Pse është i ndaluar kanabisi? Arsyeja e vërtetë është më keq se ç’mendoni

13 Tetor 2016, 16:34Sociale TEMA

Nga Johann Hari

Shumë njerëz në botë pyesin veten se përse kanabisi është i ndaluar? Pse ata që e konsumojnë, ose e shesin, arrestohen?

Dhe me të drejtë këta njerëz supozojnë se, diku në botë në një moment të caktuar, ka qenë dikush që me provat shkencore në dorë arriti në përfundimin se kanabisi ishte shumë më vdekjeprurës se çdo drogë tjetër e përdorur atëherë, më shumë se alkooli dhe duhani.

Por, a ka ndodhur realisht kështu? A ka qenë dikush që ka marrë mundimin të angazhohej me këtë çështje për të mirën e të gjithëve?

Kur fillova të analizoj arkivat publike, gjatë hulumtimeve për librin tim “Chasing the Scream: The First and Last Days of the War on Drugs”, me synimin për të zbuluar se pse është ndaluar kanabisi në vitet ’30, kuptova se gjërat nuk kanë ndodhur pikërisht kështu.

Në vitin 1929, një zotëri i quajtur Harry Anslinger u emërua kreu i Departamentit të Prohibicionizmit të Uashingtonit. Në atë kohë, qeveria ishte krejtësisht e paaftë të ndalonte konsumin e alkoolit. Gangsterët shmangnin kontrollet në lagje të tëra.

Alkooli, përhapja e të cilit ishte në duart e kriminelëve, ishte një plagë e shoqërisë. Për këtë arsye u vendos t’i jepej fund ndalimit të pijeve alkoolike. Por ky vendim frikësonte Harry Anslinger. Ai ishte në krye të një departamenti të madh dhe tani  s’mund të bënte asgjë.

Deri pak para liberalizimit të alkoolit kishte argumentuar se kanabisi nuk ishte një problem. “Nuk është i dëmshëm”, deklaroi ai, “dhe nuk ka asgjë më absurde se ideja se mund t’i bëjë njerëzit e dhunshëm”. Por papritmas, kur departamenti i tij kishte nevojë të gjente një objektiv të ri, ai njoftoi se kishte ndryshuar mendje. Për këtë qëllim, u shpjegoi njerëzve pasojat që sillte përdorimi i kanabisit.

Si fillim të “çon në një tërbim delirant”, pastaj bie në një humnerë ëndrrash erotike dhe humbet aftësinë për të formuluar mendimet. Së fundi, arrihet në pikën e pashmangshme  “çmenduri”. Kanabisi e kthen konsumatorin në një “kafshë të egër”. Anslinger paralajmëroi: nëse kanabisi do takonte Frankenstein, ky do të vdiste nga frika.

Harry Anslinger u fiksua me një rast në veçanti: Në Florida, një djalë i quajtur Victor Licata vrau familjen me sëpatë. Shpjegimi që Anslinger u dha Shteteve të Bashkuara mbi ngjarjen ishte: ja çfarë ndodh kur pihet marijuanë, “bima e djallit”. Rasti mori dhenë dhe u publikua në media duke mbjellë panik në mesin e amerikanëve.

Cilat ishin provat që kishte Harry Anslinger? Vetëm tani rezulton se ai u kishte shkruar tridhjetë shkencëtarëve për t’i pyetur nëse kanabis ishte i rrezikshëm dhe për këtë duhej ndaluar. 29 prej tyre u përgjigjën jo. Anslinger zgjodhi të vetmin shkencëtar që u përgjigj pozitivisht. Shtypi i  fiksuar me rastin e Viktor Licatas, e përshëndeti rezultatin. Në një atmosferë plot panik, marijuana u ndalua.

Më vonë, Shtetet e Bashkuara u kërkuan vendeve të tjera të bënin të njëjtën gjë. Shumë shtete e konsideruan këtë ide të kotë dhe refuzuan. Për shembull, Meksika vendosi që vendimet politike që lidheshin me drogat duhej të përcaktoheshin nga mjekët. Sipas këtyre të fundit, kanabisi nuk shkaktonte probleme të tilla dhe për këtë arsye refuzuan ta ndalonin. Shtetet e Bashkuara u xhindosën.

Meksika vazhdoi të refuzonte derisa Shtetet e Bashkuara i ndërprenë furnizimin me medikamente qetësuese. Në momentin kur në spitalet meksikane qytetarët filluan të vuanin, vendi u detyrua të deklaronte luftën kundër drogës.

Nëse në planin ndërkombëtar Anslinger kishte arritur t’i mbyllte gojën Meksikës, në frontin e brendshëm kishte akoma më shumë pyetje se sa përgjigje. Michael Ball, një mjek i madh amerikan i shkroi Harry Anslinger ku i shprehte shqetësimet e tij.

Ai shpjegoi se në universitet kishin përdorur kanabis dhe efekti i vetëm që kishte ishte të qenët i përgjumur. “Mundet që kanabisi i çmend njerëzit, por duhet ta provoni shkencërisht”, i shkroi ai. Anslinger iu përgjigj: “Nuk mund të ngrijmë vendimin mbi këtë demon të quajtur marijuanë”, dhe shpjegoi se nuk kishte fonde për të financuar kërkimin. As atëherë e as kurrë.

Për disa vite, mjekët u përpoqën të tregojnë se  supozimet e tij ishin të gabuara, por ai i sulmonte duke i paralajmëruar se po “lëviznin në një terren të rrezikshëm” dhe u këshilloi të kishin kujdes me ato që thoshin. Sot, pjesa më e madhe e botës e ndalon përdorimin e kanabisit dhe kjo falë Harry Anslinger që ngjalli panik me provat e sjella për vrasjen e kryer nga Victor Licata.

Por vite më vonë, dikush shkoi të kërkojë në mesin e dokumenteve psikiatrike të Victor Licatas dhe doli se nuk kishte prova që ai të kishte përdorur ndonjëherë kanabis. Në familjen e tij ka pasur edhe të tjerë me probleme psikologjike. Një vit para ngjarjes mjekët kishin këshilluar ta shtronin, por familja nuk pranoi. Psikiatrit nuk kanë përmendur kurrë përdorimin e dyshuar të kanabisit. Pra kanabisi i çmend konsumatorët e saj?

Ish-këshilltari kryesor në çështjet e drogës për qeverinë britanike, David Nutt thotë se në qoftë se kanabisi do të shkaktonte psikozë në mënyrë të qartë, atëherë do të ishte shumë e lehtë të provohej. Në këtë rast, duke rritur konsumin e kanabisit, do të rritej psikoza. Në anën tjetër, ulja e konsumit të kanabisit, do të ulte psikozën.

Nga të dhënat e mbledhura në vende të ndryshme, është e qartë se nuk është kështu. Për shembull, në Britani, konsumi i kanabisit është rritur me 40 për qind që nga vitet ’60 ndërsa normat e psikozës kanë mbetur po njësoj.

Në fakt, provat shkencore tregojnë se kanabisi është më i sigurt se alkooli. Nëse çdo vit në SHBA alkooli shkakton dyzet mijë viktima, kanabisi asnjë. Për këtë arsye, në vitin 2006, një njeri i quajtur Mason Tvert Colorado i lëshoi  një sfidë kryetarit të atëhershëm të Denverit, që më pas u bë guvernator më vonë, John Hickenlooper. Hickenlooper është pronar i disa birrarive në të gjithë shtetin, një aktivitet që e ka pasuruar. Megjithatë, Hicknelooper argumentonte se kanabisi është i dëmshëm dhe për këtë arsye duhej të ndalohej.

Kështu  Mason e sfidoi në një duel. Njëri do të kishte një dispozicion një arkë me alkool dhe tjetri një paketë me cigare kanabisi. Sfida do të bëhej me thithje për njërin dhe gllënjka për tjetrin  për të parë kush vdiste i pari.

Mason vazhdoi të udhëheqë fushatën për legalizimin e kanabisit në shtetin e tij dhe popullata e Kolorados e ka mbështetur duke e vlerësuar me 55 për qind të votave. Tani të rriturit mund të blejnë ligjërisht kanabis në lokalet e autorizuara, që paguajnë taksa dhe paratë e grumbulluara shkojnë për të subvencionuar ndërtimin e shkollës.

Ndërkohë, Colorado nuk është kthyer ende në vendin e mbushur me  njerëz të çmendur që vrasin familjen e tyre. Johann Hari është një shkrimtar dhe gazetar britanik.

Ky artikull është përshtatje nga libri i cilësuar “best seller” nga The New York Times, “Chasing the Scream: The First and Last Days of the War on Drugs”.

Huffington Post- Dita

19 komente në “Pse është i ndaluar kanabisi? Arsyeja e vërtetë është më keq se ç’mendoni”

  1. bimbashi says:

    Realiteti eshte se krimet jane shtuar me 20-30% qe kur eshte legalizuar kanabisi. I vertete eshte dhe fakti se nuk ka prova qe lidhin kete rritje krimesh me legalizimin e kanabisit.

    1. Tonin says:

      Asnje lloj krimi nuk eshte shtuar. Perkundrazi krimet ne Kolorado kane rene ne menyre dratsike. Keto jane genjeshtra.

    2. Andi says:

      Vaji i kanabisit ka veti sheruese per dhmbjet kronike, kanceret e ndryshme, epilepsine, semundjet autoimune si semundje e Parkinsonit e shume te tjera. Aresyaja shkencore per efektet pozitive te alkaloideve te kanabisit qendron en faktin se ne organizmin e cdo njeriu prodhohen lende te ngjashme me alkaloidet qe permban kanabisi (Kanabinoidet). Keto lende qe prodhohen nga organizmi jane te perfshira ne levizjen e trupit, kujtesen, oreksin, regullimin e temperatures se trupit, dhimbjen dhe funksionet imune. Po ashtu ka dy lloj receptoresh ne organizmin e njeriut qe lidhin alkaloidet qe permban kanabisi, CBR1 dhe CBR2 (Cannabinoid receptor 1 dhe 2). CBR1 ndodhet kryesisht ne qelizat ne tru dhe CBR2 ndodhet kryesisht ne qelizat imunitare. Ne qelizat imunitare alkaloidet e kanabisit shkaktojne frenimin dhe vdekjen e atyre qe vrasin qelizat e trupit (pra shkaktone semundje imunitare). Te gjitha keto tregojne qe organizmi i njeriut i prodhon vete kanabinoidet. Dhe kjo vjen per shume aresye te rendesishme fiziologjike. Marrja e kanabinoideve permes vajit te kanabisit i siguron trupit keto lende te rendesishme qe e ndihmojne ne sherimin dhe kontrollin e shume funksioneve. Ka shume studime shkencore qe kane provuar efektet poziytive te perdorimit te vajit te kanabist permes rruges orale per shume semundje. Prandaj perdorimi mjekesor i kanabisit po aprovohet nga shume shtet ne SHBA, Europe e se fundmi edhe ne Kanada. Keto vende nuk jane kunder qytetarve te tyr, perkundrazi jane per ti ndihmuar ata qe jane semure. I vetmi ksuht eshte qe kanabisi te mos perdoret nga femijet nen 18 vjec sepse truri i tyre eshte ne formim dhe alkaloidet e kanabisit ndikojne neuronet ne procesin e zhvillimit.

    3. Mexhit says:

      Kanabis për sa kam studiuar un Mexhit Menoski nga një shtet i vogēl I çuajtue MAQEDONIA E VERIUT çë dikur është quajtur vetëm MAQEDONI.
      Kanabis rrit shëndetin nga kancerri dhe ashtu rrit zhvillin e qelizave mendore (qelizat e mendjes) zhvillon mendimin e personave konsumus po jam kundër biznesit me kanabis por jo për përdorimin e saj.

  2. Degjom says:

    Oooooo Te Mencurit e Globit.
    Shkaketon Pergjumje…. dhe Asgje Tjeter????????!!!!!!!!!!!!!!
    Sipas Ketij dhe Disave…
    Nget Makinen i Pergjumur…s’ka gje se nja 2 femij te veckel ka makina perball.
    Vete e punon te tjetri…he mo s’ka gje se i pergjumur eshte..normen nga java tjeter do e plotesoj.

    Dhe nje shembull personal:Nje puntori im karamboloi…erthi policia kerkoj dokumentat perkatese..te gjitha ne rregull…tha policia…jo i thashe..kerkoj analiza per perdorim droge per puntorin tim…kerkesa u pranua…Babai i puntorit pas 20 ditesh erthi dhe kerkoj demshperblim,i thashe qe nuk ke te drejt demshperblimi…SEPSE DJALI JOT ISHTE VETEM I PERRGJUMUR(sipas giagnozes kishte konsumuar hashash)..kuptoni ju qe shkruani apo aprovoni keto artikuj, sikur nje i pergjumur te prej doren ne pune…ku dhe kush do i japi demshperblim,pale pensjon. qe nuk behet fjale.

    Po percillni lajm gjysem te te rreme…hashash nuk ben keq kur je rehat ne shtepin tende.Ne cdo rast tjeter eshte droge or tunxh.

  3. enter"" says:

    Sepse kanabis sheron shume semundje dhe kompanite e medha farmaceutike nuk duan legelizimin e saj.

    1. alb says:

      sheron disa kancere dhe lufton si cdo tjeter me shum stresin ankth dhe depresionin,,,,,,,kanabis eshte bime qe e ka dhene natyra nuk eshte ilaq me perberje te ndryshme kimike,,,,,,,,doktori ne shba tha ti heqim nga kanabisi disa elemente qe jan te demshem dhe te perdorim elemente te dobishem qe jane te shumte tek kjo ,,,,,,,,,,me i keq eshte duhani drogat si heroina dhe disa lloj drogash ,, dhe kokaina e paster nuk te demton kot nuk e perdorin te pasurit ,,,,,,,,,,,,

      1. ska rendesi says:

        sheron kancerin? sheron kancerin lexova apo me bejne syte? mos sheron gje dhe siden? paskemi gjetur ilacin cudiberes qe sheroka semundjen me vdekjeprurese te shekullit dhe spo e perdorim? pse sthua ti, te afermve qe po na vdesin po i japim nje teke bari qe te ngrihet ne kembe… u bete te gjithe mjeke, shkencetare, psikologe, kimiste, biologe, politikane, komardare, letra bixhozi…. shqiptare te mjere qe kujtoni se i dini te gjitha e sdini te ngrini as breket tuaja.

  4. mirel says:

    Te dhenat sjane aq te sakta.Nuk kuron psikopatet dhe idiotet.
    Kuron semundjevte sistemit nervor dhe dhimbje.
    Shkaqet qe ndalohet jabe : Monopolizimi i tregut nga mafiet shteteore dhe penalizimi i perdoruesve te vegjel.
    Kur flas per monopole duhetvte keni parasysh dhe biznesin e madh te mjekesise.
    Shume semundje lehtesisht te kurueshme nga hashashi i sjellin futime maramendese industrise se sigurimit te shendetit , ku kostoja e kurimeve arron dhjetramijera dollare dhe industrise farmaceutike.
    Te tjerat jane histori per idiote qe rrijne dhe degjojne peralla si keto

  5. aaaaaaaaaaaa says:

    Kanabis nuk sheron. Ndihmon ne dhimbje e ne mpirje te brendeshme. Nuk. Nuk sheron.

  6. aaaaaaaaaaaa says:

    Kanabis nuk sheron. Ndihmon ne dhimbje e ne mpirje te brendeshme. Nuk. Nuk sheron. Por jini te lire ta filloni.

  7. Una says:

    O “enter”
    Futi nje “control-alt-delite”… pa “backup”.

  8. Maloku says:

    Ore qe shkakton pergjumje, qe thote njeri, apo haluçilacione etj, keto te verteta jane. Por edhe alkoli te njejten rrezik ka, shkakton eufori prandaj nuk duhet ti japesh makines nene efekt.

    Por nuk eshte me i demshem se duhani per shendetin, ose me i rrezikshem se alkoli per shoqerine, prandaj duhet te legalizohet. Me ca rregulla por duhet te legalizohet.

  9. KB says:

    Kanabisi, mund te sheroj semundje, por nuk eshte ushqim.
    Autori i ketij artikulli, po na e paraqet kanabisin si ushqim, dhe po u thote qytetareve konsumojeni pa asnje problem.
    Kanabisi, nuk mund te konsumohet pa receten ose keshillat e mjekeve.
    Biznes ne kete rast, eshte mesazhi juaj nepermjet artikullit dhe jo qendrimi i mjekeve.

  10. ts says:

    I ke ren ne te Mirel !Ky insistim per ndalimin e tij ka me shum objektiv kontrollin dhe fitimeve qe vijn prejtij ! Dikur na hodhen duhanin qe vazhdon te helmoj ter ruzullin me deme katastrofale per shendetin, jo vetem te atij qe e perdor,por edhe atyre qe nuk e pijn e hajde ta heqesh qafe tani ! Duhet te lexosh e te informohesh ae kush e ka perdorur dhe kush e ka hedhur edhe ne treg kur i jan dashur para per prapesi !Cohet nje budall e hedh nje gur ne lum e 100 te tjer nuk e nxjerin ma, po ktu sbehet fjal per budall por per interesa ! Mos vall ata qe kurdisin lufterat e spo len popujt ne qetsi jan vall te coroditur nga kanabisi ??? Jo or ti mik, se edhe naften nuk ta le kush ta gezosh, po pate fatin e “keq” ta kesh ne token tende ,se heret a von do gjesh belan ! Thon qe vaji kanabisit ben mrekullira ne sherimin e disa semundjeve, por kush e le te hidhet ne tregun farmaceutik !Shkon e reklamohet kimioterapia qe esht autostrada drejt vdekjes passi ke paguar qimet e kokes per te rojtur ndonje vit me shum !Fitimet nga bisnezi farmaceutik vijn pas asaj te naftes dhe dihet kush e ka kontrollin global ! Prandaj shum gjera nuk jan ashtu si duken Pra ne shtetin e Kolorados u lejoka e mesa di edhe ne disa vede te tjera e te tjer nuk e kan ate te drejt ! A nuk esht cudi kjo ???

  11. DOKTORI says:

    KANABISI SHKAKTON PERGJUMJE DHE DEMBELIZEM KJO ESHTE ME SE E VERTET DHE E VERTETUAR POR ARSYETIMI QE KANABISI NUK SHKAKTON CRREGULLIME MENDORE DHE AGRESIVITET ESHTE DERI DIKU I SAKTE SEPSE TE VAZHDOSH TE KONSUMOSH RREGULLISHT NDOSHTA MJAFTOHET VETEM ME PERGJUMJE DHE DEMBELIZEM DHE PASOJAT KOLATERALE NUK DLAIN NE PAH, POR KUR NUK E TYMOS ME DMTH E LEN ATHERE I SHFAQ KETO EFEKTE ANESORE SI CRREGULLIM MENDOR DHE AGRESIVITET PRANDAJ ESHTE DERI DIKU E SAKTE DHE JO TAMAM PLOTESISHT. DUHET SHPJEGUAR QE NQS E PERDOR DHE ME MBARA E NDERPRET ATHERE JANE PASOJAT PRA NGA MOS VAZHDIMI I PERDORIMIT , PERIUDHA E MUNGESES POST PERDORIM , AJO ESHTE RREZIKSHMERIA. PERPELITJET E TJERA JANE KA.LLIQE DHE ASGJE ME SHUME . KAQ DHE PIK , VUL !!!!!

  12. thoth says:

    Kanabis/hashish jo vetem qe nuk sheron por pas nje perdorimi prej dy tre vjetesh duken shume qarte demtimet nervore.

    Megjithate kur arka e shtetit eshte bosh dhe miiardat prej tregtise se kanabis, shkojne ne duart e mafias ordinere dhe jo mafias qeveritare – kanabis eshte i mire.

    shkoni trushkulur, mbushni barkun me kanabis se ju keshillon ky pot – head i artikullit.

  13. Kervin says:

    Faktikisht kam 3 muaj qe vuaj nga psikoza dhe sesht e leht duhet tpastrohet totalisht nga trrupi a kuptoni vjen nje moment qe truri dhe trrupi smban me dhe kalon ne ate qe e quajn psikoz ngaterrim mendimesh dhe lodhje fizikike te duket sikur po vdes perballja me realitetin 0 je i pafuqishem i friksuar nga e verteta tmerr ose pi gjith jeten ose mos e provo kurr mendimi im plus qe do hani koken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje