Seanca e ditës së enjte në Kuvendin e Shqipërisë është padyshim një nga ditët jo fort të dashura për shqiptarët, që për orë të tëra duhet të dëgjojnë “brockulla” pa fund nga një sërë deputetësh të kuvendit të Shqiperisë.
Këtë herë radhën e ka pasur deputetja demokrate Albina Deda, e cila duke diskutuar mbi amendimet e një ligji për sigurimet shoqërore nuk i ka zhgënjyer Shqiptarët as edhe këtë herë, që në rastin më të mirë, po themi, me mungesën e informacionit. Znj.Deda zgjodhi të hidhet nga dega në degë, derisa përfundoi tek ‘Ura”.
Në fakt nuk është rasti të merret seriozisht debati i Albinës, nëse nuk do të bëhej fjalë për një ngjarje e cila ka shkaktuar humbjen e një jetë njerëzore. Ura në Skuraj e ndërtuar në kohën kur qeveriste Partia Demokratike, siç tha Ministrja e Mbrojtjes pa kushtet minimale teknike, si fjala vjen hekuri në këmbët mbajtëse, ka sjellë fatkeqësi në familjen e një të riu i cili si rezultat i reshjeve të dendura të shiut ka tentuar të kalojë me motor në urën që kishte marrë lumi.
Nuk është rasti për të folur këtu të rrjeshtojnë ura që Forca e Armatosura ka ndërtuar në të gjithë Shqiperinë, përfshirë këtu edhe Tropojën, vendlindjen e liderit të Albinës, apo Burrelin që megjithëse një bashki e drejtuar nga demokratët pati qytetarinë e nevojshme për ta nderuar Kodhelin me titullin ‘qytetar nderi”, por për të ngritur shqetësimin sesi klasa politike dhe deputetë të caktuar nuk dalin dot mbi interesa të ngushta as kur bëhet fjalë për jetë njerëzish.
E meqënëse Albina tha se Ura ishte prishur, stafi i lexo.al u interesua tek kryetari i Bashkisë së Kurbinit Artur Bardhi i cili na konfirmoi se ura është në funksion të banorëve të zonës. “Ka rënë reshje sa nuk kishin rënë prej 100 vjetësh, rrezikoi të na mbytej gjysma e Laçit, por fatmirësisht ajo urë nuk lëvizi”, u shpreh Bardhi.
Ndoshta Albina ka ndonjë dëshirë të fshehur që ura të mos punojë, por shpresojmë që të mbetet vetëm dëshirë këto kohë që kanë nisur dhe shirat e vjeshtës dhe prishja e kësaj ure ka sjellë jo pak dëme.
O Albina,o Albina a i ke vesh ato klina?