Reagimi i paçmueshëm i Ronaldos kur "vihet në lojë" nga shokët e ekipit

15 Tetor 2016, 18:59Sociale TEMA

Cristiano Ronaldo është i njohur për stilin e tij karakteristik të lojës. Vrapimi i shpejtë dhe driblimet ndaj kundërshtarëve, e kanë kthyer atë në një prej yjeve botërorë të futbollit.

Por, si ndihet ai kur vihet në lojë nga shokët e skuadrës? Gjatë një seance stërvitore të Real Madrid, Ronaldo shihet në vështirësi, teksa përpiqet t’iu marrë topin shokëve të tij të ekipit.

Ndërkohë, njëri prej tyre ka arritur ta kalojë topin mes këmbëve të Cristiano Ronaldos dhe pikërisht në këtë moment, ylli madrilen e ka humbur durimin, ndërsa shokët e tij të skuadrës, shihen teksa qeshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje