Zululand: Dom Gjergji, Lela e Nano i bëjnë një portret postum Gilman Bakallit; dhe sjellin kujtime nga jeta me të

10 Tetor 2016, 20:22Sociale TEMA

Në Zululandin e sotëm që ishte in memoriam të Gilman Bakallit, Mustafa Nano kishte të ftuar Dom Gjergjin dhe Alfred Lelën.

Ata kanë qenë që të tre miq të Bakallit, i cili ka ndërruar jetën krejt papritur ditën e shtunë,në moshën 49 vjeçare.

“Shqiptarët në rrethana të tilla, sidoqë të jetë rasti, flasin mirë për ata që kanë ikur, por për Gilman Bakallin nuk ka nevojë të sforcohesh për të kërkuar fjalët e mira”, thanë njëri pas tjetrit ata, secili në mënyrën e vet.

Më tej, u fol për Bakallin si qytetar, si publicist, si përkthyes, si intelektual publik e si pedagog.

U fol për të edhe si ish-deputet, por duke theksuar se kjo ka përbërë një përvojë jo fort të këndshme për vetë Gilmanin.

Dhe në këtë pikë, ata kritikuan qëndrimin e dia portaleve, të cilët të shtunën në mbrëmje dhanë lajmin se “ka ndërruar jetë ish-deputeti”.

Në një kohë që kjo ka qenë pjesa më e parëndësishme e jetës së tij.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun .

 

1 komente në “Zululand: Dom Gjergji, Lela e Nano i bëjnë një portret postum Gilman Bakallit; dhe sjellin kujtime nga jeta me të”

  1. Mark says:

    Per kush e ka njohur dhe lexuar per te kuptuar pak a shume karakterin , mendimin , vizionin , dhe filozofine e mendimit personal te Gilmanit , kupton qe gjitha keto ishin te veqanta nga shumica e shoqerise .
    Me nje fjale , per ne shqiptaret do mbetet “Filozofia Gilmanjane ” , te pakten personalisht per mua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje