Në rast se për mos vendosjen e rripit të sigurimit ndëshkohesh vetëm me gjobë, për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit policia rrugore propozon që të pezullohet edhe patenta.
“Masa administrative do të jetë disa herë më e lartë dhe do shoqërohet me masë plotësuese për lejen e drejtimit për drejtuesin që konstatohet duke përdorur telefonin. Aktualisht shumica e drejtuesve përdorin telefon tip android, që kërkon përdorimin e të dyja duarve dhe për pasojë shpërqendrohen, shkaktojnë pasoja në qarkullim dhe bëhen burim aksidentesh”, deklaron për Top Channel Ardi Veliu, drejtor i Policisë Rrugore.
Vetëm gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, 15.4% e numrit total të aksidenteve kanë ardhur si pasojë e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, ku në 10.4% të rasteve kanë qenë aksidente me pasoja fatale për jetën.
Ndryshimet në Kodin Rrugor do të marrin disa muaj kohë me procedurat parlamentare. Krahas gjobës për celularët, që do variojë nga 5 mijë deri 15 mijë lekë, në Kod do të vendoset për herë të parë edhe gjoba këshilluese, e cila do të aplikohet për shoferët të cilët nuk kanë kryer me parë asnjë shkelje.
Vetem se ne kete vend cdo gje eshte tmeresisht qesharake.
Gjoba per cel do jete sa gjysma e rroges mesatare ne shqiperi. Eshte njelloj sikur ne gjermani gjoben per perdorimin e cel ta kishin 1500€. Nejse ne nje fare menyre kane te drejte se sa kujdest per shtetasit e vet qeveria shqiptare nuk kujdeset ajo gjermane.
Edhe nje gje tjeter ne shqiperi po te kapi policia me cel ne makine te griu. Ama po mbolle nja 10.000 rrenje hashash ste ben gje njeri. Vend qesharak
Me sa duket keta e kane vendosur ne plan qe ti kthejne njerezit te bicikletat. vetem Ramon Edvini dhe Tahir tahiri do te kene te drejte qe te levizin me automjete. Ne Shqiperi eshte bere me e shtrenjte qe te mbash nje makine, se sa nje Aeroplan. Shtet bananesh me nje bande ne pushtet.