Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së shkrimtarit të njohur Teodor Laço.
Kryeparlamentari në letrën dërguar familjes Laço rrëfen dhe se si e ka njohur shkrimtarin në dy kohë, para dhe pas viteve 90′.
Postimi i plotë:
E dashur Miriana,
Të dashur Pandi dhe Bledar,
Me dhimbje dhe trishtim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Teodor Laços, shkrimtarit të njohur, autorit të një proze të shkëlqyer në letërsi dhe në jetë.
E kam njohur Teodorin në dy kohë;
Kam njohur fillimisht artistin e Letrave nën diktaturë. Si lexues jam njohur herët me pasionin e tij për të treguar jetën e përditshme shqiptare. Atë jetë të ashpër, të errët e të vështirë, por edhe të bukur e të shndërritshme siç është gjithmonë e në çdo rrethanë vetë jeta. Edhe atëherë kur jetohej realisht, edhe atëherë kur tregohej në bobinat e filmave të dikurshëm bardh e zi të Kinostudios, edhe atëherë kur dëshmohej se kishte të gjitha ngjyrat e mundshme të një shoqërie që luftonte për mbijetesë.
Teodori ishte pjesë e atij brezi shkrimtarësh të lindur para luftës që luftuan gjithë jetën për ndryshim e progres.
Në fillim të viteve 90’, njoha edhe Teodorin tjetër, qytetarin e angazhuar dhe intelektualin që hyri në politikën pluraliste me nevojën për të rishkruar dhe njëherë skenarin për të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Duke mbetur sërish shkrimtar në thelbin e tij, Teodori ishte një zë i rëndësishëm i Kuvendit të Shqipërisë, deputet në disa legjislatura, ministër i Kulturës dhe ambasador i Republikës së Shqipërisë.
Shkrimtari i huazoi politikës pak shkëlqim nga kultura e përhershme dhe politika i dha shkrimtarit kostumin e përkohshëm të shtetarit.
I mençur dhe i urtë.
Fjalërëndë dhe miqësor.
I brishtë me forcën e talentit, i matur me përvojën e të urtit dhe serioz me gëzimin e të riut për jetën, Teodori le pas kujtimin e mirë të qytetarit të mirë.
Baba dhe bashkëshort, Teodori do t’i mungojë familjarëve të tij, miqve dhe kolegëve, por do të jetë vazhdimisht pranë lexuesve të veprës së tij.
Sepse shkrimtarët e mirë mbesin gjithmonë!
E dashur Miriana, Pandi dhe Bledar, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje të përbashkët që na ka lënduar të gjithëve!
SA ka paguar Meron ,hajduti per keto gjepura?!
O plere vetem te shash e te shpifesh di… turp leri njerezit te vdesin rehat
i vdekuri nuk shahet por keta qi bejne qefin mbas vdekjes te detyrojen te flasesh Teodor Laco ka qene njeri me dosje agjent i sig te shtetit SA qe dhe kur formoi partine e tij e perdori berisha si leter higjenike Sa qe doli dhe shprehja laco palaco kur e dridhte me berishen
O Gys qe sja ke idene, nuk quhet dredhje te mbadh nje drejtim pa shkuar sa andej kendej. Keta qe e dredhin si tel i ke sot ne politike…. besoj e di qe Laco kurre nuk shau, bertiti apo mallkoi. Sa per agjent mos shpif eshte gjynah.. se po te ishte ashtu nuk dilte tre here deputet. Mekat zoti te falte.
Njeri teper i shtirur , hipokrit klasik , mafioz i rregjur , tinzar e i pa bese , qe
per para e pushtet , nxjerr ne shitje , apo jep me qira edhe Moniken .
Jane e njejta marke dhe i njejti prodhim, shikojne vetem interesin e tyre dhe shkojne andej nga fryen era, i ndryshojne flamuret si ju do qejfi dhe prandaj i thurin lavde njeri tjetrit! Kane qene dhe jane nga njerezit me te peshtirosur te politikes!Mjere Shqiperia she shqiptaret qe ju besuan dhe ju besojne ketyre maskaranjve!