48-vjeçari në Laç u mbyt në përpjekje për të shpëtuar mallin

11 Tetor 2016, 12:04Sociale TEMA

Reshjet e shiut i kanë marrë jetën një 48 vjecari në Laç, ku situata nga përmbytjet mbetet shumë e vështirë. Kol Menga ka humbur jetën mbrëmë rreth mesnatës dhe trupi i tij u gjet nga policia në një kanal në vendin e quajtur “Kodra e Bushit”.

Lajmin u konfirmua edhe nga Prefekti i Lezhës, Eduard Ndreca, i cili tha për Ora News se Kol Menga u mor nga vërshimi i ujrave ndërkohë që ishte duke shpëtuar biznesin e tij.

Ndreca: Po tentonte të shpëtonte mallin e tij. Ka qenë e pamundur përballimi i vërshimeve të mëdha. Për 3 orë ka pasur 100 mm shi çka e bënte të pamundur kontrollimin e situatës.

Ndërkaq 6 familje janë evakuuar në zonën e Milotit, pranë autostradës pasi prezenca e ujit në banesat e tyre ka shkur në 50 cm.

Reshjet me intensitet të lartë që ende vijojnë kanë shkaktuar përmbytjen e

rreth 50-banesave, dhjetëra bizneseve si dhe disa dhjetra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë në zonen e Kurbinit.

Situata më problematike paraqitet në qytetin e Laçit ku dalja nga shtrati i kanalit të ujërave të larta që përshkon qytetin ka përmbytur biznese dhe banesa në zonen përreth stadiumit dhe në Lagjen Demokracia. Po ashtu në Njësinë Administrative të Milotit situata është pothuajse jashtë kontrollit.

Nga vërshimi i ujërave është bllokuar rruga e vjetër Milot-Laç si dhe hyrja e qytetit të Laçit. Situatë problematike paraqitet edhe në fshatrat Lurth dhe Sheshaj të Mirditës, ku rreziklohen disa banorë. Ndërkohë zonat e përmbytura janë inspektuar nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili u ka kërkuar banorëvë në zonat më të rrezikuara që të qëndrojnë gati për evakuim.

1 komente në “48-vjeçari në Laç u mbyt në përpjekje për të shpëtuar mallin”

  1. Gasper says:

    Ne vend qe te merren me problemin e permbytjeve dhe me kete qeveri inekzistente, shpifin dhe mashtrojne pse u mbyt ky personi. Jo zoterinj nuk u mbyt per mallin, por nga infrastruktura mesjetare, per te cilen nuk po behet asgje. Kryeministri eshte i zene me batuta dhe bojatisje, por nuk i ze syte qe sa here bie shi, qytetet ne Shqiperi kthehen ne lumin e Amazones.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje