kupës së Botës dhe Evropës me Francën i kundërpërgjigjet. “Më zhgënjen, por nuk më çudit. Por një kohë kaq të gjatë ne, atletët, futbollistët, shihemi me sy të keq nga politikanët tanë të ‘dashur’. Edhe unë do t’i ofroja të bënin disa leksione mbi ndershmërinë. Do të ishte mirë nëse këta njerëz do të zbrisnin nga piedestali i tyre dhe të takonin njerëzit e thjeshtë. ka një gjë që na ndan: ne nuk vjedhim para nga njerëzit, ne i fitojmë me ndershmëri.”
Ky te beje stervitje per trurin e vet se i eshte mykur. Nejse te beje c’te doje se francezet do i tregojne vendin vitin tjeter.