“Më mungon jeta ime. Nuk mund të jetoj dot me këtë vuajtje në zemër. Edhe zemra po e humbet fuqinë e saj për të përballuar këtë vuajtje”.
Kështu nis letra që Ervisa Ruda, 10 vjeçe, i ka lënë nënës dhe tezes së saj me frikën që një ditë papritur do të iki nga kjo botë.
Ervisa është diagnostikuar me sëmundje të rëndë të zemrës menjëherë pas lindjes, ndërsa sipas mjekëve kardiologë, ndërhyrja kirurgjikale është e pamundur dhe i vetmi shpëtim për 10 vjeçaren është transplanti, raporton Top Channel.
Për nënën e saj, këto 10 vite kanë qenë të mbushura me frikë, ankth dhe shumë pak shpresë.
Ndërkohë babai i ka braktisur që në momentin e lindjes së fëmijës së sëmurë.
“Ai nuk do ta dijë farë, prandaj u ndava. Nuk na ndihmon farë”, shprehet Miranda Çili, nëna e vajzës.
Në kushte të vështira ekonomike familja e gjyshit e ka të pamundur të përballojë kurimin e vajzës.
Ata luten që dikush të mund t’i ndihmojë.
“Në muaj, vajza merre rreth 100 mijë lekë ilaçe. Ka raste që merr edhe më pak, por shpesh shkon edhe 150 e 200 mijë lekë ilaçe.
Kërkojmë ndihmë nga shteti, nga bashkia që vajza të jetojë si të gjithë të tjerët, të jetë normale”, shprehet gjyshi i vajzës.
Ervisa është një nxënëse e shkëlqyer, edhe pse shpesh herë ditët e shkollës shndërrohen në krevate spitali ku i duhet të qëndrojë me ditë të tëra në oksigjen.
Në gjendje të rënduar psikologjike, 10-vjeçarja që tashmë ka kuptuar çdo gjë, e ka të pamundur të flasë.
Ne qofte se Ka shtet e ndimon ket engjell qe te jetoj nJe jete normale
Ja i thoni atij qe ka 200 milione ta ndihmoj vajzen e vogel
Se nuk do e ndihmoj nga parate e xhepit te tij (,qe ne fakt nuk jane te xhepit te tij , por jane te xhepave te shqiptareve ,), por nga parate e taksapaguesve shqiptare
Ky esht nje rast i mire qe qeveria shqiptare te tregoj se edht tamam qeveri e atyre qe e votuan , jo qeveri e milionereve
Gazeta ketu , qe esht nje perkrahese e flakte e ketuj kryeministri ,
ti kerkoj Kryeministrit te ndihmohet vajza e vogel
Hajde ta shpetojm vajzen , Ju si gazete keni ne dore ta shpetoni vajzen ….
Shkoni dhe i thoni mikut tuaj !!!
Ka shtet more Genti pot shteti eshte kriminel dhe so rruhet aspak per engjejt pasi ‘ferri’ eshte vendi Ku torturohen njerezit…..
Ketu be forum ju zoterinj nuk link rast pa replikuar e pa is kthyer sharjet mbare e prap njeri tjetrit….shkruani dy rreshta Te pakten be shenje solidariteti per kete vogelushen we duhet Te key nje shans per Te jetuar…te gjithe e dim we nuk kemi shtet por Te gjith se bashku me nje ndihme simbolike mund to japim mundesin per Te jetuar kesaj vogelushes…fatkeqesia e shtetit tone qendron be faktin se ka pasuruar hajdutin, kriminelin, sharlatanin Te cilet Jane Te zhveshur komplet nga ndjenjat njerezore sepse zullumi dhe harbuteria I ka verbuar…ne ketu ne forum po Te bashkojme zerat mund Te zgjojme dike we ka mundesi Te ndigmoj ekonomikisht…
Ju lutemi nese ka ndonje nr llogarie te kontibojme bejeni publike