Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi me salsiçe, të cilat kishin prezencë Salmonele.
Sipas njoftimit të AKU “salsiçet janë bllokuar në një restorantë në Tiranë, i cili i prodhonte vet ato. Informacioni është marrë nga sistemi i kontrollit që përcaktohet në ligjin për sigurinë ushqimore, se kishte prezenc Salmonele. Menjëherë inspektorët e AKU-ës kanë shkuar pranë restorantit dhe kanë marrë mostrat përkatëse. Nga analizat e kryera në labëratorët e ISUV, është konfirmuar se salsiçet që subjekti i prodhonte vet dhe i tregtonte në restorantin e tij, kishin prezenc Salomenele.
Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë bërë menjëherë bllokimin e rapartit të përpunimit të mishin për këtë subjekt.
Është asgjësuar produkti që rezultoi me prezencë të Salmonelës SPP
Gjithashtu për shkak të nxjerrjes në treg të ushqimit të pasigurt, u mor masa gjobë 300.000 lekë ndaj këtij subjekti.”
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet në të gjitha restorantet dhe subjektet e tjera, në mënyrë që të garantohet siguria ushqimore për konsumatorët.
Ndoshta te Artigiano se pervec qe u hap prap pasi helmoi dhjetera vete, po ben edhe reklame.
Ne fak,gjoba duhet te ishte disa miliona Leke,sepse Salmonela eshte e rrezikeshme per jeten.
Ne vendet Perendimore,bufet(me ngrohje uji) nga serviret ushqimi ne gjelltore,jan perpara klientit,ndersa ne Shqiperi,ne te
shumten e gjelltoreve,ushqimi vjen nga guzhina ose ndermjet sportelit(vjen fshehtas).Ne parametrat e Komunitetit Europian,
ushqimi ne gjelltore,nuk duhet te jete poshte 75 °C,kufi nxehtesie qe minimizon shumimin e baktrieve ne ushqim..
Ju si Gazetare dhe AKU duhet te publikoje edhe emrin e Restorantit. Mjaft me me keqardhje se do te humbi biznesi ne dem te konsumatoreve.