Debatet presidenciale mes Hillary Clinton dhe Donald Trump janë cilësuar nga mediat dhe kritikët, si jo-serioze krahasuar me debatet e kandidatëve të viteve të shkuara.
Si në debatin e parë, ashtu edhe në të dytin nuk u diskutua mjaftueshëm në lidhje me politikat konkrete që kandidatët do të ndjekin për zgjidhjen e problemeve. Vendin e këtyre diskutimeve e zunë shpesh ndërprerjet dhe ofendimet që Trump dhe Clinton i drejtuan njëri tjetrit.
Pro, heroi i natës së debatit të dytë presidencial, duket se nuk ka qenë asnjë prej kandidatëve, por Ken Bone. Ai ishte duke ndjekur debatin dhe iu ka drejtuar Clinton-it dhe Trump-it një pyetje, e cila i ka kthyer në ata në seriozitetin e duhur.
Ndërkohë, Bone, i cili punon në një minierë qymyri, është kthyer në heroin e rrjeteve sociale, ndërsa nuk kanë munguar as komentuesit që thonë se ai duhej të kishte kandiduar për president të SHBA, në vend të kandidatëve aktualë.