Intervista e Metës për "Kathimerini": Të përballemi me plagët!

16 Tetor 2016, 12:42Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetën greke Kathimerini”. Në këtë intervistë, z. Meta, ka vënë theksin në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe e ardhmja e përbashkët e të dy shteteve. Meta në këtë intervistë ka folur gjithashtu edhe për çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve si “çështja çame”, delimitimin e zonave detare dhe heqjen e ligjit të luftës.

Në këtë intervistë, z. Meta ka pohuar se në Shqipëri ka një respektim të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri duke hedhur poshtë të gjitha aludimet se nuk ka respektim të të drejtave të pakicave kombëtare në shtetin tonë. Në këtë intervistë, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ka vendosur theksin edhe tek zhvillimi ekonomik i të dy vendeve. 

Si do i karakterizoni marrëdhëniet greko-shqiptare në këtë moment? Si ndjeheni pas takimeve që keni patur në Athinë?

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë marrëdhënie shekujsh miqësie, bashkëjetese paqësore dhe interaktive mes popullit shqiptar dhe grek në këtë rajon. Miqësia jonë e vjetër është kaq e lidhur ngushtë sa i tejkalon marrëdhëniet tradicionale shtetërore. Jam i kënaqur që kontaktet politike janë intensifikuar dhe ky ishte pikërisht qëllimi i vizitës sime, për të forcuar bashkëpunimin parlamentar me qëllim që të shtyjmë qeveritë respektive që të avancojnë në një fazë më dinamike bashkëpunimin dypalësh. Kjo ishte përshtypja pozitive që solla në Tiranë, përshtypja e një vullneti të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin tonë të gjithanshëm.

Pavarësisht krizës ekonomike dhe momenteve të vështira që kanë kaluar qytetarët grekë, Greqia mbetet një prej partnereve kryesorë tregtarë të Shqipërisë, ndërkohë që investimet greke luajnë një rol substancial në ekonominë tonë. Ne ndjehemi krenarë për kontributin domethënës të minoritetit grek në Shqipëri. Ndërkohë që Greqia ka pritur qindra mijëra shqiptarë në dy dekadat e fundit të cilët kontribuojnë tepër pozitivisht në ekonominë dhe shoqërinë greke.

Ne jemi dy vende anëtarë të NATO-s, dhe dy boshte stabiliteti në rajonin tonë. Ne ndajmë një rrugëtim të përbashkët euro-atlantik të cilin duhet ta ushqejmë dhe ta mirëmbajmë në interes të qytetarëve tanë. Besoj se vizita e delegacionit tonë parlamentar në Athinë ishte një tjetër ‘gur’ në urën që po ndërtojmë së bashku, për të avancuar drejt një stadi ‘vëllazëror’ të marrëdhënieve tona.

A mendoni se është e mundur të bëhet progres në një atmosferë akuzash publike? A e pengon atmosfera publike, veçanërisht sipas indikacioneve që ka një rilindje të axhendave nacionaliste nga ana shqiptare, përpjekjet për të shtyrë përpara një axhendë pozitive?

Siç diskutuam edhe gjatë takimeve tona me përfaqësuesit më të lartë të shtetit grek, të dyja palët janë dakord se marrëdhëniet tona janë strategjike, praktike dhe jetike. Vullneti pozitiv dhe një axhendë dinamike bashkëpunimi dominojnë marrëdhëniet tona. Por siç e përmenda edhe gjatë takimit me Kryeministrin Tsipras, kemi disa ‘plagë’ nga e kaluara të cilat duhet t’i trajtojmë me shumë kujdes dhe në mënyrë konstruktive, sepse një ‘plagë’ edhe kur e përkëdhel, lëndon! Duhet të ndalojmë tendencat, në të dy anët e kufirit, që përpiqen të spekulojnë dhe hedhin benzinë në zjarr duke përdorur çështje të së kaluarës për qëllime elektorale. Besoj se vullneti ekziston si në Tiranë, ashtu edhe në Athinë për të zgjidhur çdo çështje të mbetur nëpërmjet dialogut të hapur e transparent, përmes vullnetit të mirë, besimit të ndërsjellë, dhe përmes një përqasjeje konstruktive, ashtu siç bëjnë vendet evropiane. Dhe mund të them se pas vizitës sime në Athinë, unë shoh një dëshirë të sinqertë nga ana e qeverisë aktuale greke për të avancuar me zgjidhje të qëndrueshme dhe të dakordësuar bashkërisht për çështjet e të kaluarës. Kjo u pa qartë edhe gjatë takimit që patëm me përfaqësuesit e Demokracisë së Re dhe partive të tjera opozitare, me të cilët ramë dakord të krijojmë një klimë konstruktive në të dy vendet, në interes të bashkëpunimit të gjithanshëm greko-shqiptar.

Sipas jush, cilat janë çështjet e hapura me Greqinë?

Si fqinj të mirë është normale të kemi edhe disa çështje të hapura. Fqinjët janë si kushërinjtë e parë, ndajnë të njëjtin gjak, të njëjtën hapësirë, por kjo hapësirë të detyron njëkohësisht të zgjidhësh disa çështje me karakter praktik që unë i shoh më tepër si ‘fine tuning’. Dhe si dy vende ballkanike, kemi trashëguar disa çështje nga e kaluara. Për mua, e para ka të bëjë me Ligjin e Luftës, të cilin Greqia e mban ende në fuqi ndaj Shqipërisë. Ky ligj i pakuptimtë ka nevojë të abrogohet përmes një akti formal, akti që do të konfirmonte klimën ekzistuese pozitive mes dy vendeve tona. Mes dy fqinjëve të mirë dhe dy vendeve anëtarë të NATO-s nuk mund të ketë ‘Gjendje Lufte’. Ky është një paradoks! Çështja e dytë më e rëndësishme lidhet me historinë e të kaluarës sonë dhe mendoj se edhe nëse hapin plagë të së shkuarës, ne duhet t’i trajtojmë në mënyrë konstruktive, pragmatike dhe bashkëpunuese. Nuk ka asnjë çështje për të cilën ne nuk mund të diskutojmë si fqinj! Përballja me historinë, ashtu siç kanë bërë kombe të tjerë evropianë në të kaluarën, do të përgatiste terrenin e duhur për të gjetur zgjidhje për një sërë çështjesh që lidhen me varrezat greke në territorin shqiptar, tekstet e historisë, delimitimin e shelfit kontinental dhe patjetër me ‘Çështjen Çame’, për të cilën ne kemi qëndrime të kundërta dhe të ndryshme. Të gjitha këto çështje janë të trashëguara dhe shkaktojnë dhimbje në të dy anët e kufirit. Ne si Kuvend i Shqipërisë do të mbështesim shkëmbimet konstruktive e të sinqerta mes dy qeverive tona, të cilat duhet të punojnë për të gjetur zgjidhje praktike, pragmatike dhe “Win-Win”, duke lënë mënjanë çdo tendencë nacionaliste apo emocionale. Interesat tanë strategjikë duhet të prevalojnë mbi çështjet e trashëguara dhe e vetmja rrugë përpara është përmes dialogut, jo përmes manovrave oportuniste politike.

 A ndjehet vendi juaj i kërcënuar prej Greqisë?

Aspak! Ne ndjejmë se Greqia është një aleat dhe fqinj i mirë. Ne mbështetemi tek përkrahja e vazhdueshme e Qeverisë dhe Parlamentit tuaj për të avancuar axhendën tonë evropiane dhe ndjejmë se Greqia është një avokate e rëndësishme e Shqipërisë në BE. Kjo është pikërisht arsyeja përse në të gjithë takimet në Athinë mbajta vazhdimisht qëndrimin se ligji paradoksal i luftës nuk bën sens mes dy partnerëve miq, fqinj dhe anëtarë të NATO-s.

Përse nuk ka patur progres me çështjen e varrezave greke?

Kjo duhet të jetë pjesë e një pakete të përbashkët që trajton shqetësimet dhe çështjet e hapura për secilën palë. Të dy palët duhet të dëgjojnë, të evoluojnë dhe të diskutojnë profesionalisht dhe konstruktivisht. Parlamenti i Shqipërisë do të mbështesë progresin domethënës përmes këtij mekanizmi. Për sa i përket varrezave greke, jam i informuar se ekziston një komision i përbashkët ashtu siç është edhe për tekstet e historisë. Ata duhet t’i lëvizin gjërat përpara dhe ne si parlamente në të dy vendet kemi rënë dakord ta mbështesim punën e tyre.

Ka ankesa në rritje dhe raportime nga minoriteti grek në Jug të Shqipërisë mbi dhunime të të drejtave të pronësisë në zonat e tyre. Si mund të mbrohen këto të drejta? A nuk e bën perspektiva evropiane e vendit tuaj të detyrueshme që ju t’i trajtoni këto çështje?

Nuk besoj se ka ndonjë dhunim të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Kjo është thjesht e pavërtetë dhe e pambështetur, siç ka qenë edhe në të kaluarën subjekt i spekulimeve. Çështja e të drejtave pronësore prek shumicën e qytetarëve shqiptarë, përfshirë ata të minoritetit grek, sepse ky është një prej problemeve më komplekse dhe të trashëguar nga regjimi komunist në Shqipëri.

Është edhe shqetësimi ynë si politikanë, sepse të drejtat e pronësisë afektojnë investimet e huaja në vend. Por jam dakord me ju se më tepër vëmendje i duhet kushtuar çështjes së pronësisë të të gjithë qytetarëve, në të dy anët e kufirit, si një çështje bazike praktike dhe e të drejtave të njeriut.

Si mendoni se projekti TAP do të ndryshojë rajonin dhe marrëdhëniet në rajon në të ardhmen?

TAP është shumë i rëndësishëm për vendet tona, për rajonin tonë dhe patjetër për tërë sigurinë energjetike të Evropës. Ne kemi bashkëpunim të mirë për projektin TAP ku Shqipëria e vlerëson ekspertizën greke gjatë implementimit të këtij projekti në terren. TAP-i çel mundësi të reja për investime dhe projekte në të dy vendet, po të marrim në konsideratë këtu zgjatimin IAP të gazsjellësit drejt Malit të Zi dhe Kroacisë. Unë besoj se pesha gjeo-strategjike e Shqipërisë dhe Greqisë, si shtylla stabiliteti në rajonin tonë, vetëm rritet.

10 komente në “Intervista e Metës për “Kathimerini”: Të përballemi me plagët!”

  1. Plehra Tradhetare says:

    Djallezia e Metes, o njerez nuk ka fund.Greqia ka te ngjare te heqi Ligjin e Luftes, qe ne fund te fundit eshte nje ligj kot dhe idjotik qe nuk na hyn ne pune apo te na prishi pune apo te jete problem ndonjehere, sidomos kur jemi ne NATO apo edhe jo. Heqja e ligjit do ti faturohet si sukses i Metes se ky do jete shperblimi per mbeshtetjen e tij por mos harrojme cfare i ka premtuar Meta Greqise.Varreza? Detin? etj


    Pra kur neser do mesoni Greqia hoqi Ligjin e Luftes, TEMA me shkronja te medha do thuri levdata per Ilir Meten dhe udheheqjen etij te pashembullt si Krey i HAJDUTERISE.
    Jeni te paralajmeruar.

  2. undefined says:

    Se harrova, ironia me madhe qe Greqia eshte ne dashuri me nje Sunit/shia Shqiptar por jo me te Krishterin Rama. Si e shpjegon kete Aqifi?

    1. . says:

      O Plehre Tradetare Undefined, e para te “Krishtere” si Ramy-zi ti mugojne Greqise (jane Kopilat e atyre qe shkateruan Kishat ne 1967), sa per Sunita dhe Shiita, Greqise nuk i Ineresojne, i ka vene Kufirin tek Thana, prandaj jane i Vetmi popull ne Bote me Standarte Europiane me 95% te Krishter Helen.

      Apo JO moj Kurve Anadolli (Anatolie).

  3. Labi Vlore says:

    Nuk di qe Shqiperia ti kete shkaktuar ndonje plage Greqise??Meta flet per plage ne shumes a thua qe edhe ne i kemi shkaktuar ndonje plage Greqise?!!Plaget jane vetem ne nje drejtim.Nga Greqia ne drejtim te Shqiperise.

  4. Mentari says:

    “Fqinjet jane si dy kushurinjte e pare te njejti gjak ne te dyja anet e kufirit”? Ore debil por cfar gjaku kane te perbashket shqiptaret me Greket?????????????????????????????????????????????????????????? qe jane fise Arabe dhe te ardhur ne Ballkan ne shekullin e 8 para krishtit kurse neve shqiptaret jemi fise Pellazgesh dhe ishim ne kete continent me mijera vjet para se te vinin Grekrt.Ore ndashta andej nga Shpellat e Skraparit eshte fshehur ndonje fis Dobic grek qe neve te tjeret nuk e dijme?Kaka Skrparit qe I duket vehtja si Politikan ben gava si te nje njeriu pa asnje klase shkolle.Ti I ke Grekt kushurinj dhe jo neve shqiptaret dhe shko e jeto ne Geqi ,nje Kriminel e Hajdut me pak ne shqiperi

  5. Vladimir says:

    E gjej korekte intervisten e Metes.
    Ka probleme strategjike si te drejtat e minoriteteve ne te dy vendet, Ligji i luftes qe duhen zgjidhur nga parlamentet prerazi e pa ekuivok dhe ka ceshtje korrente qe kerkojne zgjidhje nga eksperte e ne perputhje me ligjet europiane siç jane: pronat e komunitetit çam, vorrezat e te reneve, shelfi kontinental. Per te gjitha ka ligje e norma te vendosura qe do t’jua bejne te lehte eksperteve te gjejne fjalen. Po qe se nuk gjejne dakordesine, Europa eshte aty. Vend per sherre, sharje mbrapa deres, pengim levisjeje etj, nuk ka. Burrat kuvendojne dhe merren vesh, zagaret bejne ham-ham (nuk dua te fyej ultranacionalistet qe mezi i kemi nga te dyja anet e kufirit, jane pak me te serta greket po dhe keta tanet, nuk te falin)
    Parlamentet e te dy vendeve e kane detyre qe te miratojne me ligje qe “Ne asnje rrethane armiqte e cilitdo nga vendet tona nuk do te gjejne mbeshtetje, ndersa te dy popujt tane do te gjejne kufij te hapur dhe strehe te sigurt ne rast te çfardo fatkeqesie qe do te mund t’ju ndodhe. (Relisht midis popujve kjo ka ndodhur historikisht. Le te marre fuqi ligjore)”

  6. Baton KITA says:

    STRATEGJIA e MACES nën SOFËR

    Por pse, or Metë, asnjëherë nuk keni guxim të kundërviheni me realitetin që është në favorin tonë!
    Kërko, si Mithati gjeniu, reciprocitet se numri i arvanitëve të gjallë (pa varrezat) në Greqi kalon mijëfishin e numrit të grekërve në tokën tonë.
    Një herë duhet të hapet kjo temë, por me shtrat të pararavizuar nga ana jonë.
    Ky lugetërimi grek për varreza nuk e ka shembullin në historinë e njerëzimit. Një akt djallëzor.
    A dini se edhe në gjuhën shqipe ka një togfjalësh – mjaftni më?
    Politika shtetërore shqiptare ndaj Greqisë është imitim i “strategjisë së maces nën sofër” që pret cka t´i japin.

  7. Albani says:

    Heqja e ligjit te luftes formalisht dhe me akt ligjor nga ana e Greqise eshte nje fitore e madhe,sepse eshte guri, celesi dhe leva qe do te shtyje dhe levize mekanizmin e rikthimit te pronave per te shperngulurit Shqipetare ne rajonin e Camerise.
    Perse si kujtoni ju Greqia budallacke eshte qe e mban akoma juridikisht ne fuqi kete ligj?
    Mbajtja ne fuqi e ketij ligji pengon te gjithe shtetasit Shqipetare qe tju drejtohen gjykatave Greke,SEPSE ESHTE PIKERISHT KY LIGJ DHE VETEM KY LIGJ I VETMI PRETEKS PER TE MBAJTUR TE KONFISKUARA PRONAT E SHQIPETAREVE CAME DHE JO VETEM.
    Dhe Shqiperia po te hyje ne gjendje lufte me nje shtet fqinje,gjene e pare qe do te bejme eshte bllokimi,ngrirja,shtetezimi dhe konfiskimi i mjeteve dhe pasurive te shtetasve kundershtare.
    Gjykatat Evropiane i marrin persiper ceshtjet e pasurive te nenshtetasve Shqipetare ne Greqi vetem pasi per keto ceshtje eshte dhene verdikti,vendimi nga shkalla me e larte e gjyqesorit Grek,ne rastin konkret nuk i marrin periper keto ceshtje perderisa ato nuk jane shqyrtuar,ezauruar nga organet gjyqesore Greke.
    PRANDAJ SHQIPERIA NUK DUHET TI LUTET DHE PERGJEROHET GREKEVE,POR DUHET TE HIDHET NE NJE OFENSIVE,SULM POLITIKO-DIPLLOMATIK QE KJO CESHTJE TE PERFUNDOJE DHE KY ABSURDITET TE MARRE FUND.
    POLITIKA E RECIPROCITETIT ME NE FUND DUHET TE FUNKSIONOJE,U KEMI DHENE GJITHCKA DHE NUK KEMI MARRE ASGJE,TANI DUHET TE NA JAPIN ATE QE NA TAKON DHE TE MOS PRETENDOJNE ATE QE SU TAKON.
    JEMI NE RRUGE TE MBARE,SAPO JEMI FUTUR DHE RREZIKU I DEVIJIMIT ESHTE I MADH.

  8. Treviso says:

    Po si qenken mardhanje te shkelqyera ndermjet Gereqise dhe Shqiperise? Ndoshta vetem Ilir Meta ka mardhanje te shkelqyeshme me Greqine.
    Patjeter, te shkelqyeshme jane , se u mbush Shqiperia me kisha greke dhe me vorreza te ushtareve te vrare ne Gereqi gjate luftes se dyte boterore, dhe eshtrat duan ti kerkojne ne vendin tone. Ky eshte kryetari i kuvendit popullor.

  9. mirashi says:

    “Shqiperia ka pasur bashkejetese shekullore miqesore….” me Greqine thote Iliri. Kuptohet qe nuk ka shume faj se eshte i vogel dhe nuk i ka pare gjerat: Kujto te ashtuquajturin vorioepir, kujto djegien e shqiperise se jugut ne vitin 1914 deri ne fshatin Kallarat te Kurveleshit (ben mire qe te dali prof. Rami Memushi apo ndonje kallaratas tjeter te ja spjegoje Ilirit), kujto provokacionet e gushtit te vitit 1949 (te dale ndonje pjestar i familjeve te ushtareve dhe oficereve te vrare nga greket ne 1949 se nuk dua une te permend emra), kujto çamerit qe i perzuri si dele ca ne Turqi e ca ne Shqiperi me periudha…pastaj shiko dhe ngjarjet qe ke jetuar o Ilir qe nga 1992 e deri me sot , se Saliu i beri me shume nga ato qe mbuluan shekujt. Eshte dipllomaci?! E me ke ben dipllomaci ti me ata qe presin te te xhvatin edhe ty me gjithe rroba? Po çfare eshte; eshte budallallek ose dhe tradheti. Njera nga te dya. Se juve ju eshte mbushur mendja sikur jeni fati i Shqiperise! Dhe kendoni kengen: u ngrit fati Shqiperise; si i vdekuri nga varri; mori rrugen e Azise; duke ikur si i marri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje