Kamerat kanë regjistruar momentin kur gjatë një ndeshjeje me dema, matadori spanjoll Juan Jose Padilla, i njohur si “Pirati,” goditet me brirë në sy nga demi.
Në fakt, nuk për Padilla-n kjo nuk është hera e parë. Vitin e kaluar, ai u godit në sy nga një dem, dhe për këtë arsye mbante edhe një fashë të zezë, e cila i kishte dhënë edhe pseudonimin “Pirati.”
Matadori 43-vjeçar u transportua menjëherë drejt spitalit, ndërsa mjekët thanë se ka qenë me mjaft fat që i shpëtoi sulmit.