Luftanija më e përparuar teknologjikisht e flotës amerikane, e njëkohësisht më e madhja, nisi shërbimin e saj në Marinën amerikane pas një ceremonie zyrtare në Baltimorë.
“USS Zumwalt”, e cila mban emrin e admiralit legjendar Elmo Zumwalt, do të shërbejë si pjesë e Komandës amerikane të Paqësorit.
Shkatërruesi (destroyer) i ri duket që në pamje të parë që është unik dhe, me humor, zyrtarë amerikanë thanë se nëse “Batmani” do të kishte një anije, kjo do të ishte zgjedhja e tij.
Me format e saj të prera dhe armët e fshehura nën sipërfaqe, “USS Zumwalt” e bën shumë të vështirë, thuasje të pamundur, diktimin nga radari. Veç armëve të zakonshme, si raketa balistike e të tjera, kjo luftanije ka në bordin e saj edhe topat lazer apo elektromagnetikë, teknologji që ende nuk dihet me saktësi si funksionon.
Gjithashtu bie në sy sistemi elektrik që fuqizon anijen, e cila mund të ndezë të gjitha sistemet e saj në bord dhe te këtë ende energji për të furnizuar me elektricitet një qytet të vogël. Shkatërruesi është 185 metra i gjatë dhe ekspertët mendojnë se ky mjet ri i do të ndryshojë luftën detare në të ardhmen, shkruan TCH.
Sigurisht që me një kosto prej rreth 7 miliardë dollarësh për anije, kjo është një kusht paraprak, ndërsa pritet që së shpejti flotës amerikane t’i bashkohen edhe dy të tilla, që janë ende duke u ndërtuar.
Vendi me demokratik ne bote. Me thoni nje person qe mban arme dhe na eshte njeri i mire!!!!!
Vendi me demokratik ne bote. Me thoni nje person qe mban arme dhe na eshte njeri i mire!!!!!!
demokracia mbrohet me arme se perndryshe rrezikon qe te vjen putini ne pushtet dhe nuk leshon me karrigen
Nuk me duket me vend te perdorni fjalen shqipe” shkaterruesi” per te zevendesuar termin “Destrojer” per anijen e re amerikane te ketij lloji. Emri “Destrojer” ka hyre prej kohesh ne terminologjine shqipe te detarise luftarake, bile shume me parpara se te kishte ekzistu flota jone luftarake detare. Besoj se ajo tashma eshte bere si fjale shqipe dhe sikur nuk shkon qe te shqiperohet me tej. Ne te vertete, media e shkruar ne vendin tone, pa perjashtu dhe gazeten Tema, ka vend te punoje me teper per ruajtjen dhe pasurimin e gjuhes shqipe sepse ne shume raste perdoren vend e pa vend fjale te huaja ne vend te shqipes.Megjithate, nuk mendoj se rasti i “Destrojerit” te kthyer ne “shkaterruesi”eshte nje shembull per te avancu punen ne kete drejtim.
Ne Shqiptarëve këto suksese të Sh.B.A i përjetojmë si suksese tonat,gjë që vjen nga besimi i thellë në aleancën me Sh.B.A .