Si e shpëtoi padashje Izraeli regjimin e Enver Hoxhës?

15 Tetor 2016, 20:08Politika TEMA

Nga Ruben Avxhiu

Enver Hoxha ishte një armik i vendosur i Izraelit, mirëpo ka qenë pikërisht ky shtet që mund ta ketë shpëtuar regjimin e tij pa e kuptuar.

Kjo e gjitha nëse beson një histori të treguar nga Xherri Purnell, shkrimtar i njohur librash fantastiko-shkencorë.
Sipas tij, në mesin e viteve 1960, mentori i tij Stefan Posoni dhe Leka I, trashëgimtari i fronit të Shqipërisë bashkëpunuan për të organizuar një rrëzim të regjimit komunist të Enver Hoxhës me një sulm nga jashtë të patriotëve në mërgim.

Koha shihej si shkëlqyer sepse Hoxha ishte prishur me sovietikët prej Hrushovit, si dhe me Jugosllavinë e Titos, duke u bërë një satelit i Kinës së largët. Në këto kushte një sulm mbi Shqipërinë nuk do të shkaktonte të njëjtë krizë ndërkombëtare që do të shkaktonte nëse do të ishte ende pjesë e orbitës sovietike.

Konstandini II, mbreti i fundit i Greqisë, ra dakord me këtë plan dhe u liroi pallatin e tij veror në Ishullin e Korfuzit, nga ku shiheshin me sy kodrat e Shqipërisë,

Si ritregohet nga Steve Seilor, Purnell ishte i bindur se organizatorët e sulmit kishin mbështetjen e disa zyrtarëve në qeverinë amerikane, por SHBA refuzoi që të ofronte mbrojtje nga ajri, gjatë kohës që zbarkimit të pushtuesve (apo çlirimtarëve) në bregun jugor të Shqipërisë. Vetëm pak kohë më parë, një tentativë e ngjashme në Gjirin e Derrave në Kubë kishte dështuar me turp.

Kështu që komplotistët lutën për ndihmë Mbretin Husein të Jordanisë, që u ishte borxhli Shtetetve të Bashkuara dhe nga ana tjetër ishte prekur nga historitë sesi myslimanëve të Shqipërisë u ishin prishur xhamitë e u ishte ndaluar feja.

Me forcën e tij ajrore të fuqishme, të ngritur me ndihmën britanike, ai premtoi të shkatërronte arsenalin ajror të Shqipërisë, që sipas spiunazhit kishte vetëm 11 avionë lufte. Një sulm i papritur do t’i shkatërronte ato pa u dalë koha të ngriheshin në fluturim.

Kështu Xherri Purnell filloi tajnimin e pilotëve jordanezë për të përgatitur sulmin mbi Shqipërinë komuniste.
Ai ndodhej në Korfuz në 5 qershor për të ndjekur përgatitjet e zbarkimit kur mësoi nga lajmet në radio se Izraeli kishte kryer sulmin e vet të papritur duke shkatërruar tërësisht flotën ajrore egjiptiane dhe po atë ditë kishte shpartalluar aviacionin jordanez.

Plani për të rrëzuar Enver Hoxhën mori fund.

Shumë dekada më vonë, tashmë i njohur si shkrimtar, Xherri Purnellit iu dha rasti të takohej me Presidentin e Izraelit, Ezer Vaizman, që kishte qenë Shef i Operacioneve në Luftën e Gjashtë Ditëve të vitit 1967.
Xerri i tregoi se si ia kishin shkatërruar planet për të pushtuar Shqipërinë e komunistëve. Vaizman u shokua. “Çfarë? Ti paske qenë ai i huaji që po stërviste jordanezët për të një sulm të fshehtë?! Ne kujtonim se ishe rus që po përgatisje jordanezët që të na sulmonte neve”, i tha ai.

Lufta e Gjashtë Ditëve, ku Izraeli mundi shtetet arabe të armatosur nga sovietikët, ndryshoi për gjithnjë raportet në Lindjen e Mesme, po qe vendimtare edhe për simpatinë e Amerikës për këtë vend, në kontekstin e Luftës së Ftohtë. Mesa duket, nëse e beson këtë histori nga shkrimtari i fantazisë së jashtëzakonshme, kjo luftë ka shpëtuar padashje edhe regjimin komunist në Shqipëri nga një rrezik në një kohë e drejtim që nuk e priste.

33 komente në “Si e shpëtoi padashje Izraeli regjimin e Enver Hoxhës?”

  1. ardit says:

    Ky eshte thjeshte nje mashtrues fantastiko shkencor…Mjafton te sjell nje argument per te rezuar proven etij se ne ket aksion per t’i ngrne mutin Enver Hoxhes, na paskesh angazhuar edhe mbreti Husein i Jordanise ; Komploti na qenka kurdisur ne 1960 ten dhe Huseini na qenkesh i gatshem per te ndihmuar banditin Leka Zogu edhe per faktin qe ne shqiperi myslimanet kishin mbetur pa xhami… Xhamite ne shqiperi jane prishur ne vitin 1968 e jo atehere kur shkruan ky mashtrues…keshtu qe u mbetet te hani mut dhe mashtrime amerikane , qe shihnin endra me rezimin e Hoxhes, por qe ne te vertete i ruanin bolet

    1. stil says:

      I ke datat Gabim. Prishja e tempujve fetare ndodhin ne shkurt 1967. Kurse Lufta e 6 diteve ne qershor 1967. siç e sheh kronologjia eshte ne rregull. Mos u ngut o burre po lexo njecike histori.

      1. Raimond vlonjati says:

        Ky qe ka bere ket artikull esht komplet hajvan

        Pirdhte Enveri per Izrael e bajgay anerikane

        Enveri ju dhjeu ne koke amerikaneve o servil i neveritshem

    2. armand says:

      Evgjiti grek e ktheu shtepine ne baze per evgjitet e jordanise qe do na bombardonin 11 kaciator te luftes se dyte per te ndihmuar kopilin e burgajetit me shoke ne permbysjen e rregjimit te Enverit. (,,,,,,,)
      S’mund te luftohet figura e Enverit me personazhe te tille. E donte nje popull i tere dhe kam pershtypjen se po te behet nje sondazh ne popull per vleresimin e figures se tij do kemi te papritura.

      1. Theatrical says:

        nuk mund te kishte sukses kurre nje goditje e mundeshme ndaj shqiperise ne ate kohe
        sepse ishte i petgatitur I gjithe populli,mbi te gjitha psikologjikisht..mbrojtja e Shqiperise ishte e pathyeshme,me oficere e ushtarake te pergatitur mire,
        e provuan njehere kurdet e anastas janudhjakut ne 49 por lane kockat ne kufi

    3. Gjakova says:

      Xhamite u prishen ne 67-ten.

    4. loni says:

      do tju tregoj edhe une nje histori,mund te jene dokumentat tek arkivat sovjetike,kisha dale per te prere ca dru ne koder,duke ecur me gomar syte me pane nje pistolete dhjece sic i thoshin atehere te kohes gjermane,ka qene vere dhe viti 1960,ta marrme pistoleten dhe vendosa te vras diktatorin enver hoxha kur shkonte ne zyren e tij duke i prer prite,ne ate kohe flisja me radjomarse me dy agjente te famshem,njeri amerikan dhe tjetri sovjetik,ky agjenti i cias amerikane me emrin BOLE me thoshte si ta vrisja,kurse ky agjenti rus me emrin KAR me thoshte ta plagosja dhe ta merrja peng,kur erdhi momenti i duhur per te vrare enver hoxhen qe ti beja qefin shqiptareve qe jetonin ne ate kohe jashte shtetit ata plerat e kombit qe donin te rrezonin enverin qe te qeveristin keta plerat shqitare qe jetonin jasht atdheut per interesat e te huajve nuk u realizua,sepse ne momentin qe do vrisja enverin,me pa nje njeriu im dhe me tha ik ne shpi se te kan vjedhur pulat mozi i sanies bashk me gonin e sadetes,keshtu mu prish plani dhe enver hoxha shpetoj nga nje eliminim i sigurt,keto arkive i gjeni ne rusi,,,,,me besoni se nuk genjej si keta serjozet qe shkruajne brockulla,une tashe nje te vertete,po mos me kishin vjedhur pulat goni me mozin enver hoxha do kishte vdekur qe ne vitin 1960 nga dora ime,po u ben shkatar mozi dhe goni qe ai te shpetoj nga eliminimi fizik,,edhe une do shkruaj nje liber sesi diktatori enver hoxha shpetoi nga elimini fizik,per vjedhjen e disa pulave qe iu be eliminuesit.ARKIV.

      1. Tahipi says:

        Bravo, fiks e ke thënë.

      2. era says:

        o loni o qerata, po e kishe shume interesant atentatin. Me pelqeu komenti i arditit, vertet Enverit i ruan bolet te gjithe krimbat e lindjes dhe perendimit.

    5. roberto says:

      Po pse kaq frike e paskan Enver Hoxhen keta llapaqenet zogiste kur ai ka vdekur para 30 vjeteve?
      Ne se do ishit burra keto qe na cani trapin tani me fjale,t’i benit me vepra sa ishte gjalle ai burre shteti!
      Por ju jeni muter,qe tere jeten do jeni te terrorizuar nga figura e tij gjigande!
      LAVDI ENVER HOXHES!

  2. Qarri i zigurit says:

    Hahahahahaaaaaaaa.
    Doni me per belulin. Ushtria e jordanise do sulmonte enverin

  3. Moni says:

    Po c’jene keto fantazi? Jordania aq larg do te sulmonte me aviacion Shqiperine. Jordania qe Izraeli e shkaterroi ne 10 minuta. I vinte keq Jordanise per Zogun? Piiiike e zeze. S’kishte asnje interes ne Shqiperi dhe cdo gje ishte e pamundur nga ana gjeopolitike.

  4. adnan kondakci says:

    Gazeta “Tema”ka filluar t’i ketqe qejf pwrrallat me mbret.

  5. ........ says:

    PO pse nuk erdhet prap, po po saja u kishim qir ato motrat ju atyre islamikve jordanez dhe bretin ku ishte do ta gjenit varur ne çengel , po kush ju qinte ju o i degjenerum ata ja u qin robt ju angloamerikanve dhe kujtedo qe e gerrici bythen me ata fill mbas lufte jo ne vitet gjashtedhjet sa ishim prishur me rusin qe nuk do ju gjindej vula o kurva tradhtar , po ENVERI nuk ishte vetem ne at koh o i degjenerum , mos shiko sot kan ndryshuar kohet , ne at koh ai burr shteti kishte nje popull te ter me vete , mos i degjo sot se çfar flasin por baballaret e ktyre qe shajn sot dije per vendin ta shkerdhenin kurven ty lekes dhe islamikve qe qendronin mbas jush , anglia do shkaterronte aviacionin , ENVERI qe ne vitin 45 i shkaterroi floten mbreterore anglis nuk ju gjind ashkel anijeve angleze ne karaburun , plus ksaj edhe kur hyri anglia me an te ushtris greke ne provokacionet e gushtit ne vitin 49te ai babloku ja kaleroj nenen grekut dhe anglezit qe rrinte mbas grekut se kishte nje popull pas ne at koh qe nuk e kursente jeten per sovranitetin e kti vendi, mos na tregoni prralla me nastradin ju zorraxhinjt qe hanit noj cop mish qyl tek leka nuk shembej mali me pordh o idjot kto histori qesharake tregoi gjetiu i dim te tera se na la me shkoll te mesme te detyruar ai burri qe ju do i rruanit k…n bashk me leket dhe breket qe ju vinin nga pas.

  6. Raimond vlonjati says:

    Hahaha

    Nuk ka njerez me deficente se shqipot e Amerikes

    Enveri kishte shtet te hekurt ne organuzim , disipline dhe ne armatim
    Dhe nuk kishte 11 avjone lufte po kish nja 200
    Por nga ana tjeter Enveri kishte mbrojtje kunder ajrore me raketa te cilat ishin komplet te automatizuara dhe gjendeshin ne gjith Myzeqene
    Kete e di mire sepse komandant i tyre ishte nje njeriu im i afert

    Ndaj o budallenjt e Amerikes mos na teego perralla me mbret
    Enverin nuk e rezuan dot ne 1949 ku mernin pjese edhe anglo amerikanet ne ate sulm nga toka dhe nga ajri , e jo ta rezonin me vone pese bythezinj nga Jordania , kur Shqiperia kishte marre armatim modeern dhe populli ishte komplet ne gadishmeri

    1. Adnan says:

      Pse kishte keshtu lloj plehrash si puna e ketij qe nuk guxon te vendos me shume se disa pika pak me lart, ashtu si edhe me perrallat tuaja o Raimondiiiiii arriti ta mbaj per 41 vjet Dulla rregjimit, se po te ishte per ushtrine, armatimin dhe disiplinen e treguan veten ne 1997 ushtaraket tane sesa vlenin. Ikni tutje o morra te kuq se po masturbohuni akoma duke perfytyruar CULON e Qoftelargut. Idiote te pashembullt !!!!

  7. alban says:

    Perralla me gomer.Ne vitet 60 shteti shqiptar ishe konsoliduar dhe me armatimin me modern te kohes.Dalin budallenj e na shesin dengla

  8. Shqiptari says:

    Ama nga Jordania do binte Shqiperia e asaj periudhe?!!!!!!. Jordania, nje shtet qe Izraeli e beri sus. Me nje kope te tere shtetesh arabe.

  9. L leshi says:

    Ja dhe nje tjetertjeter film fantashkencor dhe perralla me mbreter sidomos me leken qe se njeh njeri ne bote per princ dhe jo me te bente rrevolucion per te rrezuar rregjimin e asaj kohe.

  10. Bragjini says:

    Hahahaha,nuk e di por qenka komplet gomar

  11. arben says:

    Kaq Te pjerdhur nga trute Jane keta pseudo gazetare we perallat e fantazite e njereve Te semure I publikojne sot per ngjarje me rendesi historike.Akoma nuk po e kuptojne Te gjithe se Enveri nga jashte nuk rrezohej per 100 vjet ashtu si dhe vendet e tjera Te ish bllokut socialist pasi gezonin mbeshtetje absolute nga popujt e tyre.Vetem kur populli kerkon Te ndryshoje sistemin politik ashtu sic ndodhi ne Te vertete ra dhe pushteti I Enverit.Dhe sa per bandat e diversanteve fati I tyre diheshe akoma pa u nisur.

  12. CUBELI says:

    Eh, si perfundim israleli “pa dashje” i paska rruajtur bythen ENVERIT dhe ne sot po e degjojme,shume e bukur kjo histori

  13. xhemi says:

    Ore , kjo “familia mbreterore” t’i paguaje ato taksat Afrikes se Jugut, prej se ciles u debua per mos pagim taksash, po Enver Hoxhes i hanin mune keto…..

  14. Bojagjiu digjital says:

    Ne edhe sot me ciftet qe kane ngelur i mundim callmaxhite e jordanise.
    Enveri e ka diskretituar per dyzet vjet kte qen shkretetire.
    Edhe edi roma me tahirin dhe ballen e mundin kte idiot qe e ka bythen gjithe rere.

  15. shqip says:

    mqs eshte fantashkence, nuk mund te bej koment, nuk eshte ne njohurite e mia. po per ti bere qefin autorit te shkrimit, lekes se pare , dhe taborit te jevgjiteve, enveri mbreteroi ne kete vend pa ju dridhur qerpiku nga fanta lugatet qe vinin si minj , e iknin me breke neper kembe. per disa komentues qe nuk kane ose kane njohuri siperfaqsore, shqiperia mbulonte çdo km katror te hapesires ajrore me baterite kunderajrore te instaluara ne gjithe territorin. sigurisht qe ne nuk mund te benim nje lufte te pa barabarte me koalicione ushtarake. po vendi quhet i pushtuar kur shkel kemba e ushtarit te huaj. ndersa arsyeja pse shqiperia nuk mund te sulmohej, eshte se shqiptaret jetojne edhe ne maqedoni, greqi, mal i zi, kosove, serbi, etj. e kuptoni sa e komplikuar mund te ishte nje invazion unilateral? do perfshinte shtete e popuj qe gjeo strateget e kohes nuk do donin kurre ti hapnin telashe te pa qena botes. e per ke? per leka zogun, nje kontrabandist , e per ca qurrasher qe shqiperine e shihnin si çiflik e jo si shtet. prandaj edhe enveri nuk e prishte terezine nga ca idioter qe edhe shqipen e flisnin te çale.

  16. maks says:

    o gazetar budalla per ke i tregon keto pralla me ke do e pushtonte shqiperin jordania ku i kishte ushtaret apo me dy tre banda diversantesh kur dihet qe ne ato vite qeveria e enver hoxhesh kishte perkrahjen me te madhe popullore bollni me pralla te tilla pse rinia nuk ju beson jupor do besoj fjalen e prinderve dhe gjysherve qe jan akoma gjalle

  17. Argjiroja says:

    Mos ju duket cudi dhe nese ka qene nje perpjke e tille dhe mbreti ne exil i greqise kostandini ka ndihmuar leka zogjin duke i vene ne dispozicion pallatin e tij ne korfuz.
    Kujtohuni nje cike per ato figurat qe morre pjese ne ceremonkne e marteses se leka zogjit ii. Ishte nje perfaqesuese e familjes mbretire te serbise( ne exil) dhe nje e familjes mbreterore te greqise ( po ne exil).
    Kjo e fundit u prezantua si sofia, mbreteresha e spanjes. Po por tani eshte ish mbreteresha e spanjes se mbretereshe eshte letizia, nusja e djalit te saj te vetem felipes.
    Por cfare nuk u tha eshte se ajo eshte vajza e mbretit te vdekur te greqise dhe motra e kostandinit, sic thame mbretit ne exil te greqise( 1964-1974). Monarchofashistet e babait te tij dhe te saj bene gjithe tratativat per aneksimin e shqiperise se jugut si dhe nderhyrjen e armatosur ne gusht te 1949.
    Mendoni se eshte krejt e rastesishme qe keto dy familje mbreterish ballkanase derguan perfaqesuesit e tyre ne martesen e ketij te ashtuquajtur princ.
    Kjo sofia e ka torturuar nusen e djait te saj letizian qe eshte vajze populli por gazetare shume zonja, me regullat e etiketat e ku e di une cfare. Te lexonit shtypin europjan del si nje tirane e vertete.
    Ngrihet e vjen ne dasmen e nje palo princi ne nhe vend si shqiperia qe as qurret si hedh ajo.
    … Ku fle lepuri????

  18. Argjiroja says:

    Te nderuar lexues te temes,
    Mos ju duket cudi dhe nese ka qene nje perpjke e tille dhe mbreti ne exil i greqise kostandini ka ndihmuar leka zogjin duke i vene ne dispozicion pallatin e tij ne korfuz.
    Kujtohuni nje cike per ato figurat qe morre pjese ne ceremonkne e marteses se leka zogjit ii. Ishte nje perfaqesuese e familjes mbretire te serbise( ne exil) dhe nje e familjes mbreterore te greqise ( po ne exil).
    Kjo e fundit u prezantua si sofia, mbreteresha e spanjes. Po por tani eshte ish mbreteresha e spanjes se mbretereshe eshte letizia, nusja e djalit te saj te vetem felipes.
    Por cfare nuk u tha eshte se ajo eshte vajza e mbretit te vdekur te greqise dhe motra e kostandinit, sic thame mbretit ne exil te greqise( 1964-1974). Monarchofashistet e babait te tij dhe te saj bene gjithe tratativat per aneksimin e shqiperise se jugut si dhe nderhyrjen e armatosur ne gusht te 1949.
    Mendoni se eshte krejt e rastesishme qe keto dy familje mbreterish ballkanase derguan perfaqesuesit e tyre ne martesen e ketij te ashtuquajtur princ.
    Kjo sofia e ka torturuar nusen e djait te saj letizian qe eshte vajze populli por gazetare shume zonja, me regullat e etiketat e ku e di une cfare. Te lexonit shtypin europjan del si nje tirane e vertete.
    Ngrihet e vjen ne dasmen e nje palo princi ne nhe vend si shqiperia qe as qurret si hedh ajo.
    … Ku fle lepuri????

  19. Princ Eugen says:

    Perralla! Forcat Ajrore Jordaneze perdornin ne ate kohe avionet britanike Hawker Hunter si avione luftime qe nuk kishin rreze te gjate veprimi. Keta avione duhet te niseshin nga Greqia (vend anetar i Natos) per te sulmuar Shqiperine (qe kishte me shume se 11 aviona luftimi MIG 19 e MIG 17 e po priste MIG 21 kineze, e qe ne 1967 ishte akoma anetare e Traktatit te Varshaves, te nenshkruar ne 1955 nga i cili doli ne shtator 1968!). Amerikanet zyrtarisht kishin hequr dore nga ndryshimi me force i rregjimit nga viti 1954 kur edhe nuk iu jepnin me as pare grupeve antikomuniste shqipetare (lexoni librin e Albert Lulushit “Operation Valuable Fiend” per detajet). Sulmi kunder nje vendi te Traktatit te Varshaves do te thoshte lufte midis te dy blloqeve, edhe ishte nje nga aresyet qe edhe Greqia e uli me vone tensionin nen ndikimin amerikan. Sa per aftesite e Forcave Ajrore jordaneze mjafton te thuhet se me 5 Qershor 1967 mbasi Izraeli goditi per vdekje aviacionin egjiptian, duke filluar nga ora 8 e mengjezit, pilotet jordaneze sulmuan aeroportet ushtarake izraelite rreth ores 11 te mengjezit edhe demtuan vetem nje avion transporti kur izraelitet ishin teorikisht ne poziten me te dobet! Aviacioni izraelit i asgjesoji gjithe avionet jordaneze kur ata po furnizoheshin pas sulmit. Sic duket, stervitja e Pournelle nuk kishte lene gjurmet e duhura sepse ata nuk besonin ne mundesine e sulmeve mbi aerodrome e tyre, keshtu qe nuk kishin strehimet per avionet! Shqiperia e Enver Hoxhes ne viti 1967 e deklaronte veten si armike te betuar te Izraelit edhe nuk lejonte asnje kontakt me te, bile as ne sporte.

  20. Genci says:

    Sugjeroi kesai gazete qe ne vazhdime te botoi avantuarat e Baron Munchhausenit …

  21. krysho ludovik says:

    o mantenutat e sorrosit boll me peralla se as haldupet nuk po i hane me
    te qe per hoxhen enver do i bente sallam te dyja palet edhe cifutet edhe nipin e rojtarit ne mergim te mekes (mbreti i jordanise, per me shume referoju historise ne LIB per turqine ne wikipedia)

  22. faik says:

    Mire do jete që të mos hidhen ne publik të tilla materjale si te kohes Mark Tuenit, kur shkroi se ” Glasa është një zog i bukur.., ” ! jo per gje por gjith keto opinione qe e kane vene ne loje, forcën ” gjigande ” të Huseinit , apo te birit, Avdullahut, Forcat ajrore Shqiptare te merrnin gjak ne vetull sepse kishin ” Mig” dhe flotilje me 234 avione gjujtes, u marrin opinionisteve kohe nga me e çmuara e tyre ! Është gjynah i madh ! Derdimeni Leka i paré, njesoj si ky merhumi i dyte , ta kishin provuar …do qe sot pasuri e popullit ai ” Pallati i Pioniereve ” qe kusaret ja dhuruan merhumit ” princ ” ! Nuk e rrezonin dot atë pushtet se pati bërë shtet i biri i botes !

  23. shaqo says:

    Bashke me dimrin iken edhe netet e gjata per te treguar perralla.
    Mero, leriani Zhyl Vernit tregimet fantastiko shkencore, eshte i paarritshem nga Porrdhuellet e tu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje