Bujar Nishani: Shqiptarë, gëzuar për shumë vjet festën e bekuar të Hashures!!!

12 Tetor 2016, 12:15Sociale TEMA

Bujar Nishani nuk lë festë pa harruar.

Këtë radhë ai uron shqiptarët, për festën e Hashures:

“Të dashur besimtarë bektashinj shqiptarë kudo ndodheni,

Dita e sotme për ju shënon një kremtim kuptimplotë, Festën e Hashures. Më lejoni që në këto çaste të harésë dhe ngazëllimit tuaj të përbashkët, t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta e të përzemërta njëkohësisht, për ju, familjet dhe njerëzit tuaj të dashur!

Kjo datë e bekuar dhe e shenjtë e kalendarit islamik shenjohet edhe nga tradita e bukur e bektashinjve shqiptarë, sepse ajo përfaqëson jo vetëm një vlerë të rrallë njerëzore, por edhe një shembull domethënës të respektit ndaj tjetrit që është ndryshe e të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare që ne gëzojmë prej shekujsh në vendin tonë.

Kjo ditë e shënuar, por edhe festimi i përbashkët që ne të gjithë i bëjmë asaj, pavarësisht se cilës fe mund t’i përkasim, shfaqet me gjithë madhështinë dhe shenjtërinë e saj, kur vëmë re me kënaqësi shpalosjen e dashurisë e të mirëkuptimit për njëri-tjetrin, shtrirjen e dorës së ndihmesës ndaj më të vobektëve e të pafatëve, shkëmbimin e të mirave materiale dhe shpirtërore, përkujdesjen ndaj të moshuarve e fëmijëve, duke u dhuruar atyre më tepër dashuri e ngrohtësi njerëzore.

Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e bekuar të Hashures!”

9 komente në “Bujar Nishani: Shqiptarë, gëzuar për shumë vjet festën e bekuar të Hashures!!!”

  1. detashmenty says:

    po ky dreq si haxhi qamili !del dhe flet per hashure,trahana,byrek,pilaf,bajram ramazan ….

  2. .... me sqepar kokes se Janulles says:

    Ahhh te dhjefsha ne kalendar islamik dhe hashure.

  3. armand says:

    Te befte mire hashurja z. President,gjak e dhjame tu befte.

  4. pal pith noku says:

    haaahaaaa, huff u dhjeva se qeshuri haaaa Mond dervishi dhe festa e hashures, Bujar doraci qe feston hashuren , harapashin , dhe kur nje “president” i del para avjonit meriton kurim spitalor, dhe me te vertet portokallet po nxihen. oh e mjera shqiperi.

  5. Askush says:

    Pika qe ste bie ty mu ne koke…. Dallkauk

  6. Ben Hur says:

    Sa gje e trashe…dhe e peshtire…!!!

  7. Iliro turkoshakeve u ka ngelur ora(sahati)tek hashurja,hallva dhe trahanaja e turqis.
    o sa mir me kene turkoshak.

  8. Hydriu says:

    Edhe ti e paske qejf hashurren, o Jari?

  9. Devolliu says:

    H president.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje