Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur në gazetën Kathimerini për marrëdhëniet shqiptaro-grek dhe të ardhmen e përbashkët si fqinjë.
Në një intervistë për gazetën greke, Meta ka komentuar zgjidhjen-paketë në të gjitha çështjet e hapura të marrëdhënieve shqiptaro-greke, përfshirë “çështjen çame”, delimitimin e zonave detare dhe heqjen e ligjit të luftës.
Ai nuk pranon se ekzistojnë shkelje të të drejtave të pakicës greke në Shqipëri. Meta mbështet idenë se të dyja palët duhet të përqendrohen në mbrojtjen e të drejtave të pasurisë së qytetarëve “në të dyja anët e kufirit”.
“Nuk ka asgjë për të cilën nuk mund të bisedojmë” thekson ai.